Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë!

Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë!

Nga Artan Fuga - 11/09/2019

Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë! Mediokritet parlamentar! Për dijeni: Kryetarit të Kuvendit zotit Gramoz Ruçi!

Deputetë që shpërfillën platformën e qeverisë për reformën e shkencës, ligjin për arësimin e lartë, Kushtetutën dhe dekretet presidenciale.

Pritej që Komisioni Medias duke shqyrtuar sot dekretin e Presidentit Meta për rrëzimin e ligjit për Akademinë e Shkencave të bëntë së paku minimumin që do e kërkonte jo detyra e lartë e deputetit, por edhe arsyeja më minimale e një njeriu që ende ka logjikë qytetare:

1. Pritej të merrej mendimi i qeverisë nëse ligjëvënësit i kishin marrë parasysh vërejtjet e qeverisë për këtë ligj?
Hiç!
2. Pritej të thirreshin ekspertë të së drejtës kushtetuese meqë Presidenti Meta kishte ngritur vërejtje që ligji shkelte Kushtetutën.
Hiç!
3. Pritej të thirrej ministria e arësimit për t'i bërë pyetjen : A ka të drejtë Presidenti Meta kur dekreton se ky ligj bie në kundërshtim me ligjin për arësimin e lartë?
Hiç!
4. Pritej të thërritej deputetja iniciatore me pyetjen: A mendon t'i bësh modifikime ligjit?
Hiç!
5. Pritej që komisioni të merrte një relator dhe një ekspertizë e të dilte me një raport nen për nen për dekretin e Presidentit.
Hiç!
6. Pritej të kërkohej relacioni financiar sipas nenit 84 të Kushtetutës!
Hiç!
7. Pritej të thërriteshin akademikë që kanë mendim të kundërt me uzurpuesit e akademisë së shkencave!
Hiç!

Kjo është kultura proceduriale e parlamentit shqiptar?
Ky është turp!
Kjo më turpëron si qytetar!
Deputetë që votojnë Kushtetutë, ligje që bien në kundërshtim me njeri tjetrin!
Këto janë veprime që përbëjnë rrezik për shtetin!

Të mos u kërkoj të mendojnë për shkencën dhe akademinë e shkencave!
Do ishte pretendim i madh imi!

Me këto mangësi :
Këta duket sikur i thonë sovranit : A, ç'na çan kokën!!!
Këta tallen me paratë tona!
Këta nuk bëjnë detyrën për të cilën ne i paguajmë!
Këta na sjellin pengesa në vend të vendosin shina ligjore për veprime të suksesshme!
Kêta nuk njohin as procedura as përgjegjësi para zgjedhësve!
Ky Kuvend gjykoj më shumë sesa më parë duhet të shpërndahet sa më parë sepse çdo minutë e tij shkatërron institucionet, shpresat në të ardhmen, demokracinë, shtetin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku12/09/2019 00:13

O Z. Sami! Fillimisht n a thuaj ndonjë llaf për dhjeputetët, gjindje pa shkollë, copa derrash e injorantësh të mbledhur me qiri si dikur Diogjeni në Athinën e Lashtë. Në krye një njeri i pashkolluar (sikurse thotë Petrit Vasili), skicofren dhe i droguar me kokainë (bipolar). Kallam kusuri me deputetë me universitete të "kryer" në Maqedoni por pa mbaruar tetëvjeçaren, shumica katunarë me kokë të shtypur e me cepa e qoshe. Veshur me Armani, por që nuk dinë me ndejt brenda veshjeve. Me super vetura që nuk justifikojnë dot as benzinën me rrogat e tyre. Ka ngè Profesori kur i kërkon të thellohen në punën e tyre, tek ligjet dhe arsyetimet, duket sikur i shan nga mëma në gjuhën tailandese. Pastaj në fund vjen edhe Presidenti Meta. Ndërsa ne të tjerët, unë, ti o Z. Sami, të gjithë si popull, ne që bëjmë komente tek "Syri" (që më të shumtën e herëve nuk i publikon fare komentet), etj. ose shajmë nëpër pijetore, ne nuk kemi asnjë faj, asnjë përgjegjësi që i lemë të na kajnë mëmat prej 75 vjetësh dhe nuk reagojmë. Do të thotë që i meritojmë këta derra orwellianë në krye.

Daj Jaku12/09/2019 00:10

O Z. Sami! Fillimisht n a thuaj ndonjë llaf për dhjeputetët, gjindje pa shkollë, copa derrash e injorantësh të mbledhur me qiri si dikur Diogjeni në Athinën e Lashtë. Në krye një njeri i pashkolluar (sikurse thotë Petrit Vasili), skicofren dhe i droguar me kokainë (bipolar). Kallam kusuri me deputetë me universitete të "kryer" në Maqedoni por pa mbaruar tetëvjeçaren, shumica katunarë me kokë të shtypur e me cepa e qoshe. Veshur me Armani, por që nuk dinë me ndejt brenda veshjeve. Me super vetura që nuk justifikojnë dot as benzinën me rrogat e tyre. Ka ngè Profesori kur i kërkon të thellohen në punën e tyre, tek ligjet dhe arsyetimet, duket sikur i shan nga mëma në gjuhën tailandese. Pastaj në fund vjen edhe Presidenti Meta. Ndërsa ne të tjerët, unë, ti o Z. Sami, të gjithë si popull, ne që bëjmë komente tek "Syri" etj ose shajmë nëpër pijetore, ne nuk kemi asnjë faj, asnjë përgjegjësi që i lemë të na kajnë mëmat prej 75 vjetësh dhe nuk reagojmë. Do të thotë që i meritojmë këta derra orwellianë në krye.

Rami Kristaq Murrizi11/09/2019 21:12

Parlahale me ne krye krye mafiozin rruco

Sami11/09/2019 15:15

Tani qe u sigurua qe nuk ja heqin karriken( pas takimit ma mafioz rucin ) presidenti ine nuk e shperndan kurre kete
. Pra kot e ke. Ky parlament shkerdhate do vazhdoje deri ne fund.i

Shto koment

Denonco