Covid dhe 'Normaliteti'

Covid dhe 'Normaliteti'

Nga Erion Dasho - 26/10/2021

Që me nisjen e pandemisë, synimi për t'ju rikthyer sa më parë normalitetit ka qenë po aq i fortë sa edhe përpjekja për të dalë të padëmtuar prej saj.
Por, sa pranë normalitetit kemi qenë dhe jemi?

Të mos harrojmë se pandemia nisi me hiper-entuziastët që u munduan ta paraqesin COVID-in si një "grip" gjë që nuk është aspak, pasi transmetohet shumë më shpejt dhe vret disa herë më shumë edhe se gripi më i fortë.

Me rritjen e shkallës së imunizimit, diku në mënyrë natyrore (shembulli më tipik janë Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, etj.) dhe diku në sajë të vaksinimit (shembulli më tipik janë Izraeli, Britania e Madhe dhe Singapori) sërish u besua se epidemia u vu nën kontroll. Praktika po tregon se edhe kjo shpresë është jo-realiste për shkak të shfaqjes së varianteve të reja dhe rënies së nivelit të imunitetit me kalimin e kohës.

Kthimi në "normalitet" i tentuar në Izrael dhe Singapor dështoi dhe vendet ju kthyen masave kufizuese. Por a do të thotë se këto masa janë "anormale"?

Të kërkosh që një person të mbajë maskë kur hyn në autobus, tren, supermarket, apo në çdo mjedis të mbyllur publik, a është "anormale"?

Sigurisht, një aktivist i të drejtave të njeriut do të përgjigjet "PO"! Një përkrahës i teorive konspirative do të shkojë edhe më tej dhe do ta interpretojë këtë si një zbulesë të parashikimeve më ogurzeza të idhujve të tij, profetëve të kiametit!

Ndërkohë, një ekspert i shëndetit publik e sheh këtë si një masë të bazuar në evidencë. Mjafton të merret si shembull një popullsi mbi 80 milionëshe (ajo gjermane), e cila e zbaton këtë masë pa shkeljen më të vogël prej më shumë se një viti.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

Në radhë të parë, duhet kuptuar se nuk ekziston një masë e vetme që do të garantojë kthimin në "normalitet".

Mbi të gjitha, duhet përkufizuar vetë "normaliteti"!

Nëse për qeverinë, ministrinë, komitetin dhe vetë shoqërinë shqiptare është "normale" që çdo ditë vdesin rreth 10 persona të raportuar zyrtarisht dhe disafishi i tyre të paraportuar...

Nëse nuk na bën përshtypje fakti që kanë nisur të vdesin edhe 21, 25 apo 40 vjeçarët (raste të rralla, por gjithsesi tragjike kur bëhet fjalë për të tilla mosha)...

Nëse shqiptarët janë aq "të lirë" sa mbajtja e një maske u duket dhunim i jashtëzakonshëm i lirisë (dhe jo korrupsioni, nepotizmi, vjedhjet, mashtrimet dhe manipulimet e qeveritarëve)...

...atëherë nuk ka nevojë të bëhet asgjë tjetër!

Mund të vazhdojmë si jemi dhe të jemi të sigurt (siç e kam deklaruar që në muajin prill) se shqiptarët nuk do të përballen me një dimër tjetër si ai 2020-2021. Më e keqja kaloi vjet dhe aq keq nuk ka për t'u bërë më. Do të vdesin disa qindra qytetarë (ndoshta dy ose tre mijë) dhe kaq. Sigurisht nuk do të kemi ato mbi 10 mijë vdekjet që ndodhën dimrin e kaluar!

Por! Nëse duam që më pak shqiptarë të sëmuren dhe të vdesin nga COVID-i këtë dimër, ka disa masa që as nuk dhunojnë "të drejtat" dhe as kufizojnë "lirinë".

Së pari, pasaporta shëndetësore si person i vaksinuar apo shëruar. Le të liberalizohen kriteret për këtë! Le të studiohet modeli i disa vendeve që e njohin statusin e të shëruarit deri në 12 muaj! Le të konsiderohet mundësia që niveli i antitrupave të mjaftojë për ta konsideruar dikë "të shëruar"!

Së dyti, vaksinimi! Sa më shumë persona me moshën mbi 12 vjeç të vaksinohen, aq më të sigurt do të jenë individët dhe shoqëria. Të sqarohet se përfitimet nga vaksina janë shumë më të larta se rreziqet dhe të nxitet vaksinimi me vaksina të sigurta. SIGURISHT, vetëm mbi BAZA VULLNETARE dhe PA DETYRIM!

Së treti, testimi! 50 cent kushton sot një test në Gjermani. Le të aplikohet vetë-testimi për të gjithë personat që nuk kanë dëshirë të vaksinohen dhe dëshirojnë të hyjnë në auditor, bar, restorant, kinema, etj.

Së katërti, bashkëpunimi me qytetarët për të nxitur izolimin e të infektuarve deri në momentin e negativizimit të testit. Kjo është një masë jashtëzakonisht e rëndësishme për të parandaluar zinxhirin e transmetimit.

Së pesti, maska! Mbajtja e një maske kirurgjikale ose FFP2 në mjedise të mbyllura e ul jashtëzakonisht rrezikun e transmetimit të infeksionit. 10 apo 20 cent kushton sot një maskë e tillë. Sërish, plotësisht e përballueshme për pjesën dërrmuese të popullsisë.

Sigurisht, ka edhe masa të tjera (sidomos ato që forcojnë kapacitetet trajtuese), por nëse do të merret pesë masat e përmendura më lart, COVID-i do të bëjë shumë më pak dëme në shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Atëherë, dimri 2021-2022 do të kalojë realisht si një dimër "normal"...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptar 27/10/2021 15:47

Ky eshte nje nga legenat qe rrine tere kohes te bejne propaganden e vaksines pasi paguhen per kete!
Por mos harro as ti dhe asnje tjeter si ty qe shume shpejte do vije dita kur gjithe ky mashtrim dhe gencoid do te bjeri dhe valle a e ke menduar ku ne te semes do shkosh ti mor kok mut!
Mor funderrine,te qifsha vaksinen e kurves,harroje qe jemi budallenj,nuk bejme vaksina jooooo o plehre!!!!
TI MOR TI E DI SHUME MIRE CA KANE ATO VAKSINE DHE PERSE SHERBEJNE O FISQIR!

krasasi tp26/10/2021 11:57

Shqipëria ,Bullgaria dhe Maqedonia e arritën imunitetin e tufës, megjithse kanë numurin më të vogël të vaksinimit. Izraeli, Britania e Madhe dhe Singapori megjithse u vaksinuan i gjeti virusi. Të gjithë dolën në 'qafën e rrëmujës' të shkaktuar nga paniku që përhapi 'elita' e OBSH dhe Ju dishepujt e saj, që bllokuat ekonominë botërore, mbi populluat spitalet dhe ju 'shërbyet' qytetarëve në kushte 'emergjence'. COVID-19, COVID 18 ,COVID 17 ,COVID 16 me rend zbritës, COVID- 19 me rend rritës COVID 20, COVID 21 por që mos të ngjaj si i njëjti virus e si grip i zakonshëm, e 'kapni me dorë', herë si indian, herë si anglez , herë si afrikano-jugor.Mirëpo India tha që te Ne nuk ka asnjë 'bir' COVID-i. Jo i thoni Ju ka...ka...ka.. .Ore, mos keni kapur ' të kryeministrit' Indian me dorë dhe ju duket si virus?.

Shaba26/10/2021 11:28

PSE NUK KA DALË EDHE NË SHQIPËRI PASAPORTA SHËNDETËSORE PËR PERSONAT E SHËRUAR NGA COVID-19? A NUK JANË PERSONAT E SHËRUAR MË TË SIGURTË SE SA PERSONAT E VAKSINUAR, TË CILËT PAJISEN DIREKT PAS DOZËS SË DYTË ME GREEN PASS?? DHE PËRSËRI PO U KËRKOHET DOZA E TRETË? A NUK ËSHTË KJO NJË POSHTËRSI MJEKËSORE?

Demokrati26/10/2021 11:24

O DOKTOR! KORRUPSIONIN, NEPOTIZMIN, HAJDUTLLËKUN, MASHTRIMIN, GRABITJEN DHE MANIPULIMET QEVERITARE NUK I LUFTON POPULLI AS ME MASKË DHE AS ME PROTESTA, POR I LUFTON NË RADHË TË PARË LIGJI DHE ORGANET E DREJTËSISË DHE NË RADHË TË DYTË KRYENGRITJET DHE REVOLUCIONET POPULLORE. PRANDAJ BOLL NA E KE ÇARË TRAPIN KËTO DY VJET, NJË HERË HIDHESH KËTEJ DHE NJË HERË ANDEJ SIPAS PAGESAVË KORRUPTIVE QË MERR!!
LESH NË KOKË NUK PASKË POR KOKËN BRENDA TA PASKAN MBUSHUR ME LESH NË VEND TË TRUVE!!
KUR NUK KA TRANSPARENCË PËR ÇFARË MUTI TEORISH KONSPIRATIVE FLET??!!!

Shqiptari26/10/2021 11:07

O DOKTOR LESHI! SEPSE LESH NË KOKË NUK KE, POR MOS U FSHIH PAS PËRRALLAVE ME "QEROSIN", SEPSE NUK VLEN AS SA MUTI I ATIJ "QEROSIT" TË PËRRALLAVE!
A KE TI SIGURI? A KA DHËNË OBSH NDONJË GARANCI MBI EFEKTET E MËVONSHME AFATSHKURTËRA, AFATMESME DHE AFATGJATA TË VAKSINËS TEK AFTËSIA QË DO TË KENË NESËR KËTA FËMIJË DHE TË RINJ PËR TË LINDUR FËMIJË?? A KA NDONJË BAZË SHKENCORE TË PROVUAR DERI TANI KJO SIGURI DHE A JEPET GARANCI?
PO NËSE NDODH, SIÇ THONË DHE KONSTATOJNË SHUMË MJEKË DHE SHKENCËTARË TË TJERË OPONENTË TË VAKSINIMIT TË TË RINJVE DHE FËMIJËVE, LËRI MËNJANË KONSPIRACIONISTËT DHE SKEPTIKËT, KUSH DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI PËR KËTË KRIM KUNDËR NJERËZIMIT?
O DOKTOR PA LESH NË KOKË DHE ME LESH NË TRU! A E PE MBRËMË STADIUMIN "AIR ALBANIA" MBUSHUR PLOT ME TË PAKTËN 15 MIJË NJERËZ PA MASKA, TË PA TESTUAR, NDOSHTA EDHE TË PA VAKSINUAR?? NDËRKOHË QË QEVERIA NUK I LË STUDENTËT E PAVAKSINUAR QË TË HYJNË NËPËR AUDITORE DHE TË NDJEKIN LEKSIONET E TYRE. ÇFARË MENDON TI O DOKTRO LESHI PËR KËTË FAKT?
PSE NUK I VAKSINOJNË PUBLIKISHT PËRPARA KAMERAVE DHE FËMIJËVE TË TJERË, SHOKËVE DHE SHOQEVE TË TYRE, FËMIJËT E TYRE MJEKËT, POLITIKANËT, QEVERITARËT, PUSHTETARËT, ZAGARËT, OLIGARKËT DHE KRYEMINISTRI?

Shto koment

Denonco