Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Një këshillë mbrojtësve me prapanicë cullak të stabilitetit të Shqipërisë!

Një këshillë mbrojtësve me prapanicë cullak të stabilitetit të Shqipërisë!

Nga Kim Mehmeti - 15/10/2020

E shoh se si mediat dhe portalet e Piktorit e të ‘Rilindjes’ janë alarmuar dhe janë vënë në mbrojtje të Shqipërisë nga qindra shqiptarë, të cilëve gjatë tre viteve të fundit u është dhënë nënshtetësia e saj, mes të cilëve bëjë pjesë edhe unë, e që do kishin mundur ta destabilizonin vendin me ndonjë veprimtari terroriste?!

As që më shkon ndërmend ta mbivlerësoj vetveten e t’u besoj atyre që thonë se rojtarët me prapanicë cullak të stabilitetit të mëmëdheut, janë zgjuar nga gjumi ditën kur më është dhënë mua nënshtetësia dhe kur është përhap lajmi se do mund të angazhohem politikisht në radhët e ndonjë partie opozitare, pra pa dashur ta nënvlerësoj angazhimin atdhetarë të atyre që e mbrojnë Shqipërinë nga unë dhe familjarët e mi, i këshilloj ata që të mos shkelin mbi parimin bujarë e fisnik të shqiptarisë se burri të vret, por nuk të prekë te fëmijët.

Andaj kur janë në pyetje djem e mi, të cilëve u është dhënë nënshtetësia shqiptare, të jeni të bindur se pasaportën me shqiponjën dykrenore ata e meritojnë më shumë se unë. Në mos për hiçgjë tjetër atëherë shkaku se kanë ngrënë shumë të shara  e shumë dënime vetëm pse janë fëmijët e mi. Andaj lëreni që për here të parë të ndjehen mire pse janë djemtë e mi e unë të vetëgenjehem se sadopak, me diçka, ua kam shpërlarë fatkeqësinë që e kanë pas fat!

Sidoqoftë ne edhe tutje do vazhdojmë të bëjmë çdonjëri atë që do, atë që din dhe atë për çka e paguajnë: ju ta mbroni Shqipërinë nga ata si unë, e vogëlsia ime të bëjë çmos që ju të papenguar ta kryeni këtë detyrë atdhetare. Si dhe ta ngre zërin kundër atyre që janë duke e zhbërë familjen shqiptare, ta luftoj deshqiptarizimin e trojeve tona, tu kundërvihem rrënuesve të objekteve tona kulturore, ta kundërshtoj shpopullimin e trojeve shqiptare dhe të alarmojë se me qindra mijë shqiptarë, heqin dorë nga shqiptaria dhe nga nënshtetësia e Shqipërisë!

Pra sidoqoftë e di që ju me devotshmëri do e mbroni stabilitetin e Shqipërisë nga ata si unë, e unë do vazhdoj t’i nënshtrohem të vërtetesë se as mua e as juve, s’ka kush na mbron nga e keqja në vetvete, dhe se pashmangshëm do vijë dita kur saktësisht do qartësohet se me çka e kam rrezikuar unë Shqipërinë, e nga çka e keni mbrojtur atë ju nga unë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet15/10/2020 22:01

NJË KËSHILLË MBROJTËSE ME PRAPANICË CULLAK T'STABILITETIT TË SHQIPËRISË?!;
ZIJË TËRRFILLË DROJTËSE E TRAPASPICËS HULLAK TA PRISH VENDI SHTIPEGRISË!!
DËSHMITAR I GJALLË:MËSUESIN TIM,SHKRIMTARIN,POETIN;DËSHMOR I KOMBIT,QE O
PARA GJYSËM SHEKULLI,TERORIZMI ANTISHQITAR SERBOJUFGOSLLAVO RANKOVIÇ;
DUKE KUKATUR,MË KUKAMA,HUKAMA:KUKU,KY MËSUESI PËRKRAHËS PROJEKTI TEK
KORIFEJËVE SHQIPTARO MËDHENJË NË USA:NOLI-KONICA-FRASHËRI;UDBA SERBO-
JUGOSLLAVË BURGOSI GADI TERË SHQIPTARËT NACIONALIST PËR SHQIPTRINË;POR
VETËM PA U BURGOS MBETI MËSUESI HEROI MBARË SHQIPTAR O,FAZLI GREIÇEVCI;
HAPET PROPOGANDA,SE PATRIOTI FAZLI GREIÇEVCI,KA TRADHËTUAR BASHKËPUN-
ËTORËT E GRUPIT MBARË SHQIPTARË;MËSUESI DHE DËSHMORI I KOMBIT,VENDOSI
QE VETË TË DORËZOHEJ N'UDB-Ë;A,NJERËS PREJ MOTRAVE IA DORËZOI TERË VEP-
RIMTRAINË POETIKE TË DORËSHKRIMEVE;DHE,UDBA MËSUESIN TIM MË T'NDËRUAR
DUKE TERRORIZUAR,THERRORIZUAR;NËN MASAKRIME,KASAPRIME;E SHTYPI,DHE E MBYTI;DUKE MOS LEJUAR,AS TA HAPIN ARKIVOLIN DHE,DUKE RUJATUR VARRIN OH,
MOS TA SHPLOJNË DHE,TA ZBULOJNË MASAKRIMIN AH KASAPRIMIN E SHKRIMTARIT,
MESUESIT,JEHIMTARIT,POETIT OR,PROFETIT;MË REVOLUCIONAR PËR SHQIPTARINË!
PAS GJYËM SHEKULLI,NXENËSI I TIJ,GJENERAL FEHMI LLADROCI,BASHKË ME BASHK-
SHORTËN XHEVËN;SI AZEMI DHE SHOTA,KOMANDANTË UÇK-S LIROJË,ÇLIROJË,NGA
OKUPIMI RUSO SERBO JUGOSLLAVË;DRENICËN,KOSOVËN,ME TERË SHQIPTARINË;SI
DHE,NJËRI NGA ISH NXENËSIT,HEROIT T'MËSUEIT DËSHMOR,FAZLI GREIÇEVCIT,TEK
NGA USA MUNDOHET,ME MUNDËSI TË VETA;QË TA PLOTËSOJË ME PENDË,AMANETIN
ME TESTAMENDIN;MESUESIT,POETIT,SHKRIMTARIT,REVOLUCIONAR,FAZLI GREIÇEVCI
GJATË VIZITËS NË ATDHE;DRENICË-ZEMËR KOSOVË;PËRCJELLË,NDËRSJELLË,DROJE
NËN ROJË:QE KY NXNËSI I FAZLI GREIÇEVCIT,DUKE PLOTËSUAR AMANETIN PËR LIRI,
RIBASHKIM,RIATDHESIM;OUH,GJITHA TROJET TONA MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE!
MANI,USA.

Shto koment

Denonco