Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Teatrimi i dhembshur për teatrin e shembur

Teatrimi i dhembshur për teatrin e shembur

Nga Artan Hoxha - 18/05/2020

Te pakten kete here Edi Rama e la hipokrizine. Tha se e donte Teatrin te shembur prej 22 vitesh dhe e zbatoi kur e pati mundesine. Nuk shfaqi dje ndonje medyshje, dhembshuri a vrarje ndergjegjeje per c’ka ndodhi ne Shesh mes policise dhe demonstruesve qe ruajten teatrin, nate e dite, mbi dy vite. Teatrimin ia la Lali Erit.

Lali e filloi paksa mbreme, por e zhvilloi sot te plote aktrimin teatror, me stilin tipik vajtues, te dhemshur e paqtues qe e perdor shpesh kur kerkon te beje per vete ate pjese amorfe a gjysme amorfe te njerezve te ketij qyteti - pjese me dembelizem intelektual e ne kerkim pasiv te enes me me pak cepa e kthesa per te marre forme e gjetur rehatine.

Shembja e nderteses na qenkerka bere per te hequr qafe ate qe na ndan e percan ndersa beri ftese per perbashkim ne projektin e ri ndertues; aksioni policor na qenkerka bere gjate erresires se nates ndricuar nga dashuria edhe per kundershtaret e zhvillimit – tha nder te tjera Lali.

Tha edhe qe paskerkan leshuar shume ne keto dy vite ne 12 seancat negociuese me grupet e interest - paskerkan hequr dore nga PPP; paskerkan hequr dore nga tjetersimi i nje pjese te tokes ne privat; paskerkan hequr dore edhe nga Teatri me kulle siper edhe nga ai me kulla nga mbrapa; paskerkan hequr dore edhe nga sharja e projektit origjinal te Bertes-s e se problemi paskesh qene me realitetin mostruoz frankenshtanj te godines.

Teatri i Ri do u ndertuaka tashme me fonde shtetetore, perkohesisht te marra me kredi bankare bazuar ne garanci sovrane nga Qeveria. Ne fakt, kjo u kerkua qe ne fillimet e debatit per teatrin 2 vite me pare e ne vijim. Kujtoj qe kjo u kerkua edhe ne emisionin Opinion 2 vite me pare.

Teatri i Ri do u ndertuaka ne te njejtin truall qe ishte deri sot ne perdorim nga Teatri i Vjeter. Asnje meter katror me pak. Ne fakt, kjo u kerkua qe ne fillimet e debatit per teatrin 2 vite me pare e ne vijim. Kujtoj qe kjo u kerkua edhe ne emisionin Opinion 2 vite me pare.

Teatri i Ri do qenkerka nje godine e re komplekse, multifunksionale, per teater, kinema, arte te tjera, mjedise sociale e rekreative, bare, restorante etj. Ne fakt, kjo u kerkua qe ne fillimet e debatit per teatrin 2 vite me pare e ne vijim. Kujtoj qe kjo u kerkua edhe ne emisionin Opinion 2 vite me pare.

Ndaj vjen natyrshem pyetja se pse u deshen 2 vite proces i komplikuar qeveritar e politik, me ligje te hartuara keq e mos me keq, te kthyera e te arnuara edhe me verejtje europiane ndersa vjen dita e hidhet ne kosh ky legjislacion; me tensione e provokime qeveritare ndaj te gjithe atyre qe u shprehen vendosmerisht kunder teatrit me PPP e kulla.

Vertet mendon Lali Eri se do binde njerezine se i gjithe ai megaprojekt PPP qenka rrezuar vetem per nje rrotacile skenike? Meqe privatit nuk i dilte hesapi a nuk mund te shtonte ca para Qeveria (shume, shume me pak se cdo nxjerre tashme) per te bere rrotacilen si kerkese e vecante e artisteve per skenen e 100 viteve te ardheshme???

Mbas zgjidhjes se tre ceshtjeve te mesiperme, edhe fale rezistences qytetare e politike, e vetmja ceshtje e mbetur per t’u zgjidhur ishte nje projekt teresisht i ri kundrejt nje ristrukturimi te godines ekzistuese. Per kete te dytin ishtin shprehur mbeshtetes edhe institucione europiane ndersa Europa Nostra kishte marre persiper projektin dhe financimin.

Nje peshim i dy opcioneve mund te conte edhe ne nje opcion te kombinuar te nje projekti te ri qe ruante tiparet arkitektonike te te vjetrit ashtu sic i riu mund te behej diku tjeter e te risktrukturohej e mirembahej godina e vjeter historike.

Nje gare e hapur nderkombetare me ide dhe projekte do te ishte hapi me i pare ne kete drejtim pas rrezimit te projektit PPP. Ne fakt, kjo u kerkua qe ne fillimet e debatit per teatrin 2 vite me pare e ne vijim. Kujtoj qe kjo u kerkua edhe ne emisionin Opinion 2 vite me pare.

Por kjo ceshtje e fundit u shmang me vendosmeri nga Qeveria dhe Bashkia qe nxituan te prishin godinen duke provokuar shume njerez qe kane plot aresye te mos i besojne ketij fare shteti rilindes ndersa moren edhe plot aresye te tjera keto dite.

Lali Eri nuk tregoi projekt, por me c’tha mbi siperfaqen e kapacitetet e tij duket se projekti mbetet ai i bere me dije prej kohesh, pra po ai projekt qe kombinohej me kulla, por me bazament te ngushtuar per shkak se duhej te hapej vend per kullat.

Lind pyetja se pse duhet te jete i njejti projekt me baze te ngushtuar dhe me disa kate kur trualli aktual i teatrit, qe nuk do t’u pakesoka as edhe nje meter katror, lejon variancione pa fund siperfaqe baze - lartesi godine duke zgjeruar bazen e ulur lartesine?

Kjo pyetje pasohet nga pyetjet e tjera se pse nuk hapet nje gare e re projektesh apo pse nuk kerkohet te ruhen te pakten tiparet baze te godines se vjeter e te integrohen ne godinen e re dhe pyetje te tjera legjitime qe njerezit i kane bere e i bejne e qe, mungesa e pergjigjeve apo pergjigjet e genjeshterta dhe veprimet e njeanshme, ne erresire e me dhune policore, vecse acarojne ne vend qe te paqtojne qytetin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Adela19/05/2020 00:41

E medet nuk guxon te hapesh lajmet se vetem protest, prishja e teatrit ne një kohë qe bota dhe Shqiperia lufton nje semundje kercenuese per jeten tani gjetet kohë per protest e per cfare per teatrin ku njerzit po vdesin per copen e bukes pa punë ka shqiptare qe skan as kushtet me minimale si i shohim cdodite ne emisione apo rrjete sociale le te mos flas per dhunën ndaj grave dhe dhunën familjare per kto kush do flas kush del ne proteste askush heshtim para te vertetes !!! Sepse kështu kemi bërë gjithmonë Protestojmë per politik po jo qe s'kemi pun ,rritje rroge,rritje pensioni buke te ham qe per një shkresë ne kumun duhet te paguash se per ndryshe ik zhduku se hedh kush firmen pastaj vjen shendetsia spitale qe smuhesh ma shum kur futesh brenda se sa para se te shkosh ne spital pastaj arsimi ku nuk mbeshtetn nxensit ne nevojë ku shumica e mesuseve luajnë rolin e diktatorit dhe shum femijë kan frik te shkojnë ne shkoll.Kemi shum te drejta qe i mohohen popullit shqiptare eshte gjynah te shohesh se si shqiptarë ne cdolloj menyre kerkojn te len Shqiprin per nje jet me te mir a nuk mendonin qe kta te drejta duhet t'i kerkojm si popull ????

Selman Dervishi-Mani,USA.poet18/05/2020 23:33

TEATRIMI I DHËMBSHUR OUH,PËR TEATRIN E SHËMBUR;KREAKRIMI I TRËMBSHUR
TERË KREZJARTIN E SHTRËMBUR;KUR SOVRANI O RROPTANI;ZGUR MORGANI HOR
DROGANI;PUSHTETARI O KUSHTETVRARI,PËR INETRESA PËRSONALË,O,TERË INTER-
PRESA TËRSOGALË;DUKE SHKELUR,KUKE NGELUR;INETRESAT MBARË KOMBËTARE,
PËR INETRESA PËRSOBALË;SHKELJE ME DY KËMBËT,NGELJE MË FY' SHËMBET,OUH,
TERË KULTURA,GJERË STRUKTURA;ARTI O ARTISTAT,ZJARRTI E ZJARRTPISTAT;HEU,
DUKE SHTYPUR,KUKE SHSHQYPUR,DUKE BURGOSUR,KUKE TRUNGSOSUR,OU,DUKE
MASASKRUAR,KASAPRUAR;INETELEGJENCËN EDHE RREZITENCËN,ELITËN OR QE E
NGRITËN,E SHNDRITËN;TERË FYTYRËN,GJERË SHËMBËLLTYRËN,MBRENDA,JASHTA;
MË RENDA E LASHTA,STËRLASHTA;PËR KUJTIMET,TERË VUJKRIMET,BUJSHFRIMET;O
RENDË DIKTATURAVE,TRENDË GRIKASKURRAVE;QË PO NA PËRSERITEN,TEK DO NA
TERRSEVRITEN;PËR ÇRRANOSJE,ÇFARROSJE,TË KALUARËS,SHKUARES,A,DUKE NA
E BASTARDHUAR,SHKATRRUAR EDHE ARDHËMERINË AHIII O,TERË ARBERINË;HEEEJ
ANËMBANË SHKRIPKAVRRINË,ZANËMBZANË SHQIPTARINË!MË T'FALA NGA MANI,USA.

teatri18/05/2020 15:37

mos e therrisni me kete "njeri" me emrin Lali Eri se eshte e turpshme. Ai eshtre vec nje kryetar bashkie (i mjere) e asgje me teper. E do te ishte mire te bojkotohej fare nga gjithe mediat e shkruara e vizive per te mos felliqur gazetat e ekranet se na u the peshtyma nga te peshtyret

Shqipo18/05/2020 15:31

Po kujt I dhimbset ketij bushtres ,po ky eshte hiene ,bastard ,qen rruge pervers larve bythe kellire.

Shto koment

Denonco