‘Alo presidente’ e Ramës, më demode se kriza e Maduros së Venezuelës

‘Alo presidente’ e Ramës, më demode se kriza e Maduros së Venezuelës

Nga Ilir Nikolla - 22/07/2018

Spektakli që shfaqi dy ditë më parë Edi Rama me një zonjë që mezi priti ta puthte, për të mirat që i kishte sjellë asaj regjimi ‘rilindas’ ishte sa i pështirë, aq edhe i ububushëm, sa i përket shkeljes së çfarëdolloj etike në ushtrimin e qeverimit.

Motoja ‘më shkruani mua privatisht, se unë ua rregulloj hallet dhe u tregoj vendin zyrtarëve sarhoshë’ është sa e vjetër, aq edhe e paefektshme. Versioni i fletërrufeve kineze të viteve ’70 ka pësuar një mutacion në vitet ’90 prej Hugo Chavezit, i cili me emisionin e tij ‘Alo presidente’ kishte shpallur se do të zgjidhte të gjitha problemet që do të ngriheshin në emision.

Nisma progresivo-revolucionare u përshëndet edhe nga Fidel Castro disa vite më pas dhe ai vetë disa herë doli në emisionin me telefonata të Chavezit. Edhe pas vdekjes së tij, pasardhësi Nicolas Maduro u përpoq disa vjet ta trashëgonte emisionin, por së fundmi ka hequr dorë, pasi ka kuptuar se kriza e Venezuelës nuk kalohet duke I marrë presidenti në dorë të gjitha.

Sot Venezuela po përballet me një eksod masiv dhe është i vetmi vend I Amerikës Latine, e cila s’ka një statistikë të qartë se sa venezuealanë e lënë vendin, por mjaftohen me konfirmimin se ‘vendi po braktiset masivisht’.

E çuditshmja është se edhe Shqipëria përballet me të njëjtin fenomen të braktisjes dhe shifrat edhe këtu mungojnë, por qëkur kryeministri ka hedhur në rrjet versionin e tij të ‘Alo presidente’, nën siglën “Shqipëria që duam”, ikjet nga vendi cilësohen si e drejtë e lëvizjes dhe si arritje e demokracisë ‘rilindase’.

Të paktën Maduro duket se e lexon më mirë realitetin, pasi Edi Rama jo vetëm këmbëngul që thuajse përditë të ketë një shfaqje televizive mbi efektivitetin e emisionit të tij ‘Alo presidente- Shqipëria që (s)duam’, por si Merhumi qëmoti apo si Fidel Castro pas 90-s, ka shpallur dëshirën për të eksportuar revolucionin e tij.

Fqinjë kanë shprehur interes për të vënë në zbatim platformën tonë, ka deklaruar Edi Rama, me një seriozitet që hedh barkas edhe derrat. Imagjinoni, do të rriten eksportet shqiptare, sepse kryeministri do të eksportojë përvojën e tij në platformën online, numrin e puthjeve nga zonjat në moshë dhe uratën e të rinjve që mbijetojnë edhe pse pa punë.

Edi Rama në versionin ‘Chavez 2.0’ është njëqind herë më demode se diktatori i ndjerë i Venezuelës, është versioni i një stakhanovisti që kërkon t’i rritet norma e gënjeshtrës, pasi kështu e do interesi i partisë.

‘Rilindja’ nuk shpëtohet duke eksportuar rrënimin tonë në rajon, braktisjet e vendit flasin se e keqja jonë ende s’ka ardhur pasi kryeministri ynë ende s’ka mbërritur as në nivelin e Maduros së Venezuelës, i cili të paktën ka pranuar se kriza ka ardhur dhe ka hequr dorë nga ‘Alo presidente’-ja e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp23/07/2018 16:41

"Alo Presidente". "He prap ti, na cave trapin".Kam bere nje gabim.Z.Balla tha perball viles se Z.Turku , une e ngaterrova me tjater njeri."Po pse dizinformon ore derdimen.E di qe per kete veper futesh ne kokrret burgut"."Kerkoji falje Z.Turdiu dhe shko shtroje vete xhaden".Ik se po pret tjetri ne linje...pi...pi...pi....pi

krasasi tp23/07/2018 14:09

"Alo Presidente"."He".Kam nje shqetesim qe dua ta ndaj me Ju."He".Mos ua ka thene Z.Balla se, para nje muaji kur erdhi per mbledhjen me strukturen e partise na i dha doren edhe neve qe ishim jashte lokalit kur doli."Pse me Ballen muhabete fshati bisedojme ne?".Jo po lidhet me turizmin." Ca ka turizmi aty"."Harrove te me thuash nga flet".Me fal Z.Rama u hutova skam folur asnje here me te madhin fare.Une flas nga Stebleva e Libraxhdit.Po shokun Balla e ta kuam ne Fushe Studen aty te fshati.Per rrugen e kam fjalen.Ka 4-5 vjet qe nuk hidhet asnje lopat cakull per ta mirembajt.Nuk kalohet me me makina te vogla.Edhe sh.Balla me na ato "xhipsat' e medhenj kish vuajtur shume.I tham Z.Balla qe me kete "vetulloren" qe beri ai qofte largu Berisha qe na lidhi nga Librazhdi ne Diber e Kukes e deri ne Tropoje , u kthyen shume te larguar ,erdhen riparuan shtepite , mbillnin arat,ne kthim na mernin, bulmet, mish ,fasule , pa erdhen edhe turist me kapingje me ca makina te medhaja me ca motora mbi kabina.Na u celen syte edhe shisnim ndonji gje."Bjeri shkurt xhaxha se nuk jemi ne nate dimri.Me thuaj cfare te tha Z.Balla".Kur i thash qe mire ate pak gjatesi rruge qe ka ngelur nuk e asfaltoni dot por te mbushni gropat nuk do shume pune.Ai i firmes ne cdo 500 metra ka lene nga nje makine me cakull per te mbush gropat.caktoni i thash 10 puntor ne gjithe kete gjatesi ju jepni nga nje karroce e na nje lopat e te levizin fshataret e turistet ,por edhe disa fshatar marin pako gje duke punuar."Cfare te tha Z.Balla".Z.Balla i foli njeri nga ata te partise ne vesh, e mu kthye mua.Duket i tha qe jam i djathte .E di si me tha.E para tha qenke si bicim poeti zotrote tha.Ate rrugen qe i thua "vetullore" ta rregulloji Saliu kur te kthehet rahmet paste.Ata turistet tha ke te drejte kane ardhur i kam pare edhe une ato kampingjet.I kishin vendosur balle perball me vilen e Z. Turdiu.E pash qe ma kish me te futur. Por ne fund me ndrohu.Me tha qe "do bisedoj me Z.Rama qe ta vendos kete zone si zone prioritare per zhvillimin e turizmit".Po Z.Balla eshte i zene me ata te mallkuarit e Saliut ndaj te mora ty ne telefon.E meqe ra llafi dua te them qe une ty te kam votuar, por me ate qe foli Z.Balla vesh me vesh ,une jam zene per punen e nje qengji qe me humbi."Mire , kujtoje edhe nje here Z.Balla kur te vije prap ne fshat".....pi....pi,,..pi....pi.

Shto koment

Denonco