Tre të pathënat e Bild

Tre të pathënat e Bild

Nga Çim Peka - 18/06/2019

Në kakofoninë e reagimeve të politikës, mediave dhe publikut në lidhje me publikimin e përgjimeve nga gazeta gjermane Bild, duket se ka humbur thelbi i këtyre publikimeve, si pjese integrale e një serie artikujsh nga kjo gazete dedikuar Shqipërisë.

Së pari, publikimi i përgjimeve, nuk është synim në vetvete. Në fakt, bëhet fjalë për analizë nga ana e Bild mbi situatën politike në vend, dhe problemet që kanë dalë në procesin elektoral me anë të manipulimit masiv të votës nga Partia Socialiste dhe qeveria e drejtuar prej saj. Argumentet që jep Bild në një cikël shkrimesh, që kanë brenda edhe gazetarinë investigative janë dy: qeveria e Edi Ramës është e lidhur kokë e këmbë me krimin e organizuar, dhe se ajo ka vjedhur/manipuluar zgjedhjet, edhe në bashkëpunim me këto grupe.

Rrjedhimisht, kjo qeveri si produkt i këtyre zgjedhjeve është ilegjitime bashke me parlamentin. Publikimi I përgjimeve shërben thjeshtë si prove mbi këto dy argumente.

Së dyti, trajtimi që i bën politika, media dhe opinioni publik duket se është fokusuar tek argumenti se këto shkrime janë shkruar për të patur si konsumator të vetëm opinionin publik shqiptar.

Në fakt është krejt e kundërta. Këto artikuj nuk janë shkruar për konsum të brendshëm në Shqipëri. Po të ishte e tillë, ato do të publikoheshin në mediat e brendshme. Aq më tepër se shqiptarët nuk kanë nevojë të mësojnë nga një media e huaj se çfarë është bërë me zgjedhjet, si janë manipuluar ato, dhe kush janë lidhjet e qeverisë me krimin. Këto i di i madh e i vogël në Shqipëri.

Opozita shqiptare ka dorëzuar mandatet dhe ka bojkotuar zgjedhjet vendore pa pritur median gjermane që tu japë legjitimitet pretendimeve të saj bash për faktin se këto pretendime i merr për të mirëqena kushdo. Seria e artikujve te Bild është shkruar për opinionin publik në Berlin, Paris, Londer, Rome, Bruksel, Washington. Bild është një gazetë që lexohet në të gjitha nivelet në kancelaritë e këtyre vendeve dhe kudo në botë.

Artikujt e Bild synojnë këtë publik e këto kancelari. Kjo është arsyja se pse transkriptet janë bërë në Anglisht e jo Gjermanisht.

Së treti, ka një keqkuptim se nga kanë rrjedhur këto përgjime. Opinioni është i bindur se kanë rrjedhur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe kanë gjetur rrugën deri në Gjermani. Vetë Edi Rama është kujdesur që kjo tezë të zërë vend. Rama është shprehur disa herë se përgjimet kanë dale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe nga një prokuror specifik, të cilit nuk ja përmend emrin qëllimisht, por që është e qartë për këdo se për kë prokuror bëhet fjalë.

Nëse Rama thotë se është një prokuror nga Tropoja, që ka qenë në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që tani nuk është më, që është ushtar i Berishës, dhe që ka probleme me vetingun, Rama në fakt na e ka thënë se kush është, vetëm numrin e këpucës nuk e ka dhënë.

Por ai nuk e përmend me emër, sepse në atë rast i duhet ta provojë, por nuk e provon dot, sepse nuk është ai. Dhe Rama e di mirë këtë. Hetimet për dosjen e Durrësit dhe të Dibrës nuk janë nisur nga prokuroria shqiptarë, por nga institucionet gjermane të zbatimit të ligjit. Janë nisur për të hetuar dhe kanë përgjuar dy grupe të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Gjatë përgjimit të këtyre bandave kriminale rastësisht kanë rënë në grep edhe zyrtarët shqiptarë dhe përgjimet e tyre tregojnë atë që na jep publikimi i Bild. Këto dosje, bashkë me CD-të e përgjimeve më pas i janë dorëzuar autoriteteve shqiptare për shkak të juridiksionit territorial.

E thënë me qarte, këto dosje dhe këto përgjime i janë venë në dispozicion prokurorisë shqiptare, e cila është marrë me pjesën e grupeve kriminale, por që nuk ka hetuar procesin zgjedhor as në Durrës e as në Dibër.

Pyetja që shtrohet është kjo: këto përgjime të autoriteteve gjermane janë nxjerrë nga prokuroria shqiptare dhe kanë përfunduar tek Bild në Gjermani, apo Bild i ka marrë në dorë pa patur nevojë të udhëtoje deri në Shqipëri? Përgjigjen po ja lë lexuesit ta nxjerrë, por pres që Edi Rama ose të drejtojë gishtin me emër tek prokurori që i ka nxjerrë, ose të na thotë se i kanë nxjerrë vetë gjermanët.

Ai e di përgjigjen e saktë.

Mos presim të na e thotë Bild, sepse nuk ka për ta bërë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Edgar18/06/2019 18:32

Nuk ka rendesi se si dhe nga ka dale informacioni por vertetesia e saktesia e tyre. Cim Peka ka te drejte, institucionet gjermane dihet qe kane qebe ne Shqiperi e jo kot, per turizem. Puna e tyre eshte bere, dokumentuar cdo gje dhe e lejuar nga gjykatat ne Shqiperi. Prokuroria ne Shqiperi nuk vepron sepse nese do ta bente pushteti i Rilindjes duhej te kishte rene.

By the way18/06/2019 18:26

Ne, si Delja e zezë e Evropës, kemi arritur shumë dështime të suksesshme dhe skandale të njëpasnjëshme sa kemi kapur rekorde të papara në Zonën e Be-së dhe përtej. Drogën , si bima kryesore që prodhojmë, kapet nga Italia, nga greku dhe vende të tjera siç kapen edhe bandat kriminale që janë in staluar kudo jashtë vendit, si i vetmi produkt që kemi arritur ta eksportojmë me shumicë. Policia dhe deputetët e Ripjerdhjes kujdesen që këto lloj biznesesh të na shkojnë mbarë, siç kujdeset për blerje votash. Suksesin më përrallor do ta arrijmë këtë vit me votimet pa zgjedhje të 30 Qershorit. 99.999% është pritshmëria. Festë e madhe ka me u ba. Brukseli po monitoron dhe ka filluar të dyshojë se mos ka ngatrruar adresë. prisedenti ua kujtoi se këso votimesh bëhen vetëm në vende diktatoriale njëpartiake dhe , kur e morën vesh, shikuan njëri - tjetrin dhe thanë: "Ç' duam ne këtu? Çfarë zgjedhjesh janë këto? Vende dhe popuj! Turp!"Po gazetën gjermane "Bild" edhe në anglisht , a e lexuan? Medet, ku jemi katandisur. Ndersa Rama pritet nga shqipëtarët në Anglime fjalët: " Rama ik! Rama go! Albania is mafia etj.

Krist18/06/2019 16:24

Ky shkrim,skjaron problemin e hetimeve,duke hedhur poshte,shume emisione qe jane zhvidhuar neper programe te ndryshme televizive.Pergjimet na qenkan bere nga gjermanet (sa te poshter keta gjermanet !).

Alisa CAZIMI18/06/2019 16:13

Cim PEKA ,te falenderojme nga zemra per cdo informacion qe na sjell .Familja CAZIMI Bern Zvicre...

Rami Kristaq Murrizi18/06/2019 15:46

Po mediat audiovizive qe paguhen nga taksat tona nuk mbajne pergjesi?,apo Jane vetem per te marre tendera ,dhe per ti here fresk te bytha Taulant Balles.Pse duhet qe ti publikoj bild dhe medjat tona flene gjume dhe zhyten per dite ne llum.Nuk e di po fjale jane qe Aleksander Frangaj po nderton resort turistik ne dhermi ,se Ramiu I Ka dhene grand 400 000 000 euro ,fjale jane dhe mbase sjane te verteta po ku Ka ze s' eshte pa gje .Prandaj mediat tona kane shitur sumen cdo gje mund te ndodhi per ata vetem Rama te rri ne pushtet.

Genti18/06/2019 15:11

Po per OSBE-ne qe i ka certifikuar zgjedhejet do te mbaje njeri pergjegjesi?

Shto koment

Denonco