Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ata dhe ne

Ata dhe ne

Nga Gentian Çala - 23/06/2019

Nga Gentian Çala

Po huazoj këtë shprehje të kryeministrit aktual, për të cilën para disa muajve mendoja se nuk ishte e drejtë që e përdorte sepse më dukej përçarëse, kurse sot mendoj të kundërtën. Ai kishte të drejtë, pasi jemi në një anë ne dhe në tjetrën, ata.

Dikush mund të pyeste kush janë ata dhe kush jemi ne?

Ata janë Rilindja, ata që erdhën në pushtet, të cilin e përdorën si mos më keq, duke pasuruar veten dhe një grusht njerëzish. Ata janë ata e mbushën parlamentin me gjytyrym pa shkollë e me dosje kriminale. Ata janë ata të hashashit e trafiqeve të kokainës e heroinës.

Ata janë ata që pasi blenë votat me ndihmën e krimit, të shesin dhe dëngla me indicie. Ata janë ata që nuk e rruajnë se nuk i ndjek kush, se po të ishte ndryshe plot prej tyre duhej të ishin pas hekurave. Ata janë ata që shpikën PPP për veten dhe miqtë e tyre. Ata janë ata që prishin teatrin për të bërë kulla.

Ata janë ata që ta prishin shtëpinë duke nxjerrë në katër rrugë familjet, për të vjedhur paratë e rrugëve që ndërtojnë mbi to. Ata janë ata që nuk ju dhimbsen mijrat e familjeve që u heqin kafshatën e ndihmës ekonomike. Ata janë ata që shesin naftën tonë te të huajt, pa u marrë asnjë taksë.

Ata janë ata që pasi zaptuan shumë institucione, po përgatiten të bëjnë zgjedhje pa opozitë e pa dekret presidencial. Ata janë ata që bëjnë zullumet, kurse përfaqësuesit e opozitës po i dërgojnë në ndjekje penale sepse po protestojnë, sepse po përpiqen ti thonë jo zgjedhjeve të paligjshme.

Po ne? Kush jemi ne?

Ne jemi ata që kemi dalë në rrugë, me parti e pa parti. Ne jemi ata që po denoncojmë kastën që ka marrë peng vendin dhe demokracinë!

Ne jemi ata që nuk ndalemi derisa të bjerë modeli politik dhe administrativ i Rilindjes. Tashmë ne jemi shumë, sepse kemi të drejtën në anën tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Llosh Palloshi24/06/2019 05:37

Ta kerkojme pak pergjegjesine te " miqte" tane te medhenj,amerikanet ,qe me çdo mjet dhe kercenim po ndalojne çdo opozite ndaj Rama-Veliajt...
Shume here ,madje perhere jane treguar me rilindas sesa vete keta..
Nese kemi dinjitet duhet te behemi europiane.,..
Protesta edhe perpara Ambasades Amerikane ne Tirane!
Qindra mijera vete!
Ta pasqyroje shtypi i huaj!
Pastaj ata sorosianet e " Rruges te Elbasanit" jovetem nuk do rilinden më .po rrezik marrin rrugen per ne shtepi,qe pastaj nga matane Atlantikut te na vijne " burra" jo më kurva me Soros ne bythë...
Behemi europiane edhe ne!

Toni24/06/2019 00:05

Ata qe linden sot mendjet e tyre kan akoma ne mendje se; edhe bar po te haj populli duhet tu besoj poktyre, edhe prinerit dajallaret, e tyre dje thonin se jemi vendi me ibegate ne bote,dhe populli e duartrokiste, frike ne ate kohe; .po sot! Cadreqin ibeson dhe i duar troket akoma, edhese kaluan 30 vjet prap qorra.por historija kemi frik se ksaj rrladhe do shkuhet jo si ne nentedhjeten 0 91shinku i ben shqiptaret te hikin sot duhet tehikin ato qe saliu i fali ne 91sjin.

Shto koment

Denonco