Sponsorizimi dhe lobimi i Ramës për përfshirjen e tij në dy projektet anti-shqiptare

Sponsorizimi dhe lobimi i Ramës për përfshirjen e tij në dy projektet anti-shqiptare

Nga Bujar Nishani - 30/08/2019

Personi i cili u lobua, sponsorizua dhe katapultua të marrë pushtet absolut në Shqipëri kryesisht vetëm për përfshirjen në dy projektet antishqiptare, atë të shitjes së detit territorjal shqiptar jugor dhe atë të garantimit të logjistikës politike të ndarjes territoriale të Kosovës e më tej, për të orientuar një strategji afatmesme për një Shqipëri salamandër me fusha të minuara nacionalizmash shoviniste antishqiptare brenda saj, tashmë ka nisur intensifikimin e platformës shekullore shqiptarofobe të rajonalizimit të saj politik, social e shoqëror.

Deklarimi hapur dhe jetësimi i veprimit politik e institucional me të ashtuquajturin “Këshilli Rajonit i Veriut”, përbën kulmimin e një platforme politike që ky individ dhe rilindja e tij kanë përdorur si ideologji të përçarjes kombëtare dhe profitit politik mbi këtë përçarje. 

Shqipëria nuk është një federatë por një Republikë unitare, madje shumë e vogël në kontekstin territorial dhe politik për tu konsideruar e trajtuar me pjesë.

Historikisht, pavarsisht organizimit social/politik të kohës, veçanërisht gjatë pushtimeve apo sfidave kombëtare, shqiptarët kanë reaguar si një të vetëm në bashkëpunim e gjithëpërfshirje.

Malësia dhe Labëria, Dibra dhe Kolonja, Shkodra dhe Bregu, Gjakova dhe Lumi Vlorës kanë qenë vatra të ndezjes së kryengritjeve antiosmane, antisllave, antifashiste e antikomuniste, që prej shekullit XVI.

Kuvendi i Greçës dhe Kongresi i Lushnjes, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe Sulejman Delvina, Prek Cali e Selam Musai, Sali Butka e Ded Gjo Luli, Elez Isufi e Çerçiz Topulli, Postriba dhe Zhapokika, Hysni Lepenica e Abaz Kupi e shumë e shumë të tjerë janë emblema të atij qëndrimi dhe ekzistence unitare shqiptare përpara të cilave e të cilëve del se sa i vockël është ky anarkist i kohëve moderrne me misionin për të zhbërë Shqipërinë.

Perdorimi i zhargonit, dialektit të deformuar të veriut në daljet dhe logoret publike prej tij nuk kanë qenë as për “gallate”, as batuta, as të rastësishme dhe as për të thyer monotoninë e logoresë. 

Ato kanë qenë mirë të projektuara, paramenduara dhe pjesë e platformës shqiptarofobe “përça e sundo”. Padyshim që partitë politike në kuptimin organizativ të tyre kanë strukturë kapilare në çdo lagje, fshat, qytet e zonë të vendit. 

Por dizenjimi dhe adresimi i strukturave politike me konotacion krahinor është helmi i ndarjes dhe përçarjes kombëtare në interesin e përfitimit politik brenda vendit dhe shërbimit për lobim prej qarqeve shqiptarofobe.

Platforma e identifikimit, adresimit dhe sjelljes formale, jo vetëm në perceptim por dhe artikulim, të Shqipërisë dhe shqiptarëve si “veriorë” dhe “jugorë”, është një platformë e importuar në këtë vend nga akademitë albanofobe, për ta mbajtur këtë vend e komb të përçarë, të frymëzuar nga urrejtja e xhelozia në vend të fokusimit tek vlerat dhe gjenerimi i burimeve të shumta zhvilluese. Platformë kjo që u injektua me intensitet të fortë veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte periudha e bumit prosperues të kontinentit tonë, platformë që u adaptua si opium ideologjik gjysëm i fshehtë nga rregjimi stalinist që u vendos në Shqipëri dhe u mbajt gjallë vijimësisht si një nga detajet e poshtra të përçarjes dhe sundimit të shqiptarëve prej rregjimit.

Platformë që për fat të keq duhet të pranojmë që jo pak ja ka mbërritur të kompleksojë herë pas herë shqiptarët.

Kjo platformë e poshtër dhe antishqiptare qëndron e inkubuar dhe aktivizohet kur raporti i perceptimit skanohet si frymë virtuale makro, por kur zbret në raportin familjar e individual ajo nuk ka forcë e sot madje injorohet. 

Por rreziku i aktivizimit të saj si virus kryesisht për qëllime të pushtetit politik mbahet në jetë e ushqehet vazhdimisht duke identifikuar si laboratorin e së keqes sot qeverisjen antikombëtare të “rilindsave” që nuk kanë as turpin e as cipën ta artikulojnë atë edhe në zyrat apo tryezat e ambasadave të ndryshme.

Ajo pjesë e shoqërisë, elita e saj, që e kupton fare mirë rëndësinë e unitaritetit social/politik të vendit dhe rrezikun e madh të platformës antishqiptare të copëzimit apo margjinalizimit në kuptimin rajonalist duhet të ndihen jo vetëm të turpëruar por dhe përgjegjës nominal në raport me historinë, nëse heshtin dhe nuk veprojnë në mënyrën e duhur, drejtpërdrejt e vendosmërisht. 

Askush prej nesh nuk mund e nuk duhet të pranojë të na deformojnë e të na fusin në mutacion degradimi, identitetin tonë real e të shëndetshëm që kemi. Me qenë shqiptar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ReBo.01/09/2019 13:44

Rajonizimi i Shqiperise eshte kerkese e BE per te zmadhuar njesite territoriale ne vend. Kjo per shkak te implementimit te projekteve, qe , sipas tyre, kerkojne territore me rreth 1 milion banore. Megjithate ndarjet tek ne jane por si kudo neper Europe. Edhe ne Itali po keshtu ndodh. Ky pyke ne diell qe ne e kemi (nga halli) kryeminister nuk eshte as me shume as me pak se te tjeret paraardhes te tij. Kujtoni Zogun. Ne besniket i kishte nga Mati. Po Enveri? Vetem ne trekendeshin Vlore-Gjrokaster-Tepelene. Po Berisha? Po ju jap nje shembull personal: Nga viti 2008 kisha nje problem dhe shkova te takoj dike ne zyrat e PD te Tiranes. Te Aldo Bumci ishin ne rradhe vetem 3 veta. Rradha e vertete ishte te Flamur Noka. Aty zgjidheshin problemet e Tiranes. Flitej ... e c' nuk flitej ne ate kohe. Por kaluan disa kohe qe Noka te dilte ne publik dhe te kuptohej qe kishim te benim me nje vdektar te zakonshem qe fuqine e kishte vetem se ishte nga veriu. Po sot? Mjafton te themi qe rreth 40 oficere te larte te policise jane nga Tepelena. Nekeshillin bashkiak te Tiranes nuk eshte gjetur gje tjeter por rreth 30 veta nga Tepelena. Pra ne kete dime te bejme. Keshtu kemi vendosur ta shkaterrojme kete vend qe dihet mire qe na e dhane te tjeret se ne nuk ishim ne gjendje ta lironom vete. Po komandonti i UCK-se qe po kerkon te shese gjysmen e Kosoves? Po sikur kosova te votoje prape per te? Me sa thuhet per kete pune po punon kuzhina e Surrelit me kuzhiniere speciale Batonin dhe "liderin global". Kaq.

EMANUEL30/08/2019 23:06

Njiqind e gjashtë vjet ma parë, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhgënjyem thellë nga grindjet dhe mosmarrëveshjet në mes shqiptarëve, theu betimin e marrun, e shkroi këto rreshta: 1913 -”O Perëndi! A ndjeve?/ Trathëtarët na lanë pa atdhe/E Ti gjuen me rrfe, lisat/ Nepër male kot!” (Drama “Juda Makabe”, 1920) Nji blasfemi për fratin françeskan: me qortue aktin hyjnor! Dëshprimi i thellë të sjellë në këte formë zemrimi të pakontrolluem.
Titulli i këtij shkrimi më erdhi në
mendje nga leximi i nji artikulli të botuem në gazetën “Dielli”, organ i VATRES, më 24 korrik 2019. Teksti i plotë ashtë:
1922 – “Dialog në mes të ‘dy ekselencave’, burra shteti:
-Kur të prishim Shqipërinë, ku do vemi?
-Do vemi atje ku kemi venë paratë në bankë!
-Po pse të mos hyjmë në sherbim të atyre që u a shitëm Shqipërinë?
-S’do na qasin!…..se trathëtarët, as armiku nuk u zë besë…!”
– (Faik Konica. “Diell”i, 17 qershor 1922)

Shto koment

Denonco