Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Maskat, urdhri arbitrar dhe i pabazuar në studim shkencor

Maskat, urdhri arbitrar dhe i pabazuar në studim shkencor

Nga Dritan Shano - 13/10/2020

Qeveria urdhëron që të gjithë të mbajnë maska kur janë në rrugë. Të enjten - nami!

Urdhri është arbitrar, shkel të drejtat e njeriut, dhe është i pabazuar në ndonjë studim shkencor që vërteton se mbajtja e maskave në rrugë mbron nga koronavirusi.

Një ditë, të gjithë ata që japin të tilla urdhra, do të paguajnë personalisht – nuk do mund të fshihen pas përgjegjësisë kolektive - për abuzim me pushtetin njësoj si Adolf Eichman. Ky tipi u fsheh në Argjentinë për shumë vjet, por dhe atje e gjetën, i bënë gjyqin dhe e varën në Jeruzalem. Këta tanët nuk kanë ku fshihen se nuk i qas njeri.

Përmbi të gjitha, tashmë pas 8 muajve, kohë gjatë së cilës totalitarët ç’nuk kanë shpikur për të paralizuar jetën tonë sociale dhe ekonomike, të gjithë mjekët u këshillojnë të prekurve nga COVID-19 të ecin të paktën 1 orë në rrugë duke marrë frymë në mënyrë natyrale, si mënyrë për t’u shëruar sa më shpejt. Pra, të ecësh rrugëve pa maskë është mjekësisht e këshillueshme!

Por nuk mendon kështu Qeveria, e cila thotë – në mënyrë të paligjshme – se po nuk mbajte maskë kur ecën në rrugë do gjobitesh tek fatura e energjisë.

Ka shumë njerëz që duan ta mbajnë maskën. Ata mendojnë se kështu mbrojnë të tjerët, por edhe veten. Pra, besojnë se maska që kanë vendosur në fytyrë mbron vajtje-ardhje.

Mendoj se vullneti i tyre për të mbajtur maskë në rrugë nuk duhet rregulluar me akte nënligjore, thjesht duhet lënë i lirë. Njësoj i lirë duhet të jetë edhe qytetari që nuk dëshiron të mbajë maskë kur ecën në rrugë.

Nëse personi ka vënë maskën në fytyrë është i bindur se ajo e mbron, atëherë pse duhet të ketë frikë se unë që jam pa maskë mund ta infektoj?!

Kjo palo maskë që ka vënë, e mbron apo nuk e mbron?!

Apo është thjesht një mjet dekorativ psikologjik, apo një instrument kushtëzimi dhe identiteti tjetër siç janë uniformat e ushtrisë, apo rroba e burgut?!

Personalisht mendoj se higjiena personale, ruajtja e distancës dhe mbajtja e një shamie në xhep janë më se të mjaftueshme për të bashkëjetuar me njëri tjetrin. Siç ka qenë gjithmonë.

Kush mendon se maska e mbron tek ecën në rrugë, ta vendosë. Kush mendon se maska nuk i nevojitet kur ecën në rrugë të mos ta vendosë. Kështu të gjithë janë të kënaqur.

Ca janë të mbrojtur, ca janë të lirë. Kjo është logjike dhe demokratike.

Për këtë nuk ka nevojë për Vendime të Këshillit të Ministrave, dhe as për kërcënime të qytetarëve me gjoba. Veç, po të është bërë forcë zakoni.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Antonio Salvatoreersiper14/10/2020 17:27

Une nuk zotohem me provu shkencerisht, qe perdorimi i maskes ne rruge eshte pozitiv. Por praktika e ketyre 8 mujve ka tregu, se vendet qe ndoqen kete praktike,Kina, Koreja e Jugut, Italia dolen ma shejt nga kriza covid; vendet e tjera qe fillimisht nuk e aplikuan, tani i jane kthyer kesaj praktike: ShBA,UK,Gjermania,Franca,etj.
Gjithe te mirat!
Zoti na rujt nga ata qe e keqtrajtojne shkencen!

Shto koment

Denonco