Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Politika e jashtme si pronë e liderëve globalë

Politika e jashtme si pronë e liderëve globalë

Nga Agim Nesho - 08/07/2021

Politika e jashtme e një vendi influencohet dhe varet nga mënyra e përdorimit të saj nga lideri i qeverisjes se një shteti. Për më tepër në rajonin tonë ku eksperienca demokratike mungon, politika e jashtme personalizohet dhe përdoret nga lideri i radhës në funksion të interesave të pushtetit të tij personal.

Ky perceptim të krijohej menjëherë po të merrje pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e zgjedhjes së Shqipërisë si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për periudhën 2022-2023. Vlerësimi kryesor për këtë arritje, sipas vetë oratorëve të takimit, i takonte Kryeministrit Rama, i cili ka rritur gjatë kësaj periudhe dinjitetin e politikës së jashtme dhe Shqipërisë dhe si rezultat ne zgjidhemi në forumet kryesore botërore të vendimmarrjes.

Sigurisht kjo është propaganda e një regjimi populist që kërkon ta shesë këtë arritje si fitore për arsye se për çdo vend normal dhe demokratik është një pjesëmarrje normale që vjen si rezultat i parimeve bazë të OKB-së, ku pjesëmarrja e shteteve anëtare në organet e saj është një detyrim që i takon çdo vendi anëtar. Parimet e përfaqësimit të barabartë, të përfaqësimit të të gjitha zonave gjeografike dhe shteteve pavarësisht fuqisë ushtarake dhe ekonomike dhe madhësisë së tyre janë parimet që udhëheqin këtë procedurë përzgjedhje në Këshillin e Sigurimit. Paraqitja e situatës, se ne jemi votuar nga 175 vende kur na duheshin vetëm 129 vota të nevojshme,është një fakt që përdoret për propagandë kur transparenca për procesin kërkonte të thuhej se Shqipëria mori më pak vota se të gjithë kandidatët e tjerë në një garë me konsensus dhe pa rivalë nga rajonet e tyre (Gana 185, Gabon 183, Brazili 181, Emiratet e Bashkuara Arabe 179). Edhe Venezuela në kandidimin e saj për anëtarësi në vitet 2015-16, si një regjim kritik dhe i papranueshëm për demokracitë perëndimore, mori 181 vota.

Morëm shembullin e Venezuelës për arsye se regjimi i saj e ka paraqitur zgjedhjen e Venezuelës në Këshillin e Sigurimit si një fitore të politikës së jashtme të Hugo Chavez, madje dërgoi edhe vajzën e Chavez si zv. Ambasadore në delegacionin e Venezuelës në OKB.

Pavarësisht largësisë gjeografike, të dy regjimet ngjajnë shumë, ashtu sitë gjitha regjimet jo demokratike që bazohen në idenë e liderit dhe jo funksionimin e shtetit. Chavez, ashtu si Rama, e filloi qeverisjen e tij me reformën në drejtësi, por e ndërpreu kur Gjykata e Lartë dha një vendim kundër tij. Rama kërkon reformë në drejtësi dhe duke e kontrolluar atë në funksion të pushtetit të tij personal.

Chavez qeveriste në aleancë me popullin. Në emisionin ‘Alo Presidente’ në televizionin nacional venezuelian zgjidhte problemet e qytetarëve dhe drejtonte shtetin. Ashtu siç e përshkruan New York Times, ‘i vetmi lider në botë që fton rregullisht kamerat për ta ndjekur nga pas ndërkohë që qeveris’.

Rama përdori të njëjtën mënyrë duke deklaruar se nuk ka nevojë për opozitën por do të qeverisë me popullin,duke realizuar skenën më komike të takimeve të së mërkurës me koordinatorët e kryeministrit të zgjidhjes së problemeve në cdo institucion. Por është pak mëi avancuar se Chavez se ka krijuar televizionin e tij ERTV.

Chavez e shtypte opozitën, manipulonte zgjedhjet dhe pretendonte se kishte shumicën, Rama zgjedhjet për legjitimitet të institucioneve demokratike i ka kthyer në një proces patronazhist ku rezultatin e zgjedhjeve e di disa muaj përpara: 74 mandate.

Chavez vuante nga ‘sindromi i Napoleonit’, Rama vuan nga marrëdhënia e tij me pavdekësinë por është vetëm një lider global, siç e ka quajtur presidenti serb Vuçiç.

Të dy regjimet kanë lidhje të ngushta me Turqinë dhe me linjat e Turkish Airlines, që janë bërë linjat zyrtare të regjimeve. Por ndërsa ndihma turke për regjimin e Venezuelës është bërë me traksaksionin e arit të Venezuelës, regjimi i Tiranës e shikon lidhjen si nevojë për rikthim në identitet dhe nga ana tjetër si siguracion nga lodhja që na krijon ‘Europa nacionaliste’.

Shfaqja për anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit ishte shfaqja e jashtme e një regjimi që politikën e jashtme e shikon si mjet për mbajtjen e pushtetit. Korrupsioni dhe klientelizmi nuk mund të mundësojë një qëndrim tjetër. Mungesa e balancës së pushteteve në Shqipëri dhe kapja e shtetit ka sjellë që politika e jashtme të bëhet ‘pronë’ ekskluzive e pushtetit.

Nëtë dy samitet e fundit, në takimin e Ohrit dhe Samitin virtual për Procesin e Berlinit, pamë kryeministrin Rama të frustruar me Bashkimin Europian, i cili ‘po i mohonte të drejtën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për t’u integruar si shkak i nacionalizmit në Europë’, kur Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë?!

Por cilat detyra ka plotësuar zoti Rama: - Shtetin e kapur, korrupsionin, lidhjen e krimit me politikën, dënimin e krimit zgjedhor, mungesën e balancës së pushteteve, etj, etj., që janë evidentuar edhe në rezoluta të vecanta të Bundestag-ut dhe Parlamentit Europian?

Arroganca dhe cinizmi i tij duke përmendur ‘legjendarin Donald Trump’ ishtë një shuplakë për kancelaren Merkel (tani që mbaron mandatin) në luftën e saj për të mbrojtur vlerat dhe parimet demokratike kundër lëvizjeve për identitet dhe nacionalizmit të ri kulturor. Por ky deklarim ishte edhe një shprehje e pakënaqësisë ndaj doktrinës së re të Presidentit Biden, i cili po lufton për fuqizimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Ideja e zotit Rama se ne tashmë kemi ‘ownership’-in e iniciativës së Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona pavarësisht integrimit Europian, si dhe shprehja se ‘nuk është koha për integrim Europian tani’ tregon qartë që interesat e liderëve autoritarisë të Ballkanit Perëndimor nuk përputhen me interesat madhore të kombeve ballkanike, që integrimin Europian e kanë prioritetin e tyre kryesor. Lëvizje të tilla jashtë boshtit dhe konsensusit për politikën e jashtme që ka vendi bëhen vetëm atëherë kur shoqëria dhe opinioni publik nuk ka forcë të reagojë. Dhe kjo forcë është paralizuar sepse faktori ndërkombëtar ose nuk ka vëmendjen ose është i kënaqur me stabilitetin dhe liderin klientelist që iu plotëson të gjitha nevojat e ditës.

Por ata nuk kanë parë asgjë akoma dhe shpejt do të kuptojnë se mos funksionimi i demokracisë mund të çojë në pronësinë e politikës së jashtme nga liderët autoritarë dhe lëvizjen e vendit në drejtime të panjohura. I humburi i madh do të jetë populli Shqiptar por edhe komuniteti ndërkombëtar do ta kuptojë që është i përdorur. Demokracia Shqiptare ka nevojë për ndihmë. Koha është tani.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari11/07/2021 11:18

Me pelqeu shume komenti i komentuesit "t": Opozita vertetoi se nuk ka kellqe. Edvini pa revolucion te armatosur nuk ka pidh seme qe e largon nga pushteti. Kete ta mesoje mire kryetari i PD z. Basha. Ne te kundert pas Edvinit radhen e ka Gregu dhe pas tij Zaho. Lum si ne dhe ata qe do te vazhdojne te jetojne pas nesh.

t09/07/2021 07:09

Demokratizimin e shqiperise ta bejne shqiptaret vete,nqs kane akoma tru ne koke duke rrezuar me dhune virusin rama qe ka ka helmuar shoqerine shqiptare.Ndihma nga jasht eshte utopi,e vertetuar deri tani,kurse opozita e vertetoi se nuk ka kèllqe.

Shto koment

Denonco