Fasada gënjen!

Fasada gënjen!

Nga Jorida Tabaku - 09/02/2019

Progresist nuk je duke pikturuar një kabinet me më shumë zonja në historinë e Shqipërisë.

As duke e shitur veten si një kryeministër artist nëpër botë.

Pasi e vërteta është tjetër.

Mjafton të shohim reagimin e padenjë që kryeministri ka kryer karshi koleges Vokshi,  një reagim i turpshëm dhe tërësisht joetik.

Jo vetëm se i drejtohet një deputeteje e cila ka qenë serioze në sjelljen e saj opozitare përballë mazhorancës së drejtuar nga kryeministri.

Por, mbi të gjitha sepse i drejtohet një zonje e cila ka ngritur përherë zërin për dhunën ndaj femrave.

Çfarë të presim më shumë nga një kryeministër i tillë?

Çfarë duhet të postojë më shumë një kryeministër që vendos të shpërfytyrojë figurën e një deputeteje pasi argumenti i mungon?

Ftoj deputetet socialiste ta dënojnë këtë akt që gjuhën e urrejtjes e kthen në instrument politik. A doni t’ia falim të ardhmen një njeriu të tillë?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz09/02/2019 17:32

Kryeqenefi edvin nuk ka pyt per 5 grate qe ka nda, e jo mo te pysi per Vokshin!!! Kryekurvi i myste n'dru grat e ndame i degjenerote duke i nxjerr me kmish note nga shpia, edhe kjo e funit Linda nuk e ka t'gjat, ka per ta shkatarru sa te humi pushtetin. Nji pik te dobet e ka edhe edvin bajga, Elisa Spirobythen, asaj nuk ka ça me i bo, se ajo i therret me perkedheli, ku je o i madhi Skenderbe.

Shto koment

Denonco