Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ata nuk duan të të rrëzojnë

Ata nuk duan të të rrëzojnë

Nga Red Varaku - 14/05/2019

Nga Red Varaku

Tashmë je thjesht një i mjerë dhe i çmendur për fatkeqësinë e këtij vendi, që do të kesh një fund të keq. Por përpara se kjo të ndodhë ti duhet të përballesh me krimet e tua që si thika pas shpine ja ngule këtij kombi , pastaj duhet të përballesh me makthet e tua. Ti e di që dita e llogarisë është afër. Por, unë e di që kjo për ty nuk është asgjë.

Sepse, makthi yt më i madh, ajo që ty të kall datën më shumë, është fakti se përballë ke pikërisht ata që nuk do të doje kurrë ti kishe. Ata që nuk e kanë personale me ty. Ata që nuk duan të të rrëzojnë, por duan të varrosin trashëgimine tënde dhe të etërve të tu. Ke pikërisht ata që zgjodhën të të qëndrojnë përballë, jo sepse të urrejnë ty apo sepse i urdhëron partia , por si qytetarë, që e duan lirinë dhe e urrejnë tiraninë.

Ata janë njerëz, që nuk flenë dhe zgjohen me ëndrrat për ndërtimin e monumenteve të lavdisë për veten. Por njerëz, që derdhen shesheve vetëm nga një thirrje e brendshme, pa patur nevojë për platforma mediatike moderne dhe shumë të komplikuara dhe as ndonjë logjistikë të sofistikuar.

Njerëz që e kanë refuzuar me përbuzje dhe neveri kultin e vetes, atë mendimin joshës, që të fton vetëm për interes, për një vend pune ose favore të tjera. Njerëz, që me fisnikëri kanë vendosur të përballen me banda  të armatosura, duke e njohur që  fuqia e këtyre bandave i tejkalon ata disafish.

Ata janë njerëz të ndershëm, të shkolluar, intelektualë me integritet, përfaqësues tipikë të shtresës së mesme, të cilët sistemi i kalcifikuar që ndërtove ti, i pengon me pa të drejtë të marrin atë që u takon sipas të drejtës dhe meritës, pra të ngjisin shkallët e karrierës dhe shoqërisë, i pengon të realizojnë aspiratat e tyre.

Ata janë artistë me dinjitet, por të nëpërkëmbur, të flakur në rrugë, ndaj të cilëve shfaqet hapur neveria dhe përbuzja. Ata janë profesorë, mësues të fyer dhe të përbuzur. Ata janë avokatë të diplomuar shkëlqyeshëm, që kanë refuzuar të bëhen pjesë e sistemit të kalbur të drejtësisë ose janë përjashtuar nga e drejta për të qenë pjesë e tij. Ata janë doktorë, infermierë që janë të detyruar të braktisin familjet e tyre të dashura, vendin e tyre të shtrenjtë, për shkak se vetëm jashtë Shqipërisë mund të ushtrojnë profesionin me dinjitet dhe pa u ndjerë të fyer dhe rrezikuar. Ata janë gazetarë të talentuar dhe fisnikë, të përjashtuar nga e drejta për të shkruar pikërisht sepse janë besnikë të së vërtetës. Ata janë njerëz që nuk pranojnë të udhëhiqen nga hajdutë dhe të korruptuar.

Janë makthi yt, sepse ti e di mirë, që kur kjo ushtri zgjohet dhe e merr seriozisht kërcënimin që i vjen nga ky sistem i kalcifikuar politik dhe shoqëror, atëherë këtij regjimi i ka ardhur fundi . Sepse vet?m këta njerëz dinë të ndërtojnë ekplozivin e vërtetë që mund të hedhë në erë këtë sistem të kalbur fund e krye.

Dhe ty të shqetëson pikërisht kjo gjë. Ti mund të pajtohesh dhe të armiqësohesh me këdo, por kjo kategori njerëzish janë makthi yt. Ata ti nuk i mund dot. Sepse, bardhësia e qëllimit të tyre, e nxjerr fort në pah të zezën e qëllimeve të tua.

Të shqetëson beteja për liri,  sepse ti e di mirë që nuk ka shpëtim prej saj. Do të doje shumë që ata ta kishin personale me ty, por ja që betejën e tyre nuk e kanë me ty, por me atë që ti përfaqëson . Të siguroj, që nuk i mund dot. Sepse për këta njerëz,  paratë me të cilat kërkon t’i blesh dhe kamzhiku me të cilin kërkon t’i trembësh, janë gjëra që nuk i llogarisin.

Ti e ke me ata, sepse ndryshe nga ata me të cilët ti bëre aleancë, ata nuk janë qelbësira. Ti e di që ata nuk janë aty për të marrë hak ndaj teje. Ti e di mirë që ata kanë  jetën e tyre. Ata janë njerëz që nuk merren gjithë ditën me ty, dhe kjo ty të shfazon. Ata kanë pjesën tjetër të jetës të mbushur me plot pasione dhe ndodhi.

Fakti që nuk e kanë me ty si njeri, ty të çmend. Kjo është një simptomë e një sëmundjeje shumë të rëndë që kërkon mjekim dhe të këshilloj të vizitohesh për tu shëruar.

Ata nuk duan të të rrëzojnë . Ata nuk duan të të përmbysim. Ata nuk janë si ty. Ata duan të të mundin, por nuk do të dënojnë, por ata do t’i vënë flakën asaj që ti i druhesh më së shumti, madhështisë tënde qesharake që qëndron majë plehut të tranzicionit shqiptar.

Ti e di, që vetëm një protestë me njerëz të tillë mund ta trondisë nga themelet dhe më pas shkulë me rrënjë ty dhe këtë të keqe, ndaj u shfaqe i terrorizuar në konferencën për shtyp.

Ata janë makthi yt, sepse ata të kujtojnë shembullin e më të mirëve,  “burrave dhe grave”, që përmbysën etërit e tu . Shembullin e atyre, që e kishin harruar veten nga dashuria për vendin e tyre , e kishin harruar veten nga dehja e pasionit për liri ,për demokraci.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sakllom15/05/2019 01:49

Po ku e rrun ai or mik

Romeo14/05/2019 23:39

Kjo esht gazetari !!!

Rami Kristaq Murrizi14/05/2019 22:53

Bashke me halene ,vorbulla popullore duhet te marri perpara per ti cuar ne vendin qe u takon ne gropen e fekaleve ,qe te dekompozohen bashke.,"opziten " e bler sharlatanet me ne krye Astrit buk shkelesin etj qe u shiten per pes aspra per te mbajtur ne pushtet krye bastardin qe ka nxjerr ky vend .Ai eshte nje kufom qe pret funeralin.

Idi14/05/2019 21:54

Shkrim brilant

Shto koment

Denonco