Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shembja e TK është anti-kushtetuese

Shembja e TK është anti-kushtetuese

Nga Ylli Manjani - 12/09/2018

Sa qesharakë!

Njëri tha: ‘sa mirë që BE na e rrëzoi ligjin’... Fiks si te Dhelpra dhe Rrushtë! I harroi fiqtë...

Tjetri tha: ...’po të jetë për mua Teatri nuk prishet, por rikthehet në identitet’... Të paktën gjeti një mënyrë për ta shprehur mosdakortësinë.

Një tjetër tha: ‘do ta ndryshojmë ligjin dhe to ta bëjmë me garë’... Deputet krejt i papërgjeshëm    për rëndësinë e fjalës, le pastaj të votës.

Njëri gozhdës e tjetri patkoit, por asnjëri nuk trajton thelbin e problemit!

Thelbi është se ajo nismë ligjvënëse është anti-Kushtetuese. Është e gjitha e papranueshme, që në koncept!

Teatri është pjesë e trashëgimisë historike e kulturore të vendit. Si i tillë Kushtetuta dhe ligjet veç e mbrojnë.

Nuk ka as garë parelinjsh e as projekt korrupsioni që mund të shkatërrojë historinë e qytetit!

Nuk ka kryetar Bashkie qe i jep vetes legjitimitet të ‘urdhërojë’ Kryeministër, qeveri e Parlament, për të prishur një godinë të trashëgimisë historike e kulturore të Kombit!

Nuk ka asnjë ligj të posaçëm që nxjerr nga loja Kushtetutën, ligjet normative, procesin e rregullt dhe barazinë para ligjit!

Të paktën në sistemin demokratik, jo! Në regjime diktaturash qeveriset me ligje të posaçme (maßnahmenstaat ishte shteti i Hitlerit).

Prandaj projekti i tyre është anti-kushtetutë, anti-shtet e anti demokraci!

Është fund e krye kështu!

Nuk është puna se u hap gara dhe e rregullua ligji. Jo! Po të ishte vetëm për garën, do e kishin bërë ata, se ligje ka plot. Brenda ligjeve në fuqi do e bënin garën dhe do fitonte kompania që duan...

Por ata duan më shumë. Duan të shkëmbejnë tokën, të shkatërrojnë një trashëgimi historike dhe të tregojnë se janë në super pushtet dhe s’pyesin më për asgjë!

Dhunë e pastër! Natyrisht edhe një super ‘llokëm’ të mirë parash...

Zullumi vetëm trashet...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp13/09/2018 15:46

......dhe duke u trashur keputet.

Shto koment

Denonco