Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bota e la Alepon të ‘digjej në flakët e ferrit’ ashtu si Bosnjën dhe Ruandën

Bota e la Alepon të ‘digjej në flakët e ferrit’ ashtu si Bosnjën dhe Ruandën

Nga Julie Lenarz - 15/12/2016

Sa herë që ndodh një masakër ne themi "kurrë më". Tani kjo e ashtuquajtura "kurrë më" po ndodh në Alepo.  Operacioni i qeverisë për të rimarrë pjesën lindore të qytetit të kontrolluar nga rebelët, është në fazën përfundimtare por raportet e krimeve kanë tronditur një botë të tërë.

Ushtria siriane thuhet se ka shkuar nga shtëpia në shtëpi dhe ka ekzekutuar në vend cdo banorë që i dilte përpara. Të paktën 82 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë të hënën, sipas një zëdhënësi për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.

Banorët kanë frikë nga ekzekutimet, tortura dhe dhuna e pamëshirshme,  një përsëritje pikëlluese dhe  zymtë e krimeve të luftës. Ndërkohë që regjimi sirian dhe qeveria ruse kanë injoruar thirrjet për mundësimin e një evakuimi sa më të sigurt të civilëve nga Alepon e shkatërruar nga lufta, më shumë se 100.000 njerëz të tmerruar u bllokuan brenda qytetit.

Kjo histori tingëllon e njohur apo jo? Ndoshta sepse e kemi dëgjuar edhe më përpara. Ne e kemi parë në fushat vrasjeve masive  në Kamboxhia, në qytetet fantazmë të Kurdistanit e  Irakut të helmuar nga armët kimike, në fytyrat njerëzëve të Ruandan , në  rrethimet e Sarajevës e Srebrenicës, dhe në kampet e vdekjes në shkretëtirës së Darfurit.

"Kurrë më", premtoi bota pas këtyre krimeve. E megjithatë të njëjtat tmerre, janë duke ju shkaktuar sërish popullit të Alepos dhe ne kemi reaguar me shumë të njëjtën pakujdesi dhe ftohtësi.

Ne nuk mund të themi se “nuk e dinim”. Oh jo! Ne e dinim atëherë dhe ne e dimë edhe tani. Ne mund të shikojnë në kohë reale se si banorët e tmerruar japin "lamtumirën" e tyre të fundit në mediat sociale. Mbrojtësit e civilëve sirianë, të njohur gjithashtu si helmetat Bardha, të cilët veprojnë si edhe  korrespondetë, kanë lëshuar lutje të dëshpëruara për ndihmë.

Për vite të tëra vullnetarët tanë humanitare kanë punuar për të shpëtuar jetët e njerëzve në Alepo: ata veprojnë në spitale nëntokësore, shpëtojnë familje të tëra të zëna nën rrënoja duke rrezikuar jetën e tyre për të dokumentuar krimet e përditshme të luftës, të kryera nga regjimi i Asadit dhe aleatja e saj Rusia.

Por, dënimi i tyre për vrasjet e civilëve të pafajshëm nuk ushqyen fëmijët në rrugët e Alepos. Pas pesë vitesh lufte civile, Siria është kthyer në katastrofën më të madhe humanitare të kohës sonë. Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar.

Por mos ndërhyrja nuk është përgjigjja për dështimet e ndërhyrjes ushtarake.

Një nga dështimet më të mëdha të udhëheqëse politike botërorë ka fakti që lejuan Sirinë dhe Rusinë, të dominonin lajmet dhe tregimin e ngjarjeve rreth Alepos

“Çdo njeri është tani terrorist. Çdo spital u bombardua sepse mbante armë të fshehura. Dhe përdorimi i armëve kimike është një operacion i rreme që mban firmën e rebelëve.

Sigurisht ju mund të mbani qëndrimin se Siria nuk është lufta jonë. Pas dekadash të gjata betejash, oreksi publik për ta përfshirë veten në konfliktet e vendeve të largëta është i ulët

Por nuk e tradhtoj veten dhe mendimin se pasojat e një lufte të një shkallë të tillë mund të dalin fare mirë edhe jashtë kufijtë të vendit të tij.

Alepo do të bëhet simboli i fundit i zemërimit dhe zhgënjimit. Kjo do të cojë më shumë të rinj  drejt kthetrave të Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera terroriste por edhe do të sjellë gjithnjë më shumë refugjatë në brigjet Evropës.

Ne nuk mësojmë nga pasojat e luftës. E vërteta është se ndërhyrjet në shkallë të plotë, si ajonë Afganistan dhe Irak janë të vështira. Dhe kështu janë ndërhyrjet e pjesshme, siç ajo që  kemi përjetuar në Libi.

Por nëse ka dicka që na ka mësuar Siria, janë pikërisht pasojat e mosveprimit. Ngjarje ai jo e Alepos nuk duhet të injorohen apo të harrohen, sepse ndonjëherë mund të ketë pasoja edhe më shkatërruese se mosveprimi.

Është shumë vonë për popullin e Alepos. Ata do të ndjekin shpirtrat e shqetësuar të popullit të Kamboxhias, Ruandas, Bosnjës dhe Darfurit,  në radhat e gjata të viktimave të braktisura nga fuqitë ndërkombëtare.

/Përshtati  nga “The Telegraph” – ‘SYRI.net’/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco