Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Loja prej të sëmuri psikik për t’i shpëtuar ndëshkimit

Loja prej të sëmuri psikik për t’i shpëtuar ndëshkimit

Nga Kastriot Islami - 30/07/2020

Të gjithë ata që e njohin nga afër Edi Ramën, e kanë të qartë se e gjithë kjo lojë prej të sëmuri psikik, që aktron me gjeste dhe ulërima bëhet vetëm për të arritur një qëllim të mbrapshtë…

Ai përmes kësaj loje, po tenton të mbrojë idenë se mund të shfaqet edhe kundër SHBA e BE, vetëm e vetëm që të mbrojë një parim demokratik, por në realitet përmes një pazari po tenton të marrë garanci të plota për mosndëshkimin e tij… dhe menjëherë  pas kësaj do të hiqej si “dele e butë” që ka reflektuar … dhe do të shfaqej i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi… madje edhe duke treguar tolerancë e mirëkuptim sikur të ishte burrë shteti për të lëshuar gjithçka ka zaptuar vetëm me kushtin që të mos e ndëshkojnë dhe të mos i prekin pasuritë e grabitura…

Mbajeni mend këtë që po u them… Nuk është as sajesë dhe sa ekzagjerim…! Dhe shpjegojani edhe atyre që nuk e njohin mirë dhe kanë mendim të ndryshëm…

Dhe a e dini se çfarë garancie e qetëson? Sepse nuk ka besim te askush, as te amerikanët, as te evropianët, as te Ilir Meta, as te Lulzim Basha, as te Yuri Kim, as te gruaja dhe djali i tij… Te askush dhe për asgjë… Sepse ka shumë frikë për gjithçka ka bërë dhe është i ndërgjegjshëm për të gjithë zullumet, por nuk e priste fundin të tillë!

E vetmja garanci që e qetëson është premtimi për ta lejuar të bëhet PRESIDENT…

Madje edhe këtë premtim do të tentojë, me të gjithë marifetet që po programon, ta ketë 100 % të sigurt…

Vendimi për ndëshkimin e tij dhe bandës së tij zullumqare e tradhtare dhe sekuestrimit të gjithçkaje kanë grabitur i përket vetëm qytetarëve… Nëse kjo nuk ndodh, vendi do të futet në një spirale kaosi e anarkie shumë shpejt… edhe pas fitores së opozitës…

Thënë e gjithë kjo, duhet pasur parasysh se ky vendim i përket qytetarëve dhe vetëm qytetarëve, dhe nuk mund të jetë çështje e bisedime/negocimeve mes partive politike… apo drejtuesve të tyre… qofshin edhe atyre që do të dilnin fitues nga zgjedhjet e ardhshme… Prandaj qytetarët duhet ta kenë mirë parasysh se kjo gjë varet vetëm prej tyre, dhe nëse do të pengoheshin në realizimin e këtij objektivi historik nga kushdo, duhet të vazhdonin betejën deri në arritjen e këtij synimi… përndryshe e ardhmja e tyre do të ishte njëlloj e KEQE e nuk do të ndryshonte siç nuk ka ndryshuar deri më sot…

Natyrisht në një shtet demokratik të së drejtës, kjo vendimmarrje i përket vetëm drejtësisë, dhe nëse drejtësia rezulton e kapur nga Rama, atëherë ajo duhet reformuar realisht pa u shqetësuar nga askush për t’u bërë realisht e pavarur nga Rama dhe banda e tij dhe për tu bërë aq profesionale dhe e ndershme sa të mund të akordojë ndëshkimin e merituar…

Pikërisht këtë ka frikë Rama dhe po tenton përmes lojërave ta shmangë… kërkon pazar për t’ua hequr qytetarëve këtë vendim…

Prandaj, të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi duhet të bashkohen masivisht për të marrë në dorë vendimmarrjen historike për ta hedhur në koshin e plehrave të historisë këtë të KEQE, këtë personazh zullumqar, të paaftë, të korruptuar, shok e mik i kriminelëve e trafikantëve, hajdut të zgjedhjeve, shkatërrimtar të ardhmes së shqiptarëve… që erdhi në krye të vendit me mbështetjen e Aleancës së Qelbësirave dhe grabiti vetëm për vetën e tij e anëtarët e kësaj bande…

Të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi duhet të përqendrohen për arritjen e këtij objektivi kryesor, duke lënë mënjanë debatet e komentet anësore... Sepse edhe debati për detajet e reformës zgjedhore apo ndryshimeve kushtetuese, shumë i rëndësishëm dhe me vlera të jashtëzakonshme, në fund të fundit do të rezultonte një kurth i Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga objektivi kryesor, largimi dhe ndëshkimi i së KEQES së madhe...

Të gjithë pa përjashtim duhet të vrasin mendjen pa pushim vetëm e vetëm për të gjetur të gjithë mjetet e mënyrat për të tërhequr qytetarët të dalin masivisht me synimin madhor për marrë në dorë vendimin historik, pra për të larguar dhe ndëshkuar të KEQEN që do të mund të sillte anarkinë… nëse nuk shkulet me gjithë rrënjë…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari31/07/2020 21:33

C'mund ti heqesh dhe ti shtosh kesaj analize te shkelqyer te Prof. Dr. Kastriot Islamit? Asgje. Kjo analize eshte platforme per tu zbatuar nga opozita e badhkuar. Eshte fat per vendin qe ka te tille njerez me koken plot. Duhen degjuar me vemendje dhe respekt te thelle. Per ne qe kemi studjuar shkenca ekzakte sigurisht profesoret e ketyre shkencave na impresionojne.

Arditi31/07/2020 09:04

Ti qe je me pseudonimin t, lexo me vemendje se cfare shkruan profesori dhe pastaj reago...ne asnje vend te shkrimit profesori nuk ka kerkuar vetegjygjesi nga qytetaret...lexo me vemendje... ai kerkon qe qytetaret te grumbullohen masivisht per te marre ne dore vemdimarrjen historike...sepse ky eshte perkufizimi i demokracise... qeverisje nga populli...dhe per te hedhur ne koshin e plehrave kete te KEQE... dhe kjo behet me vote masive... kete thote profesori... dhe kur behet fjale per ndeshkimin, profesori nuk i kerkon qytetareve vetegjygjesi por i kerkon drejtesise te jete e pavarur dhe nese drejtesia nuk vepron si e pavarur qytetaret duhet te kerkojne qe ajo te behet e pavarur... me fal por nuk mund te jesh me i afte dhe me i mencur se profesori qe del dhe ben ekspertin duke mos pasur as guximin te vendosesh emrin e mbiemrin tend nderkohe qe profesori eshte i njohur nga te gjithe ne dhe ka dale te flase haptas dhe me kompetence... ju kerkoj ndjese nese ju kam prekur ne seder... por edhe ju duhet te tregoni me shume etike e vemendje kur interpretoni cfare shkruan me transparence profesori dhe te mos i deformoni... une nuk jam as avokati dhe as servil i profesorit por gjykoj se cfare ka shkruar kete here haptas dhe me guxim jane te sakta.. here te tjera kur nuk kam qene dakord jam shprehur pasi i kam lexuar me shume vemendje opinionet e tij...kalofsh nje dite te mbare dhe gezuar Kurban Bajramin!

Selman Dervishi-Mani,USA.poet30/07/2020 21:57

LOJA PREJ TË SËMURIT PSIKIK,PËR TË I SHPËTUAR NDESHKIMIT;PLOJA KREJ TË
DERRMURIT FIZIK,PËR TË I SHTEGTUAR PRESHKRIMIT;NJË HAJN MË DREDHAGJI,
QË ISHTE PUNËSUAR NË FUNKCIONET SHTETRORE,DONTE TË PUNONTE,VETËM
PËR INETRSA TË VETA PËROSNALË,DHE TA MBANTE POZITËN UDHËHEQËSIT MË
KRYESOR SHTETI;KUR HETOI RREZIKUN,DO NDESHKOHEJ PËR HAJNI,GRABITJE,
DHE,TË I KONFISKOHEJ PASURIA;AI PERAQITEJ SI I SËMURË PSIKIK;E DËRGOJNË
NË NJË TEST PRIQIK:IA JAPIN NJË KOFE DHE,I THONË MBUSHE ME UJË NJË BURË
QË ISHTE PA FUND,MBI KANALIM;PORSA FILLOI TA MBUSHI;PO,VENEROI O,BURJA
NUK PO MBUSHEJ FARE;KUR VREJTI BURJA PA FUND;ATËHERË THIRRI PSIKIATRIN
E PO I THOTË:UNË NUK JAMË KREJTË BUDALLË;DHE,KREJTË I LUAJTUR PSIKIK,PA
SHI SE,BURJA TEK ËSHTË PA FUND;DHE,UJËT PO DERDHEJ NË KANILIZIM?!! EDHE,
DOKTORRI,PO I THOTË:BRAVO,JU ZOTRI MOS U PARAQITNI,SE NUK JENI AS FARE I
SËMUND PRIKIK!!"MANI,USA.

t30/07/2020 19:44

Qytetaret nuk mund te bejne vetgjyqesi(mire do ishte)por qeveritaret e dale nga fiforja e opozites i takon ti çojne ne ndjekje penale te gjithe rilindasit dhe oligarket qe kane perfituar padrejtesisht.Ky do ishte nje kusht qe gjithe qytetaret duhet tja vene opozites per ti dhene voten,qe te ndeshkojne korrupsionin e qeverive rama.

Shto koment

Denonco