Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Këmba këmbës!

Këmba këmbës!

Nga SYRI.net - 16/02/2019

Pamjet e protestës së opozitës sot ishin e kundërta e asaj çfarë ofroi Partia Socialiste e Edi Ramës më 21 janar 2011.

Në lumin e njerëzve nuk kishte as dhunë e mjete dhune, dhe as kriminelë të mbledhur ana-anës. As skenarë për djegie të Kryeministrisë, të komisariateve të policisë anë-kënd vendit, as rebelim deri në shpërthim burgjesh.

Kishte qytetarë të indinjuar që protestonin për 1001 të zezat e qeverisë mafioze të Ramës. Por ndryshe nga protestuesit, Policia dhe Garda politike e Rilindjes kishin një skenar të qartë për të ndjellë në kurth protestuesit duke hapur kordonin e policisë dhe duke hedhur lëndë helmuese luftarake në mungesë të dhunës.

Skenari i Edi Ramës dhe kamikazit të tij në Ministrinë e Brendshme dështoi me turp.

Qytetarët u sulmuan dhe u helmuan në kushtet e protestës paqësore. Predhat me gaz lotsjellës dhe snajperët mbi kokë nuk patën efekt.

Protestuesit nuk ranë preh e kurthit dhe ky fakt tregoi se dhuna nga turmat ndodh vetëm kur nxiten nga organizatoret e tyre, siç ndodhi para 8 vjetësh.

Por diçka më e rëndë ka ndodhur, në mungesë të dhunës legjitime të protestuesve. Pamë  një dhunë të orkestruar dhe të organizuar nga vetë Edi Rama, ministri i Brendshëm, dhe narko-drejtuesit e Policisë dhe Gardës së Republikës.

Sot, opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë dhe të prerë: Duhet që pa ekuivok dhe me ashpërsinë e vendosmërinë më të lartë të paralajmërojë Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të gjithë hierarkinë drejtuese të Policisë së Shtetit të përfshirë ne aktet e ditës së sotme, mbi planin e masave, se do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe personale për gjithçka ka ndodhur sot.

Dhe jo vetëm kaq.

Nuk është më një çështje se kur të vijë opozita në pushtet do ti lirojë nga puna. Kjo nuk është asgjë. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duhet tu bëjnë të qartë të gjithë organizatorëve dhe ushtruesve të dhunës policore, me emër e mbiemër se do të përballen me forcën maksimale te ligjit.

Dhe se nuk ka Edi Ramë e perëndi që i shpëton.

Duhet tu bëjë të qartë atyre, dhe gjithë shqiptarëve se drejtuesit e dhunës sot, nuk mundet dhe nuk do ti shpëtojnë drejtësisë.

Edhe sikur në fund të botës të ikin, do të ndiqen këmba-këmbës.

Duhet po ashtu, tu bëhet e qartë se, nëse në ditët në vazhdim do të vazhdojnë me të njëjtin skenar, atëherë ata do të përgjigjen jo vetëm ligjërisht, por edhe personalisht!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t16/02/2019 16:59

cfare po ben syri,po justifikon qendrimin jo konseguent qe opozita kishte deklaruar para protestes?

Shto koment

Denonco