Lajmi i fundit

Skandal i ri/ Edi Ramës i del emri në një tjetër dosje trafikantësh droge, ‘Shqiponja e zezë’

Rruga urgjente ligjore për banorët e Unazës së Re

Rruga urgjente ligjore për banorët e Unazës së Re

Nga Erl Kodra - 19/11/2018

Urgjent!

Banorët e Unazës që do t'u shembin shtëpitë duhet të bëjnë një padi urgjente në Gjykatën Administrative në Tiranë, ku mes të tjerash, të kërkojnë që kjo Gjykatë të nxjerrë një Urdhër (Vendim i Ndërmjetëm) që pezullon çdo aksion ose veprim kundër shtëpive të tyre.

Krahas kësaj, ata duhet të bëjnë një padi në Gjykatën Kushtetuese (!!) meqenëse kjo është një çështje e të Drejtave të Njeriut. Pavarësisht faktit që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, minimalisht ata duhet ta regjistrojnë çështjen e tyre në këtë Gjykatë.

Gjithashtu, ata duhet të bëjnë një padi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke nënvizuar faktin e mungesës së Gjykatës Kushtetuese, dhe në këto rrethana, ata t'i kërkojnë kësaj Gjykate një Vendim Urgjent për Masa të Përkohshme (Interim Measures).

Në të gjitha çështjet urgjente, Masat e Përkohshme nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut jepen brenda 24 orësh, madje edhe brenda ditës.

Sigurisht ka edhe mundësi të tjera ligjore, siç është ankesa në Komitetin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, për shkeljen e nenit 11 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore nga Shqipëria.

Ata që kanë kontakte me këta banorë, ju lutem t'i informojë ata për mundësitë ligjore që kanë akoma në dispozicion. Do të ishte ideale që një grup avokatësh i të Drejtave të Njeriut t'i asistojë ata në rrugën që duhet të ndjekin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp19/11/2018 14:39

Bravo Z.Kodra ,besoj grupi i avokateve qe ju keshillon qytetareve ,pergjithesisht jane byth e breke me qeveri(te)ne dhe me Bashkine."Avokate" me i mire e i sigurte eshte solidariteti dhe kemengulja e gjithe te prekurve, per mos ti leshuar shtepite dhe katandine e tyre.Lakmija e oligarkeve dhe e Lali Erit per ta perplas qeverine me qytetaret besoj nuk do funksionoj.Jo per gje, por Z.Rama nuk eshte kokrra e injorantit qe kopilin t'ja lene ne dere kesaj qeverije dhe Lali Plehu dhe opozita te ferkoj duart e te vjele frutat.Duke qene ne opozite me kete qeveri , mua nuk me pengon asgje per mos ta thene te verteten.gjurma e asaj unaze ka qene hedhur e zeza ne te bardhe qe nga qeverija moniste e Adil Carçanit.Ishte detyre e çdo qeverije dhe K/Bashkiaku te pengonte cdo ndertim rreth nje gjatyesije dhe perimetri te caktuar.e kam theksuar edhe here tjeter se atyre qytetareve qe mbrojne shtepin e tyre duhej tu mbahej proces-verbal per secilin ketu e 30 vjet ku te para lajmeroheshin qe mos te ndertonin aty.Sot nese shteti do ishte funksional sot ju thoshte ik pirdhuni, shkoni nga keni ardhur ose tu japim leket per qirane e t'na thoni faleminderit.Z.Kodra, ne te njejten situate kane qene edhe qytetare te tjere ne gjithe gjatesine e unazes qe ju jane prishur shtepite me rruspa dhe jane lene ne meshire te fatit.Por Ju nuk ua kujtuat kete grupin e avokateve dhe gjyqet , pasi ata ishin pak familje.Gjithsesi une mendoj se sqarimet tuaja per rruget ligjore jane vlefshme por nderkohe shteti duhet ti kompensoj per pronat, ti sistemoj ne pallate qe besoj ka te ndertuar dhe te lire pa shitur.Mandej te prishen ndertimet.Ate qe nuk ta ben pushtuesi nuk ka se si ta bej qeveri(te)ja.

Soll Lili19/11/2018 13:57

A eshte gjalle avokati popullit apo edhe ky institucion ka ike per lesh. Çfare behet keshtu mor?? A ka patur ndonjehere qeveri me antipopull se kjo e ripjelljes, qe po u vret shpresen shqiptareve cdo dite. Po çfare padie , mor aman, ketyre u duhet futur plumbi ballit me gjithe familjet e tyre dhe te shkojne gop te semes. Nuk e di se cfare do behet, por keshtu nisi '97.

Shto koment

Denonco