Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjeneral Lleshi, armiku nuk është opozita!

Gjeneral Lleshi, armiku nuk është opozita!

Nga Agim Xhafka - 16/02/2019

Sot protesta arriti numrin më të madh të pjesëmarrësve.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe se qeveria e Ramës është si ajo majaja e bukës. Fryn e fryn çdo reagim nga që është e paaftë,nepotike,hajdute,arrogante,injorante dhe pjesë e mafies. Ndjehej mirë çdo shqiptar që mori pjesë,ose që e ndoqi në tv. U kuptua që PS tashmë është pakicë.

Në një shtet normal do ishte shpallur urgjent data e zgjedhjeve. Por nuk besoj se Rama dëgjon nga ai vesh. Ai do edhe me sovranin të tregojë forcë. E pasi ngarkoi në autobuzë plot e plot njerëz mbiu në Vlorë te sheshi i Flamurit me delirin se bash ai vetë duket si Ismail Beu.

Atje as karriket nuk ishin nga Vlora. Vetëm ajri qe lab e me siguri do ia hajë kokën. Se vlonjatët nuk e duan pushtetin,iu duhet ai dhe i shërbejnë,por në gjak janë demokratë e të pabindur me të keqen. E ndérsa “gjenerali” Rama tirrte lesh akademik në Vlorë,në Tiranë gjeneral Lleshi tirrte lëndë helmuese luftarake.

Opozita i duket si armiku që ka mësuar në libra. Ndaj përdori artin ushtarak partizan. Hapi një shteg sa i ftoi njerëzit të hypnin ca shkallë e nga sipër urdhéroi një “killer” të qëllonte me plumba gazi kimik mbi fukarenjtë e protestës. Pa lajmérim,pa teknikë,pa siguri se nga lart poshtë nuk lejohet kurrë të qëllohet,ai prapste njerëzit që rrëzoheshin,verboheshin,asfiksoheshin dhe villnin atë pak përshesh të mëngjesit.

Por gjenerali nuk hepej. Vazhdonte taktikën dhe çelte shtegun,ndillte turmën dhe fap mbi kokë gazi helmues. Shumë e shumë herë. Ka plot filmime të tilla sot që edhe në Siri i sheh rrallë. Por ja që gjenerali i bëri. Ua tregoi qejfin armiqve dhe mbase u lavdérua nga Rama. Ministér,në s’e di po ta them se ata njerëz janë vëllezër shqiptarë. Nuk bënë asnjë gjë nga turmat e partisë tënde më 21 janar. Nuk shkulën tullat e bulevardit,nuk ndezën zjarre,nuk dogjën makina,nuk goditën me lopata asnjë polic. Sot u ke rënë më qafë dhe në qafë e paç veten. Jeta është e gjatë. Ata mijra e mijra do vijnë sërish në atë shesh se ua garanton kushtetuta.

Ti mëso e ngulite mirë që ata nuk janë armiq,janë opozitarë,janë shqiptarë dhe me ta ti ke të njëjtën farë. Kujdes Sandér,kujdes se ky sistem i ndérron shpesh kuajt...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Toni20/02/2019 00:15

Edhe partija punes , ivuri gjeneralet ne krye trendit, din te mbrohen din te sulmojn, dhe din ta terrorizojne kundeshtarin, dihet ku dhe si uekzekutuan kundeshtaret.Por; sot opozita nuk eshte armiku si evlersuat ju zoti gjenerel pa grada dhe teste partije pastaj eshte opozita ajo qe u tregua tolerante se gjth at polici te pa mrojtur nuk e preku as nje nga demostruesit, por ishte pjesa e breneshme qe helmoj bashk me demostruesit edhe nje pjes te kolones suaj me polic ku nje pjes i kish kundragazet me vete, jeni gjenerali igaz hedhesve kunder popullit tend.

info@maniusa.us;nuk jam robot o,idiot;mos cenzura,16/02/2019 23:41

KUR N'GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME-ZGUR VË NGRËNJËN VRAZHDAKOBSHME;
CA UDBASH,SUPASH;SHQIPFOLËS,SHTIPDROLËS;TË SHTYER-LË SHKRYER,OH,NGA
KRYKRIMINELË-SHFRYSHFRIMINGELË,ANTISHQIPTARË-ANTI SHTIPSHKARË,KUNDËR
POPULL KOMBIT TË VETË-THUNDËR ROPULL KOBIT,KORBIT TË SHKRETË;DUKE NA
SHTYPUR,KUKE NA MBYTUR,SA PATJETËR-TRAPVJETËR,DUKE PROTESTUAR KUKE
GROTESTUAR,GRODETYRUAR-ZOPËRFYTYRUAR,TËRDALIN MALEVE-PËR IDEALIN E
IDEALEVE;PËR RIÇLIRIM,RIHIMNIM,RIBASHKIM,RITRASHËGIM;PËR LIRI,PAVARSI,OH,
DEMOKRACI,MBARË KOMBËTARE,MBARË SHQIPTARE;EDHE NJË MERCENARI,OUUH,
SHVERCEVRARI,QË TERRORIZONTE POPULLIN E NGRATË-RROPULLIN E THATË,QË
UÇK I ZURI PUSINË DHE E PLAGOSI,PLANDOSI,PËR VDEKJE;POR,TËRPREKJE;OH,NA
SHPETOI I PLAGOSUR,PLANGSOSUR;DHE,CA UDBASHË,SUPASHË SHQIPFOLËS OH,
SHTIPDROLËS,PO THONË,DO DRONË,PËR NJË TË VERTETË TË HIDHIR-PËR NJË TË
SHKRETË TË DRISHUR,KRIDHUR:HEJ MORE ZOTRI-VREJ KORE HORËGRI;POPULLI
JONË-HORBULLI SHKONË,POR NE,ÇKA IKEMI BERË POPULLIT TONË-OH,ÇKA I KEMI
SHFERRË RROPULLI ZONË,NUK FALËT TORRTURRA,NUK NDALET HORRKURRA,QE
PE-SEPSE;NËNËN E NËNËS,EDHE GJYSHËN E GJYSHËS,KANË ME NA SHKËRDHYER,
SHKETËSHKYER;AS BIRA MINIT NUK DO TË NA SHPETOJË,AS NXIRA SHKINIT KUKË O
NUK DO TË NA STREHOJË;TË GJITHËVE DO TË MA MBYSIN,DO TË NA SHTYSIN;O,DO NA SHKATRROJNË,DO TË NA SHPARTALLOJNË;SI TRADHËTARË,BARBARË,TANIBALË
OH,KANIBALË;KRIMINELË,SHFRIMI NGELË,FASHISTE OH,DRAZHISTË;NUK KA PRAG O
PA U KTHYE;OU ME GJAK;OU,ME KRYE;OU ME GJAK OU ME KRYE!!.SHUMË TË FALA
NJË REFUGJAT LUFTË PËRZENË ME DHUNË,NGA KOSOVA NEW JERCEY,USA.

Baro Qarroxhafi16/02/2019 22:06

Nuk e di cfare prisni prej ketij lleshit te zi? Se kush hamamin ja ka dhene gradat ketij ? Te gjithe , gazetar ministra gjeneral deputet e dreqi mallkuar te Lezhes Mirdites e Laçit, rezultojne mercenaret me te ndyre te shqiptarise . Mjafton te shikosh Frangaj, Zogaj, Lesi, Lleshi, Ndoka, Frroku, etj te gjithe bythshitur. Perfundimisht fare e keqe.

Kanadaja.16/02/2019 21:28

Tu befte pena flori,Agim Xhafka.

Skrapari16/02/2019 21:13

O i nderuar Agim? Kujt i flet, sa mer vesh gomari aq kupton shpellari nga Mirdita. Do ti vije dita edhe kapter Leshit ose do hyje ne te semes ose ne te gruas vend tjeter per kalterin nuk ka.

Shto koment

Denonco