Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Sulmet e filoserbit të Tiranës ndaj BE dhe shembulli i sheshit 'Maidan'

Sulmet e filoserbit të Tiranës ndaj BE dhe shembulli i sheshit 'Maidan'

Nga Bujar Nishani - 13/01/2021

Fyerjet dhe sulmet e radhës së filoserbit të Tiranës ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave evropiane nuk janë aspak për t’u çuditur e as nuk janë ndonjë surprizë. Kjo, për faktin se nuk është as hera e parë e as prej dikujt që nuk ka ndonjë gjë të përbashkët me fyerjet dhe sulmet publike.

Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar publikisht këdo që ka pasqyruar papërgjegjshmërinë e tij!

Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar publikisht këdo që ka treguar paaftësinë e tij!

Filoserbi i Tiranës ka agresuar këdo që ka denoncuar miqësinë e tij me krimin!

Filoserbi i Tiranës ka dhunuar këdo që ka guxuar të hetojë e dënojë korrupsionin e bandës së tij !

Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar këdo që ka demontuar tradhtitë e tij!

Filoserbi i Tiranës ka fyer e sulmuar çdo media e gazetar që ka guxuar të bëjë gazetari!

Filoserbi i Tiranës ka shantazhuar këdo që ka evidentuar grabitjet e zgjedhjeve dhe minimin e lirive prej tij!

Filoserbi i Tiranës sulmon e fyen këdo që nuk është si ai!

Të gjitha këto e shumë të tjera i kuptojnë mirë, qindra mijëra të tjerë në Shqipëri. Këto nuk janë as surprizë e as thelbi i sulmit dhe fyerjes mbi Evropën dhe vlerat e saja !

Platforma e krijimit të perceptimeve të urrejtjes dhe frustrimit ndaj evropianizimit dhe vlerave të perëndimit është një strategji e hartuar dhe sponsorizuar gjerë e gjatë! Brenda saj qëndron edhe kapitulli antishqiptar! Është detyrë e shoqërisë shqiptare të vetëmbrohet e sigurojë të ardhmen e vetë evropiane.

Kombe e vende shumë më larg se Shqipëria nga konteksti evropian kanë rezistuar me barrikada dhe kanë sakrifikuar edhe në kohët moderne për mbrojtjen dhe adoptimin e dimensionit dhe vlerave të Evropës. Shembulli në sheshin “Maidan” nuk është thjesht historik, por inspirues!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet14/01/2021 01:44

HEU,SULMET E FILOSERBIT TË TIRANËS NDAJ BE DHE SHËMBULLI SHESHIT "MAIDAN"
KREU,RULMET E KILOVËRBIT TË TIRANËS VRAJE SHEKULLI PRESHIT HAJ,NA NGRAN!
KUR SI ANTISHQIPTAR,ZGUR TRANDIGRIPZVAR;AS QEN,AS UJK;AS KREN AS BUJK;OR
BARIU I ZIU;TRANDGRI I GRIU,PRIU;KËLYSHIN E UJKUT,DUKE U MUNDUAR O TA ZBUTI,
SI QEN PËR MBROJTJE BAGTISË;APO,SAPO;SI KREN PËR ROJTJE MALËSISË;PORSE,
HORRSE;KËLYSHI I BISHËS GJAKPIRËSE ANTISHQIPTARE,MËLYSHI I TRISHËS PRAG-
SHIRËSE TRANDIZGRIPVARRE;QIMËN MUND TA NDËRROJË,POR TERRORIZMIN NUK
MUND TË HARROJË;FERRORKRIZMIN NUK MUND TA PRAPOJË;DUKE KASAPRUAR OH
MASAKRUAR;SI KASAP,SATRAP;DUKE PIRË GJAK DHE DUKE NGRENË MISH O ASHTA
TË SHQIPTARIT;DUKE SHKAKTUAR,SHKATRRUAR;HOLOKAUSTE GJENOCIDALË;AHIII,
DUKE ÇFARROSUR,ÇRRANOSUR,RROLOMAMUZDET ETNOCIDALË;ME PLAN OR KLAN
BISHA KISHA KARAPTIANE,TRAKTATZIANE;KRYKRIMINELË,ÇFRYSHFRIMINGELË;TERË
GJENOCIDE,ETNOCIDE,KATASTROFALË,MË KANIBALË;QË KURRË HË BURRË A GRUA,
NGA KJO GURRË A KRUA;MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE;NUK NGOPËN,NUK KOPËN
ME GJAK DHE PRAG TË SHQIPTARIT;AHIII,ME GJAK OR PRAG SHQIPTARIT! MANI,USA.

Daj Jaku13/01/2021 15:22

Dakord President, por shembulli i sheshit Maidan i ka dalë nga qejfi Lulit.

Shto koment

Denonco