Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Mos keni ngatërruar babain, zoti Hoxha?!

Mos keni ngatërruar babain, zoti Hoxha?!

Nga Elona Caslli - 29/06/2020

Në këtë ditë të nxehtë qeshori, ku dielli duket si akuzë qiellore zoti Hoxha, u përballa me shkrimin tuaj adresuar Kryeministrit Rama si dhe disa ambasadorëve.

Fillimisht mendova se ishte një lajm i sajuar, por jo, e verifikova dhe dola në përfundimin se nuk ishte aspak sajesë. Ishit ju, që në vetë të parë i drejtoheshit kryeministrit të vendit.

Fjalia që më tërhoqi vëmendjen ishte:- Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni.

Zoti Hoxha mos keni ngatërruar baba?!

Dua të them, mos ndoshta gabimisht keni ngatërruar babanë tuaj, me një shqiptar të ndershëm?! Sigurisht që juve mund të mos t’ju interesojë se ç’mendim kanë të tjerët për babain tuaj, për sa kohë ky i fundit nuk shenjon një periudhë historike në jetën e një vendi.

Në rast të kundërt në mos ju interesoftë juve, çka thuhet për babain tuaj, i intereson historisë.

Në letrën tuaj keni treguar një ndjeshmëri të lartë kundrejt babait tuaj përmes fjalisë- Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës.

Përsëri lind pyetja- Mos keni ngatërruar baba zoti Hoxha?! Mos ndoshta nuk jeni në dijeni se sikundër ju keni ndjeshmëri ndaj sendeve të babait tuaj, ka dhe shumë njerëz që kanë ndjeshmëri tepër të lartë për plagët që hap figura dhe përmendja e këtij të fundit?!

A e dini kush është babai juaj zoti Hoxha? A e dini se i biri i kujt jeni?

Në jetë nuk mund të zgjedhim vendin ku lindim dhe familjen që na rrit. Me pak fjalë kombësia dhe prindërit na janë paracaktuar qysh në lindje. Ajo çka kemi në dorë, është të mbajmë një qëndrim kundrejt vendit dhe familjes në një moshë madhore.

Unë nuk e di se çfarë do të thotë të jesh biri i një xhelati. Kam lexuar veçse një rrëfim në një roman nga Boulaem Sansal. Dyshoj që përkon me përjetimin apo me fatin tuaj, megjithatë në kontekstin e xhelatëve të historisë duhet sjellë në vëmendjen e lexuesit...

""Çfarë do të thotë të zbulosh papritur se je biri i një Xhelati?

Të jesh djalë i nje xhelati është më keq se të kesh qene vetë xhelat. Do të thotë që pasi të kesh rrëmuar në sëndukun e Xhelatit dhe të kesh numëruar viktimat e tij , në garazhin e vilës tënde pas shumë vitesh , të shkruash mbi faqen e ditarit tënd.....

Im atë nuk ka vrarë një njeri, ka vrarë dy, pastaj njëqind, pastaj mijëra dhe dhjetra mijëra dhe mund të kishte vrarë miliona.Në orën e llogarisë, në orën e zgjimit zgjodhi t’u kthente shpinën viktimave dhe t’ia mbathte.Njëlloj sikur t’i vriste për herë të dytë. Kjo është e llahtarshme.Pastaj, me ndërgjegje, bëri gabimin e dytë që la trashigimtarë, duke e ditur se , herët a vonë, e vërteta do të dilte në sipërfaqe dhe se fëmijët e tij do të hiqnin picirin.""'

Boualem Sansal

Zoti Hoxha para se të kërkonit publikisht të drejtën në këtë vend dhe të shprehnit keqardhjen për humbjen e relikeve, duhet të kërkonit ndjesë, për t’u distancuar nga xhelati i kombit që përkon me figurën e babait tuaj.

Në jetë të gjithë humbin diçka. Humbim kohë. Humbim njerëz. Humbim dashurinë.

Familjes Hoxha i ka humbur ndjesa, nëse e ka njohur ndonjëherë si institucion këtë të fundit.

Ju mund të kërkoni të drejtën e mohuar në këtë vend si individ. Në çastin që këtë të fundit e kërkoni si i biri i Enver Hoxhës dhe e sillni edhe si element në kërkimin e së drejtës, atëherë duhet të kërkoni fillimisht ndjesë dhe pastaj të kërkoni të drejtën.

Situata që keni përjetuar ju zoti Hoxha, është e ngjashme me situatën që kanë përjetuar qindra familje gjatë një gjysmë shekulli. Them e ngjashme, sepse përjetimi juaj nuk ka asgjë të përbashkët me arrestimin, burgosjen, internimin dhe me jetët e pëvëluara dhe të çuara dëm.

Ju po përballeni me autoritetin absolut të Kryeministrit Rama . Kanë shumë kohë shqiptarët, që përballen me këtë autoritet. Ndoshta ju e keni vënë re tani, pasi mbërriti në shtëpinë tuaj.

Megjithatë, duhet të ndiheni të lumtur. Mund të kishte shkuar dhe më keq. Me pak fjalë, keni të drejtë kur në fund të letrës i shprehni mirënjohjen policisë së shtetit për sjelljen e mirë. Mund të ishit përzënë edhe me gaz që në të gdhirë nga banesa juaj. Policia është treguar krejt e sjellshme me ju.

Lidhur me të drejtën që kërkoni tek kryeministri i vendit, kam frikë se kërkesa juaj do të refuzohet. A e dini pse?

Epokat historike sa ç’janë të ndryshme janë edhe po aq të ngjashme. Kam përshtypjen se koha që po jetojmë është një deja vu e errësirës prej gjysmë shekulli që jetuam.
Kam frikë se do t’ju ndodhë sikundër i ndodhi asaj vajzës së vogël të Agron Tufës tek libri “ Kur këndonin gjelat e tretë”.

-Më thanë tako sekretaren e Haxhiut, Nexhmie Hoxhën. Ah, më gënjeu fytyra saj e amël dhe vështrimi kureshtar prej qelqeve të syzave. U mbusha me shpresë. Në vend që të flisja, qaja. Iu luta që t'ia falnin jetën Axhës Dedë. " Nuk kam asnjë njeri tjetër në këtë botë"- i thashë.
- Pse t'ia falësh jetën atij? Ai është armik i popullit!
- Axha asht meshtar,- thashë. Ai e ka zemrën plot dashuni për njerëzit.
- Hiq dorë,- më tha buzagaz ajo:- ti mund të bëhesh bijë e Partisë.
- Ma bani kët nder, zonjë: s'kam as babë, as nanë, veç kët axhë. S'do t'ua harroj nderën, sa të jem gjallë!
- Shkruaj një lutje këtu dhe do ta analizojmë,- tha ajo duke u ngritur ngutazi.

Më 9 Maj dhe pse rrija tek porta e Kuvendit Popullor, përgjigja më erdhi në zarf. Me shkrim
" Lutja yte, refuzohet!".

Post Scriptum- 1944- Shqipnia e terrorrizueme kishte ra në koma. Njerëzit e ditun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerëzit e paditun kishin në dorë gjithçka. – At Zef Pllumi – Rro vetëm për me tregue

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Daj Jaku02/07/2020 22:00

Shkrim ekselent për nga prekja e shpirtit. Gjithashtu duhet të theksohet fakti se Ilir Hoxha nuk është thjesht i biri i diktatorit gjakatar. Iliri ishte drejtori i drejtorisë së jashtëme të ministrisë së brendëshme, nuk varej nga ministri, ishtë direkt nën babain, ishte figura kryesore e asaj ministrie. Ministri ishte thjesht sikurse është Genc Cakaj kakaj në Ministrinë e jashtëme. Pra Iliri ishte ideatori dhe ekzekutori i tërë krimeve të sigurimit famëkeq jashtë Shqipërisë. Enveri nuk kish besim tek askush në marëdhëniet me jashtë. Iliri nuk u mor asnjëherë i pandehur për shumë krime ekonomike dhe njerëzore që mbajnë emrin dhe firmën e tij. Ai edhe sot vazhdon aktivitetin e tij....

Kuti02/07/2020 19:00

Ky berka j'ai paska gjet drejte emrin vetes. Berk, ne disa gjuhe evropiane eshte nje zhargon qe ttregon te vjellen.Pyke qe i duket vetja i zgjuar. Kelysh i tufes qeneve.

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 02/07/2020 16:57

Shkrim I qelluar, analize korrekte, pershkrim magjeps. Por e nderuar Zonje, keto jane te deformuar ne gjeneze. Shikoni cfare pasardhesish kane lene. Trafikante, tutor prostitutash, drogaxhinj dhe hera heres vrases kur kane larvat e tyre ne pushtet. A nuk jane keta pjelle e popovicit dhe mugoshes. A nuk ishin keta dashnoret familjerisht te mugoshes dhe popovicit brenda te ciles dergjeshin ideologikisht dhe orgjite e tyre. A nuk jane keta vrases qe me ane te serbeve eleminuan eliten e kombit. Cohu o popull ( me falni eee) dhe bejauni dhe te vdekurit be varr ketyre larvave. Eshte koha qe ta paguajne haracin se keto plehrave e morin per dobesi faljen qe ju kemi bere dhe heshtjen tone fisnike per hir te popullit/kombit. E ka thene edhe pandeli majkovici qe femijet tane dolen gjithe tutore prostitutash.

berka01/07/2020 20:33

Llumi nuk zhduket kollaj , bie ne fund dhe kur ka turbullire ngrihet perseri perpjete. Enveri pikerisht se kishte ne popull llum si artikullshkruesja apo komentues vulgare dhe krimba gjirizesh qe e demtojne shoqerine shqiptare arriti te qeronte nje pjese te inetelketualeve te kohes se vet, dhe te trajtonte keq te afermit e tyre. Si mundet te akuzosh Hoxhen kur ju vet keni te njejten mendesi te pjerdhur?

Edi 30/06/2020 21:34

Megjithse ai eshte i biri i kriminelit un nuk ju jap aspak te drejte. Ne luftuam dhe e rrezuam diktaturen sepse nuk durohej me por kjo nuk don te thote qe te pranojme nje diktature tjeter. Demokraci do te thote ligj dhe ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe qofte dhe per Ilirin por veprimet e qeverise Rama po i bejne dhe ligjet si te duan dhe jo si duhen.

antidiktature30/06/2020 14:15

Shkrimi me brilant i bere ndonje here. Bravo znj. Caslli. Me pak fjale dhe ne menyre koncize, ia keni thene te gjitha. Kelyshet e komunizmit kete gjuhe duan.

Kujtese30/06/2020 13:51

Pergezime per shkrimin.

Keta monstra jo vetem nuk kerkojne ndjese, por me pafytyresine me te madhe dalin me flamurin e krenarise per te kaluaren e ´´lavdishme´´ te babait. Vetem Zoti mund t´i gjykoje...

Qytetari.30/06/2020 08:11

Nje Shkrim Brilant....Elona Shkurt dhe sakte....

kadri hasbiu30/06/2020 00:01

Te lumte dara moj vajze sa bukur ke shkruar se klyshi enver qenit ka dhe guximin dhe te kerkoje te drejtat e njeriut po harron qe qeni i tije ja mohoje per 50 vjet nje populli pastaj ato relike ku i gjeti babai me siguri ja grabiti ajkes shqiptare sic po ben dhe edi qe ti i kerkon ndime ju komunistet jeni soje hajdutesh dhe si yt ate si ky qe kemi tani jan nje soj MOSTRA

Kosovari29/06/2020 19:43

Te pergezoj per shkrimin, shume prekese, urime te pershendes.

Shto koment

Denonco