Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mini Jugosllavia, epitafi i një tradhtari

Mini Jugosllavia, epitafi i një tradhtari

Nga Red Varaku - 21/12/2019

Rikthimi i shqiptarëve si faktor i padiskutueshëm në Ballkan ka qenë projekt i pandryshueshëm i SHBA-ve në Ballkan prej gati një shekulli.

Duke filluar me Presidentin Wilson , i cili me veton e SHBA-ve nuk lejoi zhdukjen dhe copëtimin e Shqipërisë, dhe duke vazhduar më pas me rrëzimin e regjimit, i cili pa mbështetjen e SHBA-ve nuk do të mund të realizohej, SHBA-të kanë qenë gjithmonë në krah të shqiptarëve.

Por, përkrahja e tyre kulmoi kur Presidenti Clinton vendosi të sulmojë Serbinë , për të shpallur më pas Kosovën shtet të pavarur, duke i bërë gati gjashtë milion shqiptarë të jetojnë si dy shtete të pavarura në Ballkan, kësisoj jo vetëm duke fuqizuar qartazi rolin e shqiptarëve në Ballkan, por duke i vendosur ata në krye të zhvillimeve gjeopolitike në Ballkan.

Pas gati njëqind viteve dominim të Serbëve, nëpërmjet Jugosllavisë, shqiptarët u rikthyen në Ballkan, si partneri kryesor i ShBA-ve dhe faktori më i rëndësishëm i tyre në rajon.

Kjo ishte një arritje e padiskutueshme e elitës politike shqiptare në të dy anët e kufirit dhe padyshim një arritje që i vendoste shqiptarët në pozita të privilegjuara në raport me popujt e tjerë. Kjo solli zhvillim dhe prosperitet për shqiptarët.

Sigurisht, të vetmit që ndiheshin dhe ndjehen të kërcënuar nga fuqizimi i shqiptarëve, ishin dhe janë serbët. Për faktin e thjeshtë se kështu ata humbën dhe humbasin rolin e tyre në Ballkan, dhe kjo do të thotë edhe dobësim i fuqisë dhe ekonomisë së tyre.

Por, me ardhjen e Ramës si kryeministër në vitin 2013 të gjitha këto arritje, morën tatëpjetën. Miqësia e dyshimtë e kryeministrit shqiptar me udhëheqësin serbomadh , krahun e djathtë të kasapit të shqiptarëve Millosheviç, nën bekimin e Putinit, shënon fillimin e dobësimit të faktorit shqiptar në Ballkan.

Nga 2013, Rama është angazhuar në realizimin e një ‘marrëveshjeje’ të padrejtë me Serbinë , e cila i kërkon shqiptarëve të falin territore në k?mbim të njohjes. Ai i kërkon shqiptarëve të mohojnë gjakun e derdhur të dëshmorëve në këmbim të njohjes.

Zhvillimi për ndarjen dhe copëtimin e Kosovës nuk ka asnjë mbështetje ndërkombëtare , por ka qenë fund e krye një projekt i nxitur nga Rama dhe premtimi që ky i fundit i kishte dhënë Vuçiçit. Për këtë iniciativë e ka marrë një përgjigje të prerë nga Berlini.

Por, ideja e Jugosllavisë së Re nuk është vetëm një thikë pas shpine për Kosovën që synon izolimin e saj, por në një perspektivë afatgjatë vulos defaktorizimin e shqiptarëve në Ballkan, duke na rikthyer defacto në vasalë dhe satelitë t? Serbisë.

Kjo do të ishte jo vetëm një tradhti dhe thikë pas shpine për Kosovën, por do të ishte një zhvillim kundër kohës dhe historisë, e cila do të rikthente sërish serbët në krye të Ballkanit. Ideja e Jugosllavisë së re do t’i ‘Bosnjizonte’ shqiptarët , në kuptimin që do t’i kthente në aktorë të izoluar dhe të parëndësishëm në rajon.

Pra, Rama me mbështetjen që po i jep Jugosllavisë së re nuk po tenton të dëmtojë vetëm Shqipërinë, por me pabesinë e tij po tenton të shkatërrojë aspiratën e mbarë kombit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kuti22/12/2019 15:35

Dakord por kujt ja thua o mik? Thuaja politikuceve te opozites qe nuk levizin fare por marrin edhe ata nga parate e vjedhura te shqiptareve nga kryeqeni shqiptar!!! Ku eqshte llullbasha, ku eshte LlSi;, ku eshte Mediu i republikes ku jane te tjeret????

N22/12/2019 07:46

Nje popull qe flene gjume eshte i destinuar te vdes

Balo Bna22/12/2019 07:10

Po t'a lexojë me kujdes këtë artikull vetë autori kam bindjen se do t'i vijë turp
Shqiptarët nuk prosperuan me ndihmën e amerikanëve,por lanë brekët në Shqipëri dhe po ikin nga sytë këmbët..
Shqiptarët janë kthyer në lolot e gafave të politikës së jashtëme ,të njohur për gafa,te SHBA ve..
Serbët në histori u kanë ngrënë munë shqiptarëve,se ne ja bëjmë të keqen vetes..
Sa për politikanët shqiptarë këtej dhe andej kufirit..hëmmm,këtu është paradoksi...me hajdutët dhe kriminelët që quhen politikanë dhe "votohen" nga populli ne Shqiptari...amerikanët bashkëpunuan dhe na sollën në këtë gazep që jemi sot..
Shkrim i dobët me fabul idiote..
" Jemi mbledhur ne lëndinë...
Peshkun e kapim me dorë......"

Selman Dervishi-Mani,USA.poet22/12/2019 07:04

MINI JUGOSLLAVIA,EPITAFI NJË TARDHTARI;TRINI TUGOSHKAVIA,EPIMAFI RIBARBARI;
LOKËMADHËJA MALËSISË,KOKËRADHËJA GALËZISË;ISHTE TMERRUAR,OH,TRISHTE
ÇFERRUAR;KUR KISHTE VREJTUR NJË MACË TË ZEZË,ZIJE FACË FERRBREZË;AHI,NË
VEND QË TI NDJEK O HJEK,BREJTËSAT,MIJ E PACOVA;KREJTËZAT,GRI QE PRRACOVA;
AJO FATZEZA KORBE,KRATERGREZA KOBE;DUKE GALLABËRUAR,SHKATËRRRUAR,O,
PJELLËN E VETË,SHTJELLËN E TETË;TË POSALUNDURIT,ZË KOSAPRITURIT;ATËHERË,
ZONJË E SHTËPISË,MBRUROJË SHTEGVRRISË;URDHËRON URGJENCË,KUSHTËRON
MURGJENCË;KËTE MACË FANATZMË,KRRAKAZMË;TË SJELLË,SHPJELLË;KOBE EDHE
KORBE;TË FUTEJ NË NJË THES,TË NGUTEJ HIJE SHTRES;QË TË HUMBEJ,TRUMBEJ;O,
LARG E,MË LARG;THARK E,MË THARK;MATANË SHTAT BJESHKË,OUH,MATANË SHTAT
KRESHKË;MES XHUNNGLES BISHA,STERS THRUNGLES HISHA,TRISHA;QË KURRË OH
KURRË;MOS KTHEHËJ,AS SOS PREHËJ;BREN ODE MALËSIE,THEN KODE MALEVRIE!!."
T'FALA,REFUGJAT LUFTË,PËRZENJE DHUNË;NGA FASHIZMI RUSO SERBË! MANI,USA.

Shto koment

Denonco