Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

'Bild' tregoi si asgjesohet e vërteta publike, kur pushtetet financohen nga gangsterët

'Bild' tregoi si asgjesohet e vërteta publike, kur pushtetet financohen nga gangsterët

Nga Bujar Nishani - 15/05/2019

Gazeta e madhe dhe influente në Gjermani, BILD shkruante dje : “...Shqipëria është shembulli kryesor i një vendi kaotik në duar gangsterrësh...”.

E turpshme për të gjithë ne ! E turpëshme por dhe kriminale për ata që në krye të 6-të viteve qeverisje të këtij vendi e kthyen atë në ferrin e qytetarëve të vet dhe parajsën e gangsterrëve. Por, gjithashtu një realitet që na turpëron të gjithëve, duke na veshur imazhin e të përunjurve ndaj gangsterrëve e të pazotët për ti treguar vendin që meritojnë në të vërtetë gangsterrët që kanë pushtuar institucionet në këtë vend.

Konstatimi i Bild se Shqipëria është në duart e gangsterrëve nuk është i panjohur për shqiptarët por ai tregon se çfar imazhi ka imponuar për ne në perëndim qeverisja aktuale e “rilindësve”. Denoncimi i Bild nuk e zgjidh dot kaosin që kanë krijuar anarkistët në pushtet por tregon se sa të mëdha dhe të vështira janë përgjegjësitë e shqiptarëve për vendin dhe fëmijët e tyre.

Natyrisht që Bild nuk jep receta se si shqiptarët duhet të gjejnë rrugën e kthimit të vendit të tyre në normalitet por ajo qartëson opinionin publik në perëndim se gangsterrët shqiptarë nuk janë të rrezikshëm vetëm për qytetarët e Shqipërisë por kërcenojnë tashmë drejtpërdrejt edhe sigurinë e qytetarëve evropianë.

Alarmi i Bild tregon se si mund të asgjesohet e vërteta publike në një vend prej propagandës spekulative kur pushtetet e rëndësishme të medias dhe drejtësisë financohen e menaxhohen nga krimi organizuar në funksion të gangsterrëve në pushtet.

Media e lirë dhe prestigjoze Bild nuk shkruan për të informuar qytetarët shqiptarë, sepse nuk ka njeri në këtë vend që nuk i njeh gangsterrët, qofshin ata që përndiqen e dhunohen nga gangsterrët e qofshin ata që i ndjekin pas e u shërbejnë gangsterrëve. Bild u tregon qytetarëve europian se si taksat dhe parimet e tyre keqpërdoren, tjetërsohen dhe hidhen në koshin e korrupsionit, kapakun e madh të të cilit gangsterrët e kaosit shqiptar e mbajnë hapur “non stop” !

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp16/05/2019 15:23

Krist,une nuk mund te jem zedhenes i "Gruas se Skenderbeut" dhe as i "Kapterit te ushtrise",nderkohe as ti nuk e besoj te kesh mare persiper, apo te kete ngarkuar si zedhenes ndonji kapter ushtrie apo kush tjeter.Por une besoj qe nga kendveshtrime te ndryshme, japim ndonji "recete" per te semuret megjithse nga niveli i komenteve tona kuptohet qarte qe ne nuk jemi doktora, por sidoqofte tregon nje fare shqetesimi per situaten "gripale" ne politiken shqiptare.Se ti e di qe gripi mund te shnderrohet lehtesisht ne epidemi.Une rekomandoj ne "recete" barna perendimore, ti rekomandon barna lindore.Llafet e njerzeve dhe vrimat e murit nuk zihen, thote populli.Siç thote edhe tjetren qe qente le te lehin, karvani te shkoj perpara.Ndaj nuk jam une problemi.

Krist16/05/2019 01:40

Krasasi tp,a i ke marre leje Spiropalit ,ndofta edhe Pezes,per t'u bere ju zedhenes i qeverise,bile dhe i Rames? Ne se jo,,problemet do i kesh me personat qe permenda.Ne se po,trego kujdes,se edhe zedhenesi,e sidomos ata qe nuk jane zyrtare,nuk ka te drejte te jape mend,per askend,e aq me pak per ndonje Parti,qe,jo vetem nuk ta ka nevojen,por i prish edhe humorin e mbremjes.Prandaj mos e rendo ndergjegjen tende,sado qe te perpiqesh qe te te shtojne shperblimin per detyrat qe te japin.

Krist16/05/2019 01:40

Krasasi tp,a i ke marre leje Spiropalit ,ndofta edhe Pezes,per t'u bere ju zedhenes i qeverise,bile dhe i Rames? Ne se jo,,problemet do i kesh me personat qe permenda.Ne se po,trego kujdes,se edhe zedhenesi,e sidomos ata qe nuk jane zyrtare,nuk ka te drejte te jape mend,per askend,e aq me pak per ndonje Parti,qe,jo vetem nuk ta ka nevojen,por i prish edhe humorin e mbremjes.Prandaj mos e rendo ndergjegjen tende,sado qe te perpiqesh qe te te shtojne shperblimin per detyrat qe te japin.

Shpellar,cecen afgan alban15/05/2019 15:02

Opozita me te gjithe aleatet,nuk gabuan qe i dorezuan mandatet.Ky akt,I ndodhur me vonese, ne fakt quhet KORIGJIM.
Marreveshja fame keqe e zgjedhjeve te 2017-es,asht zanafilla e te gjithe kesaj qe po ndodhe tashti ne Shqiperi!Ajo vetem i zgjati jeten nje qeverie ”rivdekese”!

krasasi tp15/05/2019 13:25

Meqe doli "vajze", ja lini ne preher Z.Basha.Djegia e mandateve pas nje hezitimi te gjate, ishte nje gabim.Partneret qe ju paralajmeruan per mos ta hedhur kete hap,ju rekomandojne te uleni pa kushte me Kryeministrin.Dita e zgjedhjeve lokale eshte dekretuar dhe çdo ndryshim, mund te vij ne saj te nje marreveshje politike.Ndaj Z.Basha duhet te ulet me Z.Rama pa kushte.Sipas nje informacioni qe kam nga mbrena Rilindjes, por qe nuk eshte i mjaftushem,se duhen nga dy burime siç thoshte Z.Berisha dikur,Z.Rama eshte i gatshem ti shtyj zgjedhjet vendore me 6 Muaj ,ka ndermend ti propozoj Z.Basha qe te zere vendet bosh ne Parlament ,sa kane ngelur.Eshte i gatshem qe te bjer ndakort qe zgjedhjet vendore te behen ne nje kohe me zgjedhjet e pergjithshe si dhe me zgjedhjen e Presidentit nga populli. Nese z.Basha i pranon te gjitha keto perfshi edhe ndryshimet ne sistemin zgjedhor,behen nje zeri edhe ndryshimet kushtetuese.Z.basha ka ne dore te bej apo te hedh ne tavoline obsionet e tij.Te dy kreret e mazhorances dhe opozites dalin nga takimi te lumturuar.Risqet individuale dhe perfitimet politike i mban sejcili.Jemi ne kushtet kur nuk mund te themi qe "ketej me djeg dhe andej me percellon", ndaj nuk afrohem fare te zjarri.Ne rruge eshte ftohte,"ne Santiago bie shi".

Shto koment

Denonco