Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Rreth shkëputjes nga ‘Berishizmi’

Rreth shkëputjes nga ‘Berishizmi’

Nga Mehmet Elezi - 20/10/2021

Kërkojnë me u shkëputë nga “berishizmi”. Berishizmi është pak a shumë periudha me protagonist Berishën.

Mos duan të thonë:

-me u shkëputë nga NATO? Anëtarësimi në NATO u bë me Berishën kryeministër;

-me u shkëputë nga e vizita e presidentit amerikan në Shqipëri? Presidenti Bush erdhi në Tiranë kur Berisha ishte kryeministër;

-me u shkëputë nga pavarësia e Kosovës? Deklaratën ‘Kosova do të bëhet e pavarur’, Presidenti Bush e bëri në krah të Berishës kryeministër;

-me u shkëputë nga lëvizja e lirë? Ëndrra e shqiptarëve me dalë lirisht nëpër Europë u përmbush me Berishën kryeministër;

-me u shkëputë nga rrugët dhe infrastruktura bashkëkohore e vendit? Tuneli i Thirrës, tuneli i Qafës së Kërrabës, Rruga e Kombit, mija kilometra rrjet rrugor i asfaltuar, u jetësuan me Berishën kryeministër;

-me u shkëputë nga dyfishimi i rrogave e i pensioneve? Me 2006 një mësues paguhej me 23.000-25.000 lekë në muaj, më 2013 paguhej me 53.000-55.000 lekë në muaj.

Ka “berishizëm” jashtë këtyre?

Sa për ata që shpallin se PD-së i duhet një kryetar kaq vjeç, dhe përcaktojnë saktësisht sa vjeç duhet të jetë, kjo të kujton letrat nëpër xhamet e kafeneve: “Kërkojmë kameriere me eksperiencë, të moshës 25-35 vjeç”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Hazir Malsia20/10/2021 19:59

Lidhur me shkrimin e Mehmet Elezit per BERISHIZMIN… Per ju dhe familjen tuej BERISHIZEM do te thote ambasador ne Kine dhe Zvicer, dy vllezerit Elezaj..Nga preheri i Ramizit ne KQ ne ate te Sales ne PD…Radhisni disa arritje sikur ishte Berisha superheroi i ketij kombi… Levizja e lire, pranimi ne NATO etj u arrit edhe nga Mali ZI e Maqedonia, bile edhe nga Serbia milosheviçiane…aa harrova, ishte Berisha qe nga ballkoni i kryeministrise i dha urdher Bushit te deklaronte pavarsine e Kosoves… Se kush eshte Berisha dhe berishizmi e njeh çdo shqipetar me dy pare mend. Por pikat mbi I i vuri Departamenti i Shtetit te Amerikes, duke e damkosur familjarisht…Rri o Mete me ato bejtet e tua si letrar dhe mos bej zvarrinikun ne politike!!!!

gazetari20/10/2021 18:26

Gjigand ky tropojan cinik!

Shto koment

Denonco