A do të shënojë 2016-ta fundin e demokracisë?

A do të shënojë 2016-ta fundin e demokracisë?

Nga John Lloyd - 27/12/2016

Viti kaluar shënoi kohën kur kufijtë dhe dështimet e demokracisë u bë më të dukshme se kurrë,  pas Luftës së Dytë Botërore, duke mishëruar mendimin se qeveritë totalitare ishin më mirë. Pas konflikteve të mëdha dhe të shëmtuara, demokracitë mundën tiranitë e Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, por  për ironi, një fitore bëri që të gjitha sakrificat e pakrahasueshme njerëzore, t’i adresoheshin tiranisë më të madhe nga të gjitha, Bashkimit Sovjetik.

Fituesit, të udhëhequr  të “pasurat” dhe të “sigurtat”, Shtetet e Bashkuara, i dhanë formë dhe krijuan të gjithë botën e pasluftës.  Institucionet e krijuara nga aleatët, në mesin e tyre edhe Kombet e Bashkuara, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, e kanë origjinën nga debate të ashpra mes Aleatëve gjatë luftës; ato ishin projektuar për të sjellë stabilitet, të zëvendësonin luftën me argumentin dhe të siguronin ndihma dhe  zhvillim për të varfrit. Në vitin 1948, Ëashingtoni dha 13 bilion dollarë për rindërtimin e Europës së shkatërruar.  I quajtur si “ Plani Marshall” për shkak të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Xhorxh Marshall, ndihma ishte projektuar që të mbështeste qeveritë demokratike dhe të mbante pranë aleancës, ish shtetet diktatoriale.

Gjatë viteve të pasluftës, fitimtarët kishin besim tek sistemet e tyre politike, duke marrë forcë edhe nga angazhimi aktiv i qytetarëve në zgjedhje, partitë politike dhe debatet e hapura. Por tani, marshimi i demokracisë është ndalur dhe në disa raste, është përmbysur.

Viti që po lëmë pas, ka parë dy referendume në dy shtete të mëdha evropiane, akte qytetare që nuk janë pjese e traditave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë. Të dyja vendet kanë përçmuar zgjedhjet politike, që rekomanduan qeveritë e tyrë. Në Mbretërinë e Bashkuar, u votua për anëtarësim në Bashkimin Evropian ndërsa në në Itali për ndryshimet kushtetuese. Të dyja rezultatet nxitën dorëheqjet e kryeministrave: Matteo Renzit në Romë, dhe David Cameron-it në Londër. Të dy kishin parlamentin si legjislaturën e tyre supreme, Italia që nga lufta e fundit botërore dhe Mbretëria e Bashkuar për shekuj me radhë.

Referendumet janë tani të favorizuarat e partive populiste, sepse besohet se ato mund të drejtojnë dhe të udhëzojnë “tigrat” e revoltës popullore. Referendumet janë zëri i popullit, apo jo?

Partitë kryesore politike kanë bërë rregullisht përpjekje për të zgjeruar pjesëmarrjen e qytetarëve në politikë, zakonisht pas protestave dhe polemikave. Por ata rrallë herë kanë sjellë një numër të madh njerëzish në takime, dhe siç shkruan Francis Fukuyama, shumica e qytetarëve nuk kanë as kohë, as sfond, as prirjen që të ballafaqohen me çështjet e ndërlikuara të politikave publike”. Zgjerimi i pjesëmarrjes thjesht ka shtruar rrugën për grupet e organizuara të aktivistëve, të fitojnë më shumë pushtet. "

Eksperimenti më i madh që përfshin numrit më të madh të shteteve për të krijuar strukturat e reja demokratike, është Bashkimi Evropian, që rritet në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 1950. Por dekadën e kaluar, ai ka ngecur në të njëjtin pozicion si qeveritë anëtare, i shtyrë nga elektoratet e tyre, si dhe partitë euroskeptike që kërkojnë kthimin e vendimmarrjes tek parlamentarët dhe “njerëzit” e tyre.

Ashtu po argumenton gjithnjë e më të fuqishëm Marine Le Pen nga Frontit Kombëtar francez: "Shtet-kombet janë kthyer!"

BE-ja u prezantua nga krijuesit e saj dhe shumë prej politikanëve të saj, si një hap i ri në qeverisjen demokratike, një bashkim vullnetar kombesh apo një njësi federale që mund të rivalizojë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe të ketë edhe më shumë ndikim në korporatat globale dhe shtëpitë financiare. Por BE-ja e ka cuar projektin e saj politik, shumë larg, veçanërisht duke u përpjekur të përdore mekanizmin financiar të euros për qëllime politike. Vendet si Greqia dhe Italia i kanë zhvleftësuar jashtëzakonisht monedhat e tyre për të mbajtur një avantazh konkurrues; tani ato nuk mund të mbijetojnë pa lënë euron. Por nëse dalin nga BE-ja, ato do të ballafaqoheshin me borxhe të mëdha të shprehura në euro, ndërkohë që monedhat e tyre, dhrahmia dhe lira, do të u zhvleftësoheshin rëndë. Ato rrezikojnë nga të dyja anët, si duke qëndrojmë ashtu edhe duke u larguar

Ndërkohë, autoritarizmi është duke bërë një replikë. Që kur Presidenti rus Vladimir Putin u fut në mesin e njerëzve të vitit në  “Time”  për shkak të njohjes së sukseseve të tij, edhe pse i dhunshëm,  siç ka qenë në Ukrainë, Siri por edhe në Rusi, sondazhet tregojnë se ai ende e ka mbështetjen e madhe të publikut.  Pjesë e sondazheve për presidentët autokratike janë edhe ai kinez Xi Jinping  , Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, lideri egjiptian Abdel-Fatah el-Sisi, ai filipinez Rodrigo Duterte i cili ndiqet nga Jaroslaë Kaczinski, kreu i partisë në pushtet në Poloni dhe Viktor Orban, Kryeministri hungarez

Ka tre mënyra pët t’i dhënë fund dilemës ku ndodhet demokracia. E para, por edhe më pak e mundura, është që lëvizjet e ndryshme populiste të rrëzohen dhe që Presidenti i zgjedhur Donald Trump të jetë në gjendje të qeverisë në mënyrë koherente si dhe që “Brexit “  të nreqë dëmet e ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar.

Së dyti, populistët të bëhen pjesë e elitave dhe “rrjedhave” politike, ashtu sic të djathtët ekstremiste iu bashkuan radhëve të parlamentarëve në Finlandë.

E treta, është më e vështira nga të gjitha.  Referendumet kanë treguar fuqinë e refuzimit popullore ndaj “alternativave të zgjedhura nga qeveritë”.  Për të pasur sukses, të tre skenarët e mësipërme duhet të jenë pjesë e procesit të largimit nga politika që këmbëngul për një ndryshim radikal të menjëhershëm.  Por kjo do të jetë një rrugë të ashpër, të cilës i kemi hyrë tashmë por me një “këmbë të lidhur” do të jetë shumë e vështirë të ecim.

/Reuters – Përshtati Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco