Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

SHBA po mëson nga Foltorja se me Bashën ka një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojtë

SHBA po mëson nga Foltorja se me Bashën ka një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojtë

Nga Ndriçim Kulla - 25/10/2021

Kuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër, për të mirën e demokracisë së brendshme të partisë, që është nëpërkëmbur në ekstremet e saj. Anëtarësia e partisë së PD po ballafaqohet sot me të njëjta probleme me krizën e lidershipit të PD pikë për pikë, si 4 vjet më parë mbas humbjes së zgjedhjeve të Qershorit, si dhe humbjeve të tjera të mëdha të mëvonshme, të cilat u mbuluan me zvarritje, dhe nuk u analizuan kurrë me reflektim rrënjësor siç ndodh në të gjitha demokracitë perëndimore.

Kjo anëtarësi sot ka të njëjtat pyetje dhe të njëjtat shqetësime të mëdha për të shprehur së bashku me opinionin publik dhe intelektual si 4 vjet me parë... Çfarë i duhet më partia Lulëzim Bashës kur është konfirmuar mbi 4 herë me zgjedhje si humbës? Kush është përgjegjësi kryesor i bojkotimit të Parlamentit 3 vjet me parë? A nuk është Lulëzim Basha? Kush është përgjegjesi kryesor i pa ndëshkuar ende i bojkotimit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, mos vallë Edi Rama?

Besoj se e morët vesh edhe opinionin e Komisionit të Venecias që fajtor cilësohen ata që e bojkotuan, pra pikërisht lideri i PD nga ku Basha është autori kryesor. A nuk na del Lulëzim Basha një drejtues që shpreh interesa të fshehta personale me biznesin dhe oligarkët ndonëse në publik e shpreh veten ndryshe të mbuluar me një mantel dhe sjellje tjetër? A nuk është Lulëzim Basha autori kryesor i dëmtimit të partneritetit të dikurshëm që kishte PD me faktorin strategjik amerikan për shkak të problemeve që ka ende edhe sot me drejtesinë amerikane si dhe për shkak të sjelljes së tij konfuze në politikë.

A nuk është sjellja e tij autoritariste në funksionimin organizativ të partisë, klienteliste dhe tarafore në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe drejtuesve të partisë? Shqipërisë i duhet një Parti Demokratike konkurruese dhe jo një Parti Demokritike e stilit autoritarist, që nesër në pushtetin e mundshëm trasformohet me kollajllëk në një diktaturë qeverisëse, nga e cila sot po vuajmë deri në thellësi të qënies sonë. Prandaj Lulëzim Basha duhet të çlirohet sot nga ngurtësia, nga frika dhe tmerri psikologjik i humbjes së pushtetit në parti. Kuvendin e PD ai nuk e ndalon dot megjithë tymin çorientus që përpiqet të shpërndajë duke u orvarur të krijojë imazhin e rremë, "se mua më mbështet Amerika" që në fakt nuk është aspak e vërtet, por plotësisht e gënjeshtërt.

Këtë Kuvend të Jashtëzakonshëm nuk e kërkon kryetari në këtë rast për të votëbesuar veten, por e kërkon anëtarësia për ta trasformuar partinë, sipas normave statutore, të riorganizojë veten dhe të rigjej rrugën e humbur të fitores. Kjo kërkesë nuk del nga hiçi por nga problematikat e mëdha të humbjeve të cilat do ta humbisnin kuptimin e ekzistencës së metejshme të kësaj partie pa një shkundje, pa një ringritje dhe një frymëzim demokratik të arsyetuar në këtë mënyrë:

1) PD e Dhjetorit '90 paska qenë 8 vjet viktimë e një skenari afatgjatë asgjësimi apo falimentimi me një kryetar në rolin e likuidatorit të falimentit. Basha duket se ka hyrë që në ditën e parë në PD me atë mision. A kanë qenë Basha me familjen e tij të dërguarit dhe pjesë e skenarit që u luajt pas 1996 për largimin e Berishës dhe shkatërrimin e PD?! Ajo çfarë Berisha nuk na thotë ne: Kë përfaqëson Basha në të vërtetë?!

2) Foltorja na bëri një shërbim të jashtëzakonshmën ne shqiptarëve, por dhe partnerëve tanë, sepse po tregon:

a)Basha nuk ka asnjë mbështetje në popull, aq sa në një votim të pastër ai nuk grumbullon vota as për veten e tij për të hyrë në Kuvend. Jo më kot në 25 prill Bashën e votuan vetëm 10% e qytetarëve që votuan PD (mori 16 mijë vota nga rreth 165 mijë që mori kualicioni i PD në Qarkun Tiranë). Pra de facto, për qytetarët votues Basha nuk është më jo vetëm kryetar i PD, por ai s'ka asnjë të ardhme më në politikë.

b) Qytetarët shohin një krizë dhe varfëri lidershipi në PD dhe në spektrin e Djathtë. Prandaj po thërrasin sërish në skenë Berishën, por me shumë kushte dhe vetëm përkohësusht. Ata kërkojnë lidership të së ardhmes!

c) SHBA mësoi nga Foltorja se me Bashën ka një kalë të ngordhur që nuk i vlejnë as patkojt. Ai tani as për përkthyes nuk u vlen se të gënjen dhe është i pabesueshëm, përveç faktit që është injorant dhe di jo më shumë se 100 fjalë. Pra, atyre u duhet tani të vendosin një partneritet të ri me PD dhe Të Djathtën, në mënyrë që e Djathta të mbetet faktor alternativë qeverisëse dhe pluralizimi dhe demokracia në Shqipëri të mos kthehet në një Gjysëm Diktaturë të Majtë të re.

3) E gjithë baza demokrate po shkon me mllef në takimet e Berishës me qëllimin kryesor ti tregojnë shqiptarëve hallin e tyre kryesor: shuarjen e PD dhe opozitës nga Basha si një humbës i pashpresë. Askush nuk beson tek ai, askush nuk e do, madje edhe nënkryetarët dhe ata që ai quan bashkëpunëtorë formal të tij. Si ka mundësi që ky të jetë kaq diktator dhe të mos dorëhiqet?! Çfarë frike ka? Cili është plani i tij? A synon ai të provokoj përplasje në oborrin e PD për të delegjitimuar kërkesën legjitime të bazës demokrate për dorëheqjen e tij?! Apo Ai dhe ndonjë deputet që do mbetet me të, do imitojnë gjoja-opozitën Gjuzi & Co?! 

4) Partitë politike mbledhin kuvendet si organi më i lartë vendimmarrës kur u duhet të marrin vendime të mëdha mbi partine, programin dhe aksionin e saj politik. Ky është standart elementar demokratik. E gjithë Baza e PD është ngritur kundër oligarkisë Basha për largimin e tij. Insistimi i Bashës për të mbajtur me dhunë vulën dhe për të zaptuar selinë e PD edhe pse po mbetet i vetëm, ngre pikëpyetje shumë të mëdha jo vetëm për formimin e tij, por edhe karakteriin e tij të vërtetë! Vetëm bandat zaptojnë territore.

5) Basha synon dhe shpreson ndarjen e PD dhe defaktorizimin e plotë të saj si forcë politike alternativë qeverisëse! Kështu defaktorizohet e gjithë E Djathta dhe Qeveria 'Rama' vazhdon për dekada. Ky përbën një alarm për të ardhmen e pluralizmit dhe demokracisë sonë dhe duhet shmangur me çdo kusht.

Kjo ndarje do jetë deri në zgjedhjet e ardhshme, sepse në zgjedhje Basha nuk merr dot vota as për veten e tij dhe del nga politika edhe de jure. Prapë se prapë 3 vjet janë shumë dhe do kenë efekte dërmuese për opzitën. Ky skenar i Bashës duhet shmangur me cdo mjet demokratik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA26/10/2021 00:29

NGJARJE E VERTETË: NJË VEGASHAXHI SHKON NË MALËSI ME SHITUR VEKSHA DHE VORBA; E ZENË NATA DHE PRANOJNË N'KONAK PËR T'BUAJTUR! JEVGU VEGSHAXHI
NUK E KISHTE LIDHUR KALIN MIRË PËR GRAZHDI TË AHURIT TË KULLES MALËSORIT.
KALI ZGJIDHEJ DHE HYNË NË ARËN ME MISER TEK GARDHI I TROLLIT; MALSORËT QË
RUANIN MISRIN, NGA DERRAT E EGËR,QË MOS T'UA PRISHIN MISERNIKUN,SE KISHIN
PËR BUKË MISERNIKE TË BARDHË DHE TË KUQE! POR, PËR ÇUDI GJATË NATËS QË E
DËGJUAN SE SI DERRI I EGËR QENKA FUTUR NË MISERNIKUN TEK TROLLI SHTEPISË;
QË ISHTE NJË BEFASI E ÇUDITSHME; BERTASIN E PISKASIN ROJA E MISERNIKUT;POR
AS QË TREMBEJ FARE VETËM NGRENTE, THEMTE MISRIN; ATËHERË,AFROHËN AFËR,
GJUAJNË ME PUSHKË E, E MBYSIN! KUR ÇKA ME PA, KALI I VEKSHAXHISË ME KATËR
KËMBET PËRPJETË, I NGORDHUR QË I SHKELQENIN KATËR PATKOJTË PËR DRITË TË
HËNES, SIKUR ME QENË TË ARGJENTIT; A, NGA DISTANCA SA PO SHKELQENIN; E, PO
THONË: ÇFARË DERRI I EGËR KY EDHE I MBATHUR ME PATKOJ TË ARGJENDIT O, VEÇ
PO I VEZULLOJNË NE DRITË TË HENËS! HEU, POSI KY SHTET I MBRAPSHTË, SI PASKA
MBATHUR ME PATKOJTË TË ARGJENTË EDHE DERRAT E EGËR TË MALIT, VETËM ORE,
VETËM TË NA DËMTOJNË DHE SHKRETOJNË, EDHE KËTO PAK ARA MISERNIKE O, PËR
BUKË TË GOJËS; QË TË MBETËMI EDHE PA BUKË DHE, TË SHPËRNGULEMI O, TË MER-
GOJMË,T'I LËSHOJMË TROJET TONA SHEKULLORE, MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!"
MANI USA

Shqiptari25/10/2021 19:52

LULUSHI NUK ESHTE NJE KALE I NGORDHUR, POR ESHTE NJE GOMAR I NGRODHUR QE NUK E HANE AS HIJENAT, SEPSE QENTE JO E JO, QE NUK E HANE!! ESHTE THJESHT NJE MISH I QELBUR NE TRUPIN E PARTISE DEMOKRATIKE!!!
ENVERISTI I VOCKEL ME BALLUKE TE LEPIRE KA MARRE FUND!
TANI LULZIM BASHA HOTI ESHTE NJE MUT KOTI, ESHTE NJE COPE MUTI NE FUND TE GJIRIZIT TE KOMBIT SHQIPTAR!!!

Shto koment

Denonco