Për linçimin ndaj renegatëve

Për linçimin ndaj renegatëve

Nga Ylli Mjanani - 22/03/2019

Cilido që e ka kurdisur dhe realizuar bojatisjen e Ralf Gjonit tek dera e shtëpisë ka bërë shumë keq!

Nuk mund të pranohet kjo gjë në një shoqëri demokratike!

Të kuptohemi, nuk e mbështes në asnjë sekondë gjestin e Ralfit dhe të të tjerëve që pranuan të jenë fasada e pushtetit dhe oksigjeni politik i qeverisë moniste.

Aq më pak e pranoj Ralfin dhe të tjerët si ai, si zëvendësues të opozitës, medemek ‘opozita e re’, apo edhe më keq akoma ta pranoj Ralfin si ‘masterin e stabilitetit’ politik. Me këtë të fundit vetëm mund të qesh.

Nuk kam qenë dakord as me të rinjtë e FRESH (nën drejtimin e Spiropalit) në 2013-tën kur i shkuan tek shtëpia e Kastriot Islamit dhe bërtisnin ‘këtu banon tradhtari’.

Këtë sjellje damkosëse në publik me bojë e thirrje histerike e bëri rinia Naziste kur shkruanin tek dera ‘Verräter’. Këto sjellje i kemi parë edhe në kohën e diktaturës së proletariatit, kur bëheshin gjyqe popullore.

Ndaj s’mund ta pranoj kurrë si sjellje normale! Njerëzit duhen pranuar ashtu siç janë, me të mirat e të këqijat e tyre.

Mendimi, fjala dhe zgjedhja në shoqërinë demokratike janë liri të garantuara. Gjykimi publik bëhet me votë, jo me bojë as me gurë. Nëse njerëzve nuk u skuqet faqja, nuk ndihmon boja...

Kultura e damkosjes duhet t’i përkasë të shkuarës, pavarësisht se shumë njerëzve mund t’u pëlqejë kjo gjë.

Nëse nuk e ndalojmë këtë gjë, në fund humbasim të gjithë...

Dhe më në fund fare, nuk mendoj se ja vlen të merremi më me ta, por me krizën më të thellë politike që po kalojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi23/03/2019 00:40

Ne nje sistem demokratik, boja, domatja, vezet e prishura, jane gjeja me normale qe munde te ndodhin. Nuk eshte acid, nuk eshte gas helmues i Lleshit. Eshte thjedhte boje uji qe nje fytyre qe nuk zverdhet e nuk skuqet nga paturpesija, e skuqim me boje. Ne demokraci njerzit kane te drejte te mendojne ndryshe dhe ta shprehin mendimin e tyre dhe askush nuk ka pse merzitet per kete. Sejcili bene zgjidhjen e tij, dikush zhytet ne hale, dikush jo, dikush gelltit corben e Rames, dikush jo, dikush ule kurrizin dhe nuk ndihet, dikush jo. Kjo eshte lirija e te menduarit, shprehurit dhe reaguarit. Deputeti i ri nuk ka pse merzitet. Boja lahet me uje dhe ai kthehet si me pare. Ai duhet te shqetesohet per skuqjen qe vjene nga brenda, se ajo nuk lahet as me uje, as me shurr.

Rami Kristaq Murrizi22/03/2019 23:11

O miku im po nuk behet stani me lepuj.Ore opozite do jete Nimut Musai,Lefter Maloqi,Ylli gerneta,Ralf Suma apo ai gaforja I atlantikut oo se harrova galloshen e Azemit po ketu eshte hani berdyshit more aman hajde ku eshte katandisur shqiperia jone

Shto koment

Denonco