Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Ramës e Lleshit të tij/ Jeni banal, njëlloj si historitë tuaja

Ramës e Lleshit të tij/ Jeni banal, njëlloj si historitë tuaja

Nga Andi Bushati - 12/11/2018

Pavarësisht se u mvesh me petkun hijerëndë të një debati konstitucional, ajo që përplasi Ramën me Metën po rezulton të ketë qenë një akt banal i rilindjes. Ajo nuk ka sharmin e një precedenti, nëse kreu i shtetit ka kompetenca ti refuzojë anëtarët e kabinetit të një shumice të zgjedhur me votë; ajo nuk ka as seriozitetin e debatit mes juristësh me pikpamje të ndryshme; ajo nuk evokon as aspiratat demokratike të balancimit mes pushteteve.

Ajo është thjeshtë një shenjë më shumë që na tregon mënyrën se si qeveris Edi Rama.

Korespondenca e sotme e shkëmbyer mes Ramës dhe Metës e tregoi hapur këtë gjë (shiko kronologjinë këtu poshtë).

Aty fillimisht dallohet qartë se Presidenti e ka refuzuar dekretimin e parë të kandidaturës për ministër të Brendëshëm thjeshtë për faktin se ai ishte gjeneral ende në detyrë. Dhe meqë kushtetuta jonë e pengon që një anëtar kabineti të kryejë edhe detyra të tjera (shiko këtu poshtë/lapsi.al) kreu i shtetit nuk e ka firmosur atë.

Debati Rama – Meta/ Si lexohet dhe kujt i jep të drejtë Kushtetuta?

Por, pas letrës publike të Metës është tejet interesante të lexohet kundërpërgjigja e Ramës. Ai që e akuzoi vëllain e tij armik se po shkelte hapur kushtetutën, në përgjigjen e sotme është tërhequr ndjeshëm. “As unë as ti nuk jemi juristë” thotë në mënyrë të divulguar Rama, duke pranuar se ekspertët ligjorë të kryeministrisë bëjnë një interpretim të ndryshëm nga ata të presidencës.

Pra, pasi e akuzoi Metën për një krim madhor –shekeje kushtetute- ai tani si pa të keq thotë se ende nuk i dihet kush ka pasur të drejtë.

Por më e bukura vjen më pas. Ajo qëndron te zgjidhja që ofron Rama.

Me pak fjalë ai thotë. “Unë ndryshe nga presidenti nuk e pranoj që Lleshi ka qenë ushtarak ende në detyrë, por kjo s’ka problem. Ai le të japë dorëheqjen si gjeneral dhe Meta ti hapë rrugën për ministër”.

Dhe mbi këtë logjikë absurde, ai e detyroi edhe kandidatin për ministër të brendëshëm, – që në Opinion shprehu një adhurim të pakufishëm për shefin e vet – të shkruajë letrën më absurde që mund të bëjë një zyrtar: atë të dorëheqjes nga një gjë që nuk pranon se ka qenë.

Pra e thënë shkurt: qëllimi justifikon çdo mjet.

Eshtë pikërisht ky lloj të arsyetuari që na tregon për mënyrën kriminalisht sipërfaqësore me të cilën e drejton shtetin Edi Rama. Ajo nuk ka lidhje as me një debat konstitucinalistësh as me përkufizimin e vijave ndarëse mes institucioneve.

Mënyra se si Rama do të zgjidhi emërimin e Sandër Lleshit për ministër, i ngjan metodave që ai përdor për të grabitur me koncesionet dhe PPP-të.

Ajo është njësoj me mendësinë: na duhet toka publike e teatrit për kulla, hajde bëjmë një ligj special që e tejkalon kuadrin ligjor; na duhet të grabisim toka në bregdet, hajde shpallim investitorë strategjikë; na duhet t’i japim klientëve tanë Check –Upin apo inceneratorët, hajde bëjmë një garë pa konkurentë.

Pra në thelb, ajo është një përdhosje e çdo ligji dhe rregulli vetëm e vetëm për të mbërritur tek synimi.

Prandaj të gjithë ata që janë ekzaltuar se po bëheshin dëshmitarë të një debati sqimëtar dhe me peshë, sërisht do mbeten të zhgënjyer. Sepse në gjenezë ai u prodhua nga po ai njëjti Ramë, tërësisht banal si gjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

idi13/11/2018 09:57

Brillante analiza

Hakiu12/11/2018 21:22

Po mire me e e dime ramen dhe e njohem edhe Lleshajn, po gjithe ata ish Presidente. Topi, Moisiu, Mejdani, qe dolen e i dhane Rames te drejte, a kane me sy e faqe te dalin para publikut?

Askushi 12/11/2018 19:01

Eshte shume e thjesht e gjitha si te gjitha te tjerat..Rama eshte perendija, zoti i plotfuqishem qe munde te beje cte doje me gjitheshka. Ai beri "reformen e drejtesis", ai vuri prokuroren, ai ve gjykatesit, ai bene vetingun, ai la vendin pa kushtetuesen, ai do beje kushtetusen, si te doj ai behen gjerat. Ai bene gjykatesin, ai bene prokurorin, ai bene plicin, ai bene ligjin. Askush nuk munde ti beje asgje, as presidenti, as gruaja presidentit, as Luli berishes. Te pakten ju intelektual mos e fyeni intelektin tuaj duke ju nenshtruar pazareve, presioneve qe munde tju vijne nga ky kryeminister. Shkruani, denonconi gjitheshka, populli le te beje cte doje, ngihet apo nuk ngrihet, nuk kemi cbejem. ky popull eshte si ai i Rames qe thuaj te ngrihet dhe nuk ngrihet, i duhet gjetur nje viager ndoshta....
i dashur bushati, shkruaj sa me shume dhe bashkohuni te gjithe, beni cfare mundeni te beni....

t12/11/2018 18:21

edhe sikur ky leshii i persheshit rama te jape doreheqjen sic sygjerojne ata te dy,,ai nuk duhet dekretuar sepse edhe ne pozcion?n e keshilltarit ka qendruar ne shkelje te ligjit

Shto koment

Denonco