Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shokut Provokator

Shokut Provokator

Nga Avni Nezaj - 04/04/2019

Opozita ka nisur një valë protestash masive në të gjithë vendin në këkim të një standarti të ri të demokracisë. Një qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme pa hajdutë votash e pa manipulatorë me lekë në dore të elektoratit

Protestat deri tani kanë qenë një leksion demokracie një shprehje vizuale dhe shpirtërore e revoltës qytetare dhe një pasqyrim i masivitet të varfërisë ku e ka çuar vendin “Rilindja” e cila në disa vjet qeverisje nuk ka realizuar asnjë lloj skeme për të siguruar një jetesë normale për njerëzit e ketij vendi. Por çdo projekt dhe program i prezantuar në formë “rilindje” ka nxituar zbrazjen e vendit dhe shkatërrimin e shpresës.

Në çdo miting ka patur folës të shumtë të cilët kënë bërë thirrje për protesta të vazhdueshme dhe shumë demokratike.

Në çdo miting ka patur me mijra qytetarë të Tiranës por edhe të të gjithë Shqipërisë që kane marrë pjesë.

Në çdo mitng ka patur me qindra policë që kanë qëndruar herë të trimëruar e herë të frikësuar përballë turmës, pasi protestës kurrë nuk i dihet.

Në çdo miting kanë marrë pjesë me mijra të varfër, të shkarkuar nga puna. Pa asnjë të ardhur, pa mbështetje sociale apo shendetësore, studentë, minatorë, mjekë, infermerë të persekutuar, invalidë, fermerë, punëtorë ndërtimi e gjithëfarë lloj profesionesh që e gjejnë veheten të dhunuar shtetërisht nga qeverisja aktuale.

Në çdo miting proteste kanë qenë me mijra njerëz dhe pritet të shtohen.

Por në çdo miting të opozitës ka patur edhe të infiltruarit nga ana e policisë qe me sjelljet e tyre kanë nxitur dhunë apo përplasje ne mënyrë që të njëllosin imazhin e protestës së madhe. Kjo metodë alla enversite duket se është proklamuar nga njerizit e Edi Ramës në polici me lidhje solide me strukturat e regjimit të para ‘90.

Këta zotërinjtë dhe zonjat që marrin përsipër ketë mision quhen në gjuhen popullore provokatorë.

Unë thjesht mendova t’u shkruaj dy rreshta këtyre shokëve të partisë pasi ata nuk kanë asnje lloj lidhje me kontrollin e një proteste paqësore apo me strukturat që janë të ngarkuara për këtë problem, ata janë thjeshtë militantë të partisë në pushtet.

Dhe gjatë protestës qytetarët irritohen kur i zbulojnë e mund të ketë pasoja shumë serioze për këta provokatorë.

Prandaj shoku provokator, matu shumë herë para se të hysh në turmën e qytetarëve që protestojnë demokratikisht e ti nxisish ata, sepse nxitja që bën ti mund ti nxisë ata kundër teje.

Pranda shoku provokator nuk duhet të bësh një gjë të tillë se mund të kesh pasoja.

Prandaj shoku provokator, perveç dajakut që mund të hash edhe mund të të thyhet ndonjë dhëmb, hundë apo birinjë.

Prandaj shoku provokator mos u përdor si mish për qentë edhe pse mund të marrish rrogë apo honorare.

Prandaj shoku provokator mos u bëj kamikaz për tu bërë qejfin analistëve që rrinë pas dritareve gati të shkrujanë se turma po godet policinë.

Prandja shoku provokator mos u bëj Temë e muhabeteve thashethemeve, pa patur asnjë lloj shkaku.

Prandaj nëse ta imponojnë një gjë të tillë të kundraligjshme, shoku provokator ankohu tek analistët e thuaju se nuk është demokratike, ata edhe mund ta publikojnë shqetësimin tënd.

Prandaj shoku provokator thirr në numrin që të kanë dhënë me vehte për të treguar se nuk ka dhunë në proteste e se une nuk e bej dot i vetëm dhunën.

Prandaj shoku provokator kalo në anën e policisë e rri atje qe mos të të “shkerdh....” njerëzit se edhe ta bëjnë një gjë të tillë.

Je i vetëm në misionin e zi, provokator.

Sepse shoku provokator, ti nuk e di se sa vuajne ata që protestojnë.

Sepse shoku provokator, ti merr një rrogë e ata ndoshta nuk kanë bukë në darkë në shtëpi.

Shoku provokator, rri larg protestës se të merr me vehte dhe pastaj faji më i madh për ty do të jetë, jo se nuk e nxite por që nuk e ndalove dot. Dhe ata që të paguajnë dhe të zhysin në këtë llum të provokimit, do të qeshin me ty e do të të hedhin  si leckë, jo në protesten e radhës por në tualetin e radhës.

Prandaj shoku provokator, shiko ligjin e zbatoje atë. Mos duaj me shumë partinë se atdheun shoku provokator se pastaj as Erion Braçe me trupin e tij “gjigand” nuk të mbron dot, se Edi Rama jo jo, e ka në strategjinë e tij që t’ua fusë edhe shokëve edhe shoqeve  edhe shërbëtorve, edhe sherbetorëve të sherbetorëve kur i rrezikohet pushteti.

Shoku provokator hiq dorë shumë shpejt nga ideja se mund të ndryshosh rrjedhën e një ngjaraje të madhe që po ndodh ne këtë vend.

Shoku provokator, a e kupton që me mijëra shqiptarë nuk e duan këtë qeveri dhe duan zgjedhje të parakohëshme.

Kjo do të jetë edhe për të mirën tende shoku provakator.

Besoje ketë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vera04/04/2019 15:23

bukuuuuur!

Shto koment

Denonco