Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mullari i skandaleve

Mullari i skandaleve

Nga SYRI.net - 13/07/2018

Rama dhe ministrat e tij, të zhytur në korrupsion dhe ngushtësisht të lidhur me kriminelët, klane mafioze dhe trafikantë të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, gjenden çdo javë të përfshirë në skandale.

Skandali ndjek skandalin.. dhe është bërë e pamundur të çosh një çështje deri në fund…

Shumica e skandalave lidhen me babëzinë e Ramës dhe të qeverisë së tij për të vjedhur…

Disa skandale lidhen me paaftësinë e Ramës dhe të ministrave të tij që nuk janë në gjendje të qeverisin por çdo ditë bëjnë gafa…

Disa skandale të tjerë vijnë nga veprimet e kriminelëve dhe trafikantëve të lidhur me Ramën dhe ministrat e tij, të cilët kërkojnë shpërblimet për votat e blera…

Disa skandale, si ato të lidhura me atletet e Ramës apo sjelljet e tij si lypsar fotosh ku shtrëngon duart apo ju hidhet në qafë liderave europianë vijnë nga pervesiteti i Ramës dhe ministrave të tij…

Në realitet të gjithë skandalet janë të lidhur ngushtësisht me njëri tjetrin dhe është e pamundur të neglizhosh ndonjë prej tyre…

Të gjithë skandalet kanë për strumbullar Edi Ramën dhe ministrat e tij…

Të gjithë skandalet lidhen me kapjen e shtetit, lidhjet e Ramës me krimin e trafiqet dhe ngritjen e një makinerie të fuqishme për pastrimin e parave të pista…

Të gjithë skandalet janë bërë mullar, ku një skandal fsheh një tjetër…

Konkretisht, cilët janë disa nga skandalet më të dukshme në këtë mullar skandalesh:

Lidhjet e Saimir Tahirit me klanin mafioz të Habilajve… Mbrojtja që Edi Rama i bëri Tahirit duke mos pranuar ti heqë imunitetin…  Ndërkohë që Tahiri i kërcënoi Ramën me dosja Xibraka ku dyshohet se është i implikuar vëllai i Ramës, Olsi Rama…

Emërimi antikushtetues i Arta Markut si prokurore e përkohshme e përgjithshme dhe kthimi i saj në një manenik të Ramës do të shoqërohej me një seri skandalesh të lidhura me shkarkime dhe emërime klienteliste të disa prokurorëve duke hedhur në erë shumë nga çështjet e lidhura me korrupsionin e zyrtarëve të lartë të qeverisë Rama…

Vendosja në krye të Ministrisë së rendit të Fatmir Xhafajt, individi me një të kaluar të dyshimtë të lidhur me detyrën e tij si prokuror i diktaturës komuniste. Por akoma më e rëndë është se vëllai i ministrit të brendshëm, Agron-Geron Xhafaj rezulton i dënuar në Itali për trafik droge dhe ndërkohë Fatmir Xhafaj ka ndryshuar kodin penal që vëllai i tij të vazhdojë të drejtojë i lirë trafiqet nga Shqipëria…

Skandali i lidhur me audio-përgjimin e Geron Xhafajt nga Babalja do të shënonte një skandal tjetër që do të shoqërohej me largimin e çuditshëm drejt Italisë të Geron Xhafajt duke mos dhënë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të vëllain e ministrit të brendshëm…

Skandalet e lidhjeve të Ramës me krimin do të çiftoheshin me skandalin e shkatërrimit të Teatrit

Kombëtar përmes hartimit dhe miratimit vetëm me votat e maxhorancës të një ligji special…gjë që ka ngritur në këmbë të gjithë komunitetin e artistëve…

Reforma në drejtësi ka marrë një rrugë të rrezikshme…Gjykata Kushtetuese ka pushuar se ekzistuari, dhe as opozita dhe as individët nuk kanë mundësi të kërkojnë drejtësi nëse ju dhunohen të drejtat kushtetuese…

Këshilli Europian vendosi që Shqipërisë të mos i hapen negociatat sepse qeveria Rama është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e trafiqet…

Dhe së fundmi Rama, për të hequr vëmendjen e publikut nga të gjithë këto skandale të shumta, sorollatet sa në Stamboll, sa në Londër dhe sa në Bruksel…Thjesht që të harrohen bëmat e qeverisjes së tij dhe opozita e qytetarët të diskutojnë për marërzitë e tij:

Diku duke u ulur afër kryeministrit rus përpiqet të kërcënojë liderat europianë…

Diku duke u shfaqur në foton zyrtare me atlete kërkon të provokojë e sfidojë kryeministren britanike e kancelaren gjermane…

Diku duke u sorrolatur në sallën e mbledhjes së NATO, herë i afrohet dhe i serviloset presidentit Trump për ti rrëmbyer një foto…diku më larg i hidhet në qafë presidentes kroate për ti vjedhur një foto me rastin e daljes së Kroacisë në finale e kampionatit botëror të futbollit… apo gjetiu shtërngon kryeministren angleze duke e ngushëlluar për humbjen e skuadrës së tij…thjesht që në Tiranë të harrohen bëmat e tij…

Rama mendon se skandalet duke u fshehur njëri pas tjetrit të harrohen… në fakt ato vetëm po depozitohen në Mullarin e Skandaleve që askush nuk i harron dot…

Duket se po vjen momenti që të digjet Mullari i Skandaleve…

Syri.net/ 13 korrik 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t13/07/2018 22:23

Ai moment ka ardhur ,por s'ka kush ti verë flaken

Asd13/07/2018 22:19

Mullari te digjet, dhe strumbullari te shkoje ne te s'emes.

Shto koment

Denonco