Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Donkishoti i antishpifjes në luftë me të Vërtetën

Donkishoti i antishpifjes në luftë me të Vërtetën

Nga Shënim - 18/10/2018

Edi Rama e ka ngritur perandorinë e tij i mbështetur në tri elementë:

  • Korrupsioni;
  • Krimi;
  • dhe gënjeshtra e mashtrimi…

Rama përmes Endri Fugës ka aplikuar moton: gënje sa më shumë se diçka do të mbetet!

Edi Rama duke kontrolluar median e shkruar dhe elektronike e ka maskuar të vërtetën e keqqeverisjes së tij.

Edi Rama duke kompromentuar disa zyrtarë të lartë në Bruksel është përpjekur të fshehë korrupsionin, krimin, dhe premtimet mashtruese..

Po gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra thuhet nga qytetarët shqiptarë.

Gënjeshtrat e Ramës ka filluar të zbulohen dita ditës duke ecur në çdo cep të vendit…

Tani shumica e shqiptarëve e ka të qartë dhe e njohin të Vërtetën…

Kjo është pikërisht arsyeja dhe pikërisht ky është momenti kur Rama ka shpikur armën e Anti-

Shpifjes…

Çdo të vërtetë që mësojnë shqiptarët Rama e quan shpifje…

Çdo të vërtetë që kundërshtarët ja bëjnë me dije shqiptarëve Rama e quan shpifje

Çdo të vërtetë që opozita ja bën me dije ndërkombëtarëve Rama e quan shpifje…

Çdo të vërtetë që besojnë shqiptarët Rama e quan shpifje…

Çdo të vërtetë që e nxjerr Ramën lakuriq në sytë e shqiptarëve Rama e quan shpifje…

Çdo të vërtetë që i nxjerr bojën Ramës, ai e quan shpifje…

Dhe i ndodhur lakuriq përballë të vërtetave Rama ka marrë në dorë armën e antishpifjes…

Rama lakuriq përballë të vërtetës, me armën e antishpifjes në dorë, ndjek çdo ditë nga pas të vërtetën për ta vrarë dhe eliminuar të vërtetën…

Dhe në këtë betejë kundër së vërtetës Rama i është sulur rrjeteve sociale…

Rama me armën e antishpifjes i është sulur opozitës, kundërshtarëve, medias

Rama kërkon ti frikësojë, ti dhunojë, ti arrestojë të gjithë lajmëtarët e të vërtetës…

Të gjithë e shikojnë duke u tallur dhe qeshur me të madhe Donkishotin e Antishpifjes…

Syri.net/ 18 tetor 2018

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ferd 18/10/2018 17:41

Shtoni dhe Sanco Pancen

Shto koment

Denonco