Strategjia e Trump për t'i dhënë fund ‘makthit’ në Siri

Strategjia e Trump për t'i dhënë fund ‘makthit’ në Siri

Nga Michael O’Hanlon - 16/12/2016

Shumë nga pikëpamjet e Donald Trump mbi politikën e jashtme janë paraqitur gjatë fushatës, por presidenti i zgjedhur mbetet ende i paparashikueshëm. Instinktet e Trump duket se po parandienin dështimin e strategjisë së administratës Obama në Siri, por edhe mund të ofrojnë një alternativë më efektive dhe të besueshme.

Fokusi i Presidentit Obama për mposhtjen e Shtetit Islamik, por në të njëjtën kohë edhe për rrëzimin e presidentin sirian, Bashar al-Assad, duke ua shpërndarë “detyrat” pak burimeve amerikane, ka dështuar jo vetëm për të ndalur terrorizmin, por edhe për të zvogëluar këtë fatkeqësi humanitare. Që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011, gjysma e popullsisë është zhvendosur dhe pothuajse 500 mijë të tjerë janë vrarë.

Presidenti i zgjedhur ka deklaruar se prioriteti i tij në Siri do të jetë bashkëpunimi me presidentin rus, Vladimir Putin, për të përshpejtuar luftën që çon në humbjen e zhdukjen e ISIS-it. Çdo përpjekje për të rrëzuar Assad nga pushteti do të shtyhet për më vonë. Shumë e shohin këtë metodë më realiste se sa përpjekja për të mundur ISIS-in dhe njëkohësisht për të rrëzuar presidentin e Sirisë. Kërcënimi kryesor, i cili vjen nga ISIS-i si dhe nga një degë e al- Kaedës që vepron në vend, kërkon një strategji të mirëmenduar.

Assad i ka të përlyera duart me shumë gjak dhe është i përbuzur nga segmente të mëdha të shumicës myslimane dhe ato shiite. Për 5 vjet ata kanë parë lagjet e tyre të bombardoheshin dhe bashkatdhetarët e shokët e tyre t’u mohohej ushqimi, të liheshin pa kujdes mjekësor, shkolla dhe vende pune.

SHBA-ja mund ta mposhtë ISIS-in, vetëm për të parë grupe të tjera ekstremiste, të përfitojnë nga hidhërimi dhe diskriminimi që kanë krijuar këto veprime. Një tjetër valë xhihadistësh me siguri do të rikrijohet, dhe lufta do të vazhdojë e do të vazhdojë sërish.

Bashkëpunimi me Rusinë për të mundur grupet terroriste mund të funksionojë vetëm nëse SHBA ka një vizion për atë që vjen më pas. Ky plan duhet të jetë i pranueshëm për sunitët myslimanë, kurdët dhe vende si Turqia, Jordania, Libani, Izraeli, Iraku dhe shtetet e Gjirit. Vizioni duhet të shpjegohet publikisht dhe popujve u duhet premtuar një alternativë tjetër, për të mos jetuar nën regjimin vrastar të Asadit. Ata nuk duhet të përshëndesin kurrë më, një udhëheqës që ka kryer gjenocide kundër familjeve dhe fqinjëve të tyre.

Për të arritur paqen, Siria do të duhet të vetë-qeveriset edhe pse me një numër zonash autonome. Një opsion është një sistem federal. Një alternativë më pak e dëshirueshme, por minimalisht e pranueshme mund të jetë krijimi i disa zona autonome të ngjashme me ato të Kurdistanit të Irakut.

Do ishte ideale që Assad-i të rrëzohej nga pushteti, por perspektiva e largimit të tij nuk është reale tani, duke pasur parasysh tendencat e fundit betejës dhe rolin e Rusisë. Rënia e Alepos ka komplikuar situatën dhe Assad-i kontrollon qytetet më të mëdha të vendit e duket se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga pushteti ‘vullnetarisht’.

Ka dy rrugë të mundshme përpara. Së pari, opozita e moderuar mund të forcohet ushtarakisht dhe të asistojë deri në pikën ku dinamika e betejës të zhvendoset aq sa qytetet kryesore të bëhen përsëri të kontestuara. Por Trump duket i painteresuar për një qasje të tillë.

Mundësia e dytë është që të propozohet një ndihmë e kufizuar vetëm për grupet e moderuara, ndërkohë që rindërtohen disa nga qytetet e dëmtuara. Kina ka krijuar zona të mëdha metropolitane nga “asgjëja”, kryesisht për sunitët dhe kurdët. Assad-i dhe Rusia do të binden për ta mbështetur këtë nismë si një perspektivë për fundin e luftës, e shoqëruar edhe ndihma për rindërtimin e vendit. Presidenti do të mbajë qytetet që tani kontrollon dhe mund të bindet që mos të kërkojë të shtrijë sundimin e tij të mëtejshëm.

Kjo marrëveshje duhet të kodifikohet me negociata dhe duhet mbështetur pjesërisht nga paqeruajtësit ndërkombëtarë. Kjo forcë mund të përfshijë Rusinë në perëndim të vendit dhe Turqinë në veri. Amerikanët mund të ndihmojnë me komandën e përgjithshme dhe operacionet e vazhdueshme kundër terrorizmit.

Kjo do të rriste ndikimin e bashkësisë ndërkombëtare me qeveritë e reja, rajonale. Që Assad të pranojë ndihma të tillë nga evropianët, amerikanët, dhe shtetet e Gjirit, atyre jo vetëm do t’u duhet të pranojë autonominë e zonave sunite arabe dhe kurde, por edhe të angazhohen në një plan të shpejtë për të reduktuar rolin Assad-it.

Por marrëveshje të tilla nuk duhet të jenë të përhershme. Marrëveshja mund të përfshijë një konventë kushtetuese 10-vjeçare, kohë gjatë të cilës, duhet marrë në konsideratë nëse një qeveri të fortë qendrore duhet të jenë kthehet apo jo.

Nëse Trump i përmbahet planeve të tij për bashkëpunim me Rusinë dhe krijimin e një Sirie të Re, ai mund të jetë presidenti që do t’i japi fund konflikt tragjik në Siri.

Përshtati SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco