Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kllounadë e neveritshme !

Kllounadë e neveritshme !

Nga Roland Bejko - 05/01/2019

Ndërkohë që nga njëra anë Kllounët filluan spektaklin komik në Tv Klan, një tjetër spektakël dramatik po shfaqet te kangjellat e fakultetit ekonomik ku policia pas kërkesës së drejtuesve të këtij institucioni pengon studentët të hyjnë në shtëpinë e tyre për të zhvilluar një mbledhje të zakonshme për të diskutuar mbi protestën e datës 7 janar para Kryeministrisë.

Ne të tjerët që i ndjekim nga ekrani këto shfaqje jemi dëshmitarë të një degradimi tragjik jo thjesht të një sistemi që nuk u bë që nuk u bë dot demokraci, por edhe të asaj pak shprese që ndokush ka pasur se ky vend mund të bëhej kollaj një demokraci perëndimore.

Që nga sot besoj se edhe studenti më skeptik e ka kuptuar se universiteti nuk është më shtëpia e tij. Atij tashmë po i ndalohet me policë që edhe të hyjë për të zhvilluar qoftë edhe një takim rutinë.

Universiteti si dhe gjithë Shqipëria janë kthyer në prona të diktaturës së oligarkisë dhe sektit kriminal të Këtij komedianit që po bën rolin e dandit tani në emisionin e këtij komedianit tjetër, prandaj dhe objekti i protestës së studentëve, që nga e hëna e tutje, nuk mund të jetë vetëm plotësimi i 8 kërkesave të karakterit administrativ dhe komunal, por duhen artikuluar kërkesa të qarta politike për largimin nga pushteti të këtij karragjozi të rrezikshëm që po mundohet në çdo sekondë të kohës që konsumojmë të disiplinojë jetën e secilit prej qytetarëve shqiptarë.

Studentët e meritojnë lirinë, dhe që ta kenë, duhet të luftojnë për ta fituar atë.

Shqiptarët e meritojnë Shqipërinë si gjithë Evropa, por që ajo të bëhet e tillë duhet të luftojnë në çdo dekikë të kohës për ta çliruar atë nga sekti i organizatës kriminale që e ka marrë peng gjysh prej disa vitesh.

Hezitimi është kohë e humbur, ndaj në datën 7 janar të gjithë pa dallim bindjesh politike duhet t'i bashkohemi protestës së studentëve.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miu te kiu07/01/2019 07:47

Edhe ju mos beni keshtu shihni mbiemrin.
Dia thone se emri ben njeriun, po mbiemri te vuloska fare.

Nardi06/01/2019 11:28

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe . Te dy jane pjella dhe pasardhes te se njejtes kaste famekeqe te diktatures , Edi Rama nip i Spiro Kolekes dhe Ermal Mamaqi nip i Dashnor Mamaqit njeriut qe persekutoi permetaret per te vetmi "faj" sepse ja njihnin meskinitetin dhe ja dinin orgjite e te shoqes Shpresa me kengetarin e njohur durrsak te asaj kohe qe per etike nuk po ja permend emrin . U kthyen ne origjine ( andej nga kane dale )

Samir Tahipi06/01/2019 11:08

Pallati ka nevoje per palaço siç palaçot kane nevoje per Pallatin!

bingo05/01/2019 23:49

turp turp.ermal mamaqi je nje turp i peshtire

Shto koment

Denonco