Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Tre mitet që goditi Meta

Tre mitet që goditi Meta

Nga Bledi KASMI - 02/07/2019

Pa qetësi dhe pa dashuri, Ilir Meta e zhveshi presidencën nga gjuha e drunjtë tradicionale e deklaratave burokratike të këtij institucioni dhe i dha sot formën e një kështjelle prej nga ku mbrohet dhe nga frëngjitë e saj goditet me top.

30 Qershori ka dhënë mesazhe të fortë që Presidenti po i lexon më instiktin e tij të vjetër politik.. 85% e qytetarëve e kanë injoruar atë dhe nuk shkuan të votojnë. Të paktën 3 përqind të tjerë i kanë zhkarravitur fletët e votimit në shenjë urrejtje ndaj detyrimit për ti dërguar me pahir në këto qendra votimi.

Eshtë një ndryshim stategjie. Ilir Meta ka kuptuar se gjuha e ftohtë e një institucioni që i drejtohet qytetarëve për medalje mirënjohje nuk funksionon më. Presidenca nga sot ka veshur një uniformë luftarake politike.

Meta ka goditur tre mite që prej shumë vitesh janë kthyer në një formë nënshtrimi, duke e ndrydhur dhe frustuar vullnetin popullor. Janë tre mite që flitet gjithnjë në tryeza kafenesh, por kurrë nuk lejohet që në mediat e kapura të shndërrohen në një debat të fortë publik dhe politik.

Miti i parë që Meta goditi sot nga pozicioni i Presidentit të Republikës është ai i një pjese të diplomatëve që prej vitesh kanë lënë pas kostumin e tyre të diplomacisë dhe kanë veshur atë të guvernatorëve që tallen dhe injorojnë njerëzit e këtij vendi si të jenë skllevër të kohëve moderne.

Dikush duhet tu tregojë kufijtë. Vendet e tryre janë mike dhe partnere. Ata mund të japin meszhe në takime zyrtare dhe informale, larg syrit të publikut dhe kjo do të ishte e pranueshme, por mënyra e komunikimit të tyre si shtojcë e zyrës së propagandës në Kryeministri është irrituese, ofenduese dhe poshtëruese për një vend të lirë dhe qytetarët e saj sot në vitin 2019, plot 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.

Për këtë takëm të vogël diplomatësh nuk kanë rëndësi që 85% e shqiptareëve nuk kanë shkuar në kutitë e votimit. Për ta e rëndësishme është që të legjitimojnë një regjim kriminal në mbi kokat e shqiptarëve, qoftë nën petkun e të ashtuquajturit “stabilokraci” qoftë edhe në anën tjetër “ryshfetokracisë”.

Miti i dytë që është goditur sot nga zyra e Presidentit është ai i të ashtuquajturës reformë në drejtësi, për të cilën Meta gjatë kohës që drejtonte LSI ka bërë gabimin fatal të votimet të tre ligjeve në Parlament, tre vite më parë në një kohë që opozita e braktisi Kuvendin duke qenë e qartë për pasoajat që do të kishin mbi deformimin e reformës në drejtësi.

Tani është e qartë për këdo se nuk ka reformë në drejtësi. Ajo është manovra më e rrezikshme për nënshtrim dhe fillimin e gjyqeve politike ndaj kundrështarëve . Goditja e kësaj reforme me argumenta juridikë duhet të kthehet në një debat të fortë publik dhe politik në mënyrë të qartësimit të opinionit.

Miti i tretë që u godit nga zyra e Presiudentit është ai i Xhorxh Soros, njeriu që e konsideron këtë popull dele dhe mendon se mund të bëjë një ekspriment duke e nënshtraur dhe duke instaluar diktaturën sorosiane nën drejtimin e njeriut me kartelë.

Goditja e tij nuk është më thjesht dhe vetëm në rrethe shoqërore , por një çështje që duhet trajtuar në mënyrë institucionale përmes kthimit edhe kjo në një debat publik.

Rrëzimi i këtyre tre miteve të rreme që po mbajnë peng të ardhmen e këtij vendi është dhe duhet të kthehet në një prioritet të të gjithë shoqërisë nëse do të duam të mos jemi më peng i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Hmmm03/07/2019 16:01

@krasasitp
Komenti yt eshte ndryshe nga here te tjera emocional. Kjo eshte e pranueshme se kjo opozite qe sot paraqitet si anti sistem ka qene pjese e sistemit dhe ka sjelle shume deme per Shqiperine. Mbajtja ne pozicion drejtues e Berishes eshte nje tregues jo i mire per te. Por kjo nuk duhet te na mbylle syte perballe problemeve dhe pergjegjesve te gjendjes se sotme.Une do te mundohem te kundershtoj disa nga argumentet e tua.
1 Kunder SHBA. Kunder kujt SHBA-je? Kunder DASH qe e paraqet Shqiperine si qender trafiku droge ku mbillet hashash si zarzavate apo kunder ambasades qe nuk e hapi gojen kurre per problemin e hashashizimit dhe trafikut kolosal te droges(flasim per tonelata kokaine).
2 Kunder Brukselit. Brukseli e dha rekomandimin per anetaresim por tani e dy vjet vendet anetare nuk e marrin parasysh kete. Ku eshte serioziteti i Brukselit ketu. Pastaj a nuk ishte ky Bruksel qe gatoi corben e shkembimit te kufijve Kosove-Serbi.
3 Kunder Gjermanise. Po te shikosh politiken e jashtme gjermane shikon se eshte e orientuar drejt realizmit dhe nuk eshte se ka pasur qendrime te prera ne favor te njeres pale. Ata si realiste nuk jane te prere por ne levizje konstante.
4 Kunder Sorosit. Nuk i besoj plotesisht atyre qe thuhen per te por ku del tym dicka ka.Pastaj Sorosi mund te jete miliarder por nuk eshte shtet te jesh kunder tij nuk eshte gabim i madh.
5 Kunder reformes ne drejtesi. Reforma me standartet e dyfishta si rasti i Donika Preles apo rastet kur ONM injorohet eshte kthyer ne farse. Kete e them me trishtim jo thjesht konstatim.
6 Kunder pluralizmit. Cili pluralizem? Ai ku votuesi shtrengohet me te gjitha menyrat te votoje sipas preferencave te oligarkeve. Apo ku ti hedh voten per dike e numerohet per tjetrin. Pa vote te lire nuk ka pluralizem.

Osumi03/07/2019 14:47

Krasas. Kot ke dale, mire ishe ca kohe ne folene tende. Nuk impresionon kerkend me komentet e tua. Kot entuziazmohesh e majta me kete akt, vendin e ka ne koshin e plehrave bashke me seren tuaj te ndyre.

N02/07/2019 17:45

Nga bordi sorosit po shkruan ?

krasasi tp02/07/2019 16:04

Me top ju paste xhaxhi,
1.Kunder SHBA.
2.Kunder Brukselit.
3.Kunder Gjermanise.
4.Kunder Sorosit.
5.Kunder Reformes ne Drejtesi.
6.Kunder Pluralizmit.
Te gjashte faktoret e mesiperm, ne vazhdimesi e ne bashkepunim, kane punuar kunder

a.:Prokurorise se Sollakut .
b.Prokurorise se Llalles.
Kunder Noterise se :
a.E.Halimit.
b.P.Vasilit,
c.Y.Manjanit.
Kunder Gjykates se, ndjese nuk po permend asnje nivel dhe asnje drejtus pasi radha mund te jete e gjate, mund te harroj disa te "dalluar"e kjo nuk do ishte e drejte.
Kunder Avokatise se Parise se Tiranes, por jo te qytetareve.Per gati 28 vjete SHBA dhe BE priten qe te vinte Edi Rama ne Kryeministri qe ta perdornin ate dhe Reformen ne Drejtesi si instrument per te nxjere inatin dhe mar hak ndaj "patrioteve "te Parise se Tiranes.Me top kunder sistemit ,me top kunder pluralizmit,me top kunder kushtetutes dhe rendit demokratik.Kisha vendosur mos te komentoja me dhe kisha me shume se nje muaj qe veshtja.Por kur flete Kryeredaktori i RD si zedhenes i Presidentit ndryshon puna.Presidenti i SHBA leviz ne kemb ne kufirin midis dy Koreve, per te takuar Kim-in e Korese se Veriut per ti zgjidh mosmarreveshjet dhe bashkimin e dy Koreve nen nje sistem demokratik,ndersa lideri i opozites nuk ulet me Kryeministrin sa te jete gjalle.Ne vend te dialogut ofron revolucionin. Presidenti jone kercenon se do bej hatane.Kryeredaktori i RD te pares gazete opozitare na njofton se revolucioni i munguar i Z.Basha do gjemoj nga topat e Presidences.Mos ja merni per keq Z.Rama, te nderuar.Ai mund te mos jete ndryshe nga ju,por pjese e Parise se Tirane-s,por Ai e kuptoj se me futjen e (ONM) si Protektor ne sistemin e drejtesise ,nuk kishte rruge tjeter.Vetem te ecte para.Ndoshta eshte nje i penduar.Po te gjithe e kane ne dore te bejne te njejten gje.Pendese ne vend te topave.Fundja e kish per detyre ,eshte Kryeminister i R.SH.Te tjeret luajne me qarin.Po e penguam,po e zvarritem deri ne ndryshimet qe do sjell revolucioni, jemi te fituar.Une nuk votova ne 30 Qershor, por voten time mos e llogarisni te ajo "85% " i fitores "fantastike" te opozites.Vota ime eshte per te djathten, por jo per opoziten qe ja caktojne axhenden, te "kuvendi" te Pazari i Ri me mikpritesin Erion Velija dhe bujtesit e tij te ftuar dhe me vendimet te mara pasi rrekellyen nje fuçi me vere, te shoqeruar me peshk.Me peshk e jo me ngjala si ne Gjirin e Lalzit.

Shto koment

Denonco