Kongresi i vetmisë, marrëzisë e fallsitetit…

Kongresi i vetmisë, marrëzisë e fallsitetit…

Nga SYRI.net - 23/03/2019

Edi Rama u shfaq përpara turmës së ardhur në shumicë me detyrim, i tronditur dhe i coroditur në kufijtë e marrëzisë. Një tronditje dhe coroditje që s’mund të shpjegohet vetëm nga crregullime të rënda të koronareve të ngushtuara zemrës por më shumë nga bllokimi e enëve të holla të trurit.

Edi Rama s’tha asgjë për hallet e shqetësimet e të varfëve, studentëve, të papunëve, pernsionistëve, të pastrehëve por vetëm siguroi e garantoi oligarkët e të pasurit se pushteti ju përket atyre, se ata i kanë të garantuara fitimet nga tenderat e koncesionet dhe se do të vazhdojë të punojë me ta dhe për ta. Të tjerët duhet të presin e të durojnë…

Edi Rama vetëm shau e mallkoi opozitën e vërtetë, kundërshtarët e vecanërisht median e portalet kundërshtare. Ai tentoi me ulurima e xheste tjua lehtësonte të pranishmëve dhe mbështetësve hidhërimin që ju kishte shkaktuar lajmi për sëmundjen e tij me idenë se sa më shumë ulurinte aq më pak i sëmurë do tju dukej atyre, ndërkohë që shumica që e ndiqte mendonte të kundërtën. Ata e kuptonin shumë mirë skemën që po përdorte Rama për të maskuar të keqen e pashërueshme që i ishte futur thellë në enët e ngushta të gjakut në zemër, në tru, në gjuhë e kudo.

****

Shumë nga kongresistët vazhdonin të ishin në ankth dhe të kishin dyshime e shqetësime për shëndetin e kryetarit dhe me frikë mezi prisnin të mbaronte fjalën pa i ndodhur donjë gjë e keqe. Shumica e tyre nuk kishin besuar atë që ai ju kishte thënë një natë më parë pasi kishte heshtur për 5 ditë, se ishte mirë me shëndet dhe gjithcka kishte qënë sajesë e medias kundërshtare. Nuk e besonin as atë që kishte përgënjeshtruar lajmin dhe as ata që kishin shpërndarë lajmin për sëmundjen e tij, donin ta shihnin të vërtetën me sytë e tyre, që ju mbeti peng që s’arritën ta provonin edhe pasi u larguan.

Kongresistët demostruan  heshturazi dhe përmes duartrokitjeve të sforcuara mungesën e mbështetjes për Edi Ramën, ata mendonin se Rama e kishte mbaruar misionin si kryeministër por nga frika e humbjes së zgjedhjeve mendonin se duhet ti jepnin mbështetjen atij edhe për disa kohë që të qëndronte në krye të fushatës së ardhshme elektorale, por të largohej si kryeministër.

Kongresi ndonëse tentoi të tregonte unitet tregoi në realitet përcarje e shpërbërje, ose më saktë rialokimin e formacioneve, duke shfaqur haptas zvoglimin e mbështetjes ndaj Ramës që e shumica e mendonte se është në largim e sipër dhe rritjen e mbështetjes ndaj Erjon Veliajt që me vendosmëri e kujdes po vazhdonte të rriste numrin e mbështësve dhe të forconte pozitat e formacionit të njerzve të tij duke demostruar se do të jetë ai që do të bëjë listën e deputetëve të ardhshëm…

Asgjë s’u tha as për trashëgiminë e FRESH që për shkak të LSI u la në harresë dhe as për aleatët aktualë që nuk u panë asgjëkundi. Më shumë u demostrua se PS tashmë kishte mbetur një kufomë e pakallur, qoftë si formacion, qoftë ndonjë individ. Kurse Rilindja, e vjetëruar dhe arkaike ishte fshehur pas ministrave anonimë që deklamonin me pompozitet fjalimet që ju kishte përgatitur zyra e propagandës. Rregjia e stilit koreano-jugor  ishte kujdesur të sillte me detyrim sa më shumë të punësuar dhe të vendoste karriket në një format gjysëm hëne impozant për syrin e shikuesit në televizion, pa harruar hedhjen e parrullave dhe shëprthimin e duartrokitjeve në mbështetje të liderit të ardhshëm, Erjon Veliajt.

****

Fatos Nano ishte i ftuari special në kongres por askush nga të pranishmit as nuk e kuptoi dhe as nuk e dinte përse ishte ftuar dhe shumica deri në minutën e fundit prisnin më shumë mungesën e tij se sa ardhjen. Ai edhe këtë rradhë foli me heshtjen e tij kundër të gjithë farsës të dezinjuar nga Veliaj për Veliajn dhe mungesa e tij shprehu qartas mesazhin se largimit të Ramës nga drejtimi i qeverisë që edhe shumica e të pranishmëve mezi e priste. 

Shumë kongresistë të vjetër po ashtu shfaqnin mërzitjen përse nuk i ishin bërë nderimet e rastit figurave historike si Dritëro Agolli e të tjerë që kishin ndërruar jetë gjatë kësaj periudhe…duke krijuar idën se Edi Rama dhe Erjon Veliaj tregojnë kujdes për ti përdorur derisa janë gjallë të tillë personazhe.

***
Servet Pëllumbi, ndonëse mezi qëndronte në këmbë, u shit nga rregjia si simboli i politikës së vazhdimësisë socialiste të Edi Ramës, ndonëse ishte ftuar në momentin e fundit të flistë meqë Nano nuk denjoi të merrte pjesë…Serveti i vjetër mbështeti me tezat marksiste Edi Ramën duke hequr paralele mes ngjarjeve në Francë dhe  Tiranë e deklaruar se “po ashtu si në Francë as në Tiranë s’ka dhe s’duhet të ketë zgjedhje të parakohshme deri sa situata është në kontroll si nga Rama ashtu edhe nga Makron”…fjalë e cila shkaktoi ilaritet madje edhe mes mbështësve të Ramës dhe zemërim mes mbështetësve të Veliajt.

Erjon Veliaj demostroi se synon me projektin e tij të zëvëndvësojë së shpejti Edi Ramën, pra të ”vrasë” babën po ashtu si edi Rama kiushte “vrarë” Fatos Nanon.

Shumë nga ish-ministrat, ish-deputetë dhe biznesmenë të bërë të famshëm gjatë qeverisjes së Edi Ramës dhanë shenja distancimi nga Rama dhe afrimi e mbështetje ndaj Erjon Veliajt…aq më teoër që interesat e ngushta për ndonjë leje ndërtimi zgjidhen më lehtësisht me Erjonin por edhe sepse shumë shpejt mendohet që Erjoni do të ketë në dorë karrierën e tyre.

Arta Dade, Fatmir Xhafaj por edhe shumë të tjerë, tashmë të deklaruar publikisht për largimin e Edi Ramës, u rrjeshtuan haptas në mbështetje të Erjon Veliajt…duke menduar se vetëm kështu do të kishin ndlonjë shans për të zhvatur ndonjë copëz të vogël nga tepsia që shumë shpejt ata mendojnë se do të jetë nën kontrollin e Erjon Veliajt.

Të gjithë folësit pa përjashtim sulmuan opozitën duke patur parasysh se kriteri kryesor për të bërë karrierë në parti është jo vetëm servilizmi ndaj kryetarit të rradhës por mbi të gjitha agresiviteti dhe gjuha e hakmarrjes e armiqsore ndaj kundërshtarit.

Regjia duket ishte e menduar mirë që të jepte përshtypjen e autoritarizmit, të pompozitetit, të masivitetit, të shkëqimit ekstrem dhe të gjithckaje nën kontroll e të padepërtueshme nga askënd…Kurse ulurimat duhet të amplifikoheshin edhe nga teknika për të krijuar idenë e dominimit e të fitores absolute dhe fshehur cdo lloj shënje dyshimi e frike.

Syri.net

23 mars 2019

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Grethi23/03/2019 21:46

Qe ti japim vetem nje te shtyr ketij haleje duhet qe ne tubimin e radhes te jemi te gjithe bashke te djathtet.Se po e lame shume kohe kete nevojtore mjer shqiperia dhe shqiptaret

Shto koment

Denonco