Shvejku i diplomacisë shqiptare, që po na vizaton Edi Rama!

Shvejku i diplomacisë shqiptare, që po na vizaton Edi Rama!

Nga SYRI.net - 09/04/2019

Gent Cakaj, gjeniu, i shumë lexuari, i tej shkolluari që ka habitur me dijet e tij edhe vetë ‘nxënësin më të denjë’ të Faik Konicës e Fan Nolit, Edi Ramën, sa herë që del publikisht bëhet lajm satirik dhe meme e suksesshme në rrjet.

Kur kryeministri nuk ja arriti që ta dekretonte si ministër të Jashtëm te presidenti, i futi një rrugë të shkurtër dhe e ‘emëroi’ sipas stilit të tij; nëse të njoh unë për ministër je në rregull, ndaj ec përpara dhe bëj si të them unë!

Me letra në fakt ministër i Jashtëm i Shqipërisë është Edi Rama, por ky i fundit ka 2 vjet që as si kryeministër nuk vizitohet dhe as pritet nga kancelaritë kryesore europiane. Më ndryshe ishte puna me Bushatin, por ai iku si kurban, për arsye që tashmë dihen.

Ndaj u mendua se vendosja e një fytyre të re si ajo e Cakajt në krye të një dikasteri delikat, i cili është përgjegjës për integrimin e vendit, imazhin, investimet e huaja, por edhe si paraprirës i zhbllokimit të izolimin ndërkombëtar të kryeministrit të Shqipërisë ishte një gjë, që edhe mund të funksiononte.

Por çfarë ka bërë ‘gjeniu’ i tij që kur është bërë fuqiplotë, në ministrinë e Jashtme?!

Tre herë që ka dalë në konferenca të ‘jashtëzakonshme’ dhe direkte është shfaqur ose si ‘shef kuadri’ a Sekretari i Përgjithshëm, ose si drejtor i rëndomtë, ose si zëdhënës i dorës së fundit.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ndërkohë që duhej të ishte nëpër Europë për të lobuar për vendimin e kësaj vere të BE-së për hapjen e negociatave, deri më tani është marrë me transferime burokratësh nëpër ambasada, me targat e makinave të tyre, kurse ditën e sotme e rriti edhe ca më shumë pjacën sepse zbuloi se halli më i madh që ka Shqipëria, na qenkan nja 350 pasaporta diplomatike të cilat u janë dhënë cave nga paraardhësi, edhe pse nuk u takojnë.

Në çdo vend të Europës, kur zyra e një ministri të Jashtëm njofton mediat se shefi i tyre do të dalë urgjentisht në një konferencë për shtyp, gazetarëve gati sa nuk ju bie ‘të fiktë’ nga emocioni, për lajmin e madh që pritet prej tij. Kurse ky ‘gjeniu’ i Ramës, del e lexon broçkulla që as zëdhënësi nuk do të denjonte ti artikulonte, por do të mjaftohej me një njoftim për shtyp, maksimumi 10 radhë.

Tani ne të gjithë e dimë, se këta të Rilindjes me në krye KR-në e tyre nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër përveçse asaj që të duken në televizor sikur punojnë, por të katandisësh deri në këtë nivel qesharak një ministri si ajo e Jashtmja është e tepërt.

Pastaj ka edhe një problem tjetër me çfarë që po ndodh me këtë ‘gjeniun’ që na drejton punët e përjashtme; ai sa herë që hap gojën, ndërton fjali e neologjizma aq idiote, sa që të krijohet përshtypja se Edi Rama po e bën me qëllim diskretitimin publik të tij. Duket sikur Gent Cakajn ‘ja kanë rrasur’ me detyrim përcaktim në postin që i dha dhe tani, po përpiqet që ta zhvlerësojë pa mëshirë dhe ta djegë publikisht të shkretin djalë.

Gjithashtu të krijohet përshtypja, se kryeministri duke e ditur shumë mirë se shanset që Shqipërisë ti hapen negociata, edhe këtë vit janë shumë afër zeros, do ti duhet një përgjegjës për dështimin recidivist.

Ku do të gjente viktimë e kurban më të mirë se ky djalosh pa përvojë, të cilin po e vizaton me kujdes si një ‘Shvejk’, të diplomacisë shqiptare?!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

I Rrituri09/04/2019 21:51

U rrit edhe ky or Daj. Tu u rrit e tu u çorodit.

I thoni Gentit te vere GUSHOREN...09/04/2019 17:59

Ketij bebushit te Perjamshtem, i thoni te vendose Gushoren kur flet se do behet pis nga shkronjat qe i derdhen qesim nga hapesirat e dhembeve...

Daj Jaku09/04/2019 17:30

Unë nuk e kuptoj pse, pasi fëmijët janë kaq inteligjentë, të rriturit janë kaq të marrë. Duhet të jetë fryt i edukimit.

Shto koment

Denonco