Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Të paguash për t’u mashtruar

Të paguash për t’u mashtruar

Nga Koço Kokëdhima - 20/06/2018

Edi Rama do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si shtetari më mizor dhe më antipopullor për shumë bëma, por mbi të gjitha si taksidar dhe abuzues i pamëshirshëm i popullit të varfër.

Nga njëra anë vendos taksa pa fund, kurse nga ana tjetër paratë që mbledh i grabit për të blerë e kontrolluar pushtet, për të pasuruar veten dhe një grusht njerëzish të oborrit të tij. Së fundmi qeveria po përgatit një projektligj, i cili do të bëjë që të gjitha familjet e Shqipërisë të paguajnë para për një pjesë televizionesh.

Bëhet fjalë për taksën që paguan çdo familje për Televizionin Publik Shqiptar, e cila sot shkon, rreth 10 milionë euro në vit. Sipas këtij projektligji, përveçse do të rritet edhe më shumë kjo taksë, gjysma e të ardhurave do t’u dhurohet disa televizioneve private.

Partia “Zgjidhja” është mjaft e shqetësuar për këtë zhvillim të paprecedentë për vendet demokratike. Kjo nismë shkallmon edhe më keq tregun mediatik, i cili ka prekur fundin, ul edhe atë pak transparencë që ka mbetur dhe e bën Rilindjen kontrolluese absolute edhe të ekraneve kryesore private të Shqipërisë të cilat, punojnë mbi një pasuri publike siç janë frekuencat.

Nuk mjaftohet që me paratë e taksapaguesve po vjedh në mënyrën më barbare buxhetin e shtetit nëpërmjet koncesioneve dhe skemës famëkeqe, Partneritet Publik-Privat, por tani kërkon që shqiptarët të detyrohen me ligj që të paguajnë nga xhepat e tyre edhe për të forcuar kontrollin e qeverisë mbi televizionet private!

Pak ditë më parë edhe zyra e OSBE në Vienë, përmes Përfaqësuesit për Lirinë e Mediave, Harlem Desir, reagoi ashpër për këtë plan të ri të qeverisë për të rritur taksën e aparatit dixhital me qëllim që nga të ardhurat e mbledhura nga kjo taksë, të përfitojnë disa televizione private.

‘Çdo sistem i subvencioneve shtetërore për mediat duhet t’i nënshtrohet konsultimit me publikun përfshirë edhe me të gjithë aktorët e medias. Ai duhet të ketë objektiva të qarta dhe të plota për të mbështetur të gjitha mediat, përfshirë median online, median e shtypur dhe atë lokale, me kritere dhe procedura transparente, pa ndërhyrje politike dhe me qëllimin për të forcuar pluralizmin e mediave’, deklaroi prerë ai.

Ky projejktligj, jo vetëm nuk e ndihmon situatën e rënduar në median shqiptare, por përkundrazi e përkeqëson më shumë. Të vetmen shpresë mbijetese, kjo elitë e korruptuar dhe e diskredituar politike, e ka te manipulimi dhe shpëlarja e trurit të shqiptarëve nëpërmjet propagandës.

‘Zgjidhja’ është e vetmja forcë politike në Shqipëri, e cila ka në programin e saj si prioritet, ndërhyrjen urgjente në legjislacionin shqiptar për rregullimin përfundimtar të tregut mediatik, barazinë e konkurencës, pluralizmin, diversitetin, pavarësinë dhe lirinë, mirëfunksionimin dhe reformimin e ‘pushtetit të katërt’ për ta çliruar atë nga kontrolli i politikës së vjetër, nga presioni dhe shantazhi i qeverisë.

Sot mediat shantazhohen, luftohen, goditen, blihen me tendera e licenca, me para e me prona publike, me lëshime e pabarazi ndaj ligjit. Ato shpeshherë i trajtojnë gazetarët si skllevër, i sigurojnë me pagë minimale, ndërsa në shumicë, sidomos portalet online, i mbajnë tërësisht në të zezë. Standardet profesionale janë mjerane dhe rreshtimi i tyre gjithnjë e më shumë është në anën e pushtetit, gënjeshtrës dhe mashtrimit!

ZGJIDHJA do t’i ndihmojë në të gjitha format e ligjshme dhe të drejta mediat, që ato të përmbushin funksionet e tyre kushtetuese duke qenë të lira, të pavarura dhe të patrazuara në konkurrencën e tyre!

#ZgjidhjaPërMedian

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

e vrteta20/06/2018 19:30

Kur Kokëdhima që e mbajti në pushtet Ramën për 11 vjet si kryetar bashkie, apo e solli në pushtet si kryeministër duke u rënditur edhe vetë si numuri dy i kësaj qeverie, cilëson Ramën si shtetari "më mizor" i historisë së Shqipërisë, ndokush do të thotë se bravo i qoftë që paska ndruar mendje, dhe e paska kuptuar më në fund gabimin e tij..
Por a i duhet konsideruar Kokëdhimës demaskimi i vonuar i Ramës, si një kontribut demokratik për goditjen e se keqes qeverisëse ?
Pyetja e parë që të vjen në mëndje pas këtij "demaskimi" të vonuar, është :
Nëse Rama i detyruar nga ndonjë ambasador nuk do ta kishte larguar si deputet numër një të PS e Kokëdhima do të vazhdonte edhe sot të ngrinte kartonat në Kuvend me komandën e Ramës, a do të kishte Kokëdhima këtë mendim për Ramën ?
Me thënë të drejtën nga eksperienca e hidhur e diktaturës enveriste, kur sapo një kapoje i rrëshqiste këmba, i tureshin gjithë kolegët që ta varrosnin edhe të gjallë, kam një mosbesim të madh për cilindo politikan të sistemit demokratik pluralist, që bëhet "trim" për të demonizuar shefin e mëparshëm, sapo bie vetë nga dega.
Që ky fenomen ka qenë shoqërues i sistemeve diktatoriale komuniste, i përcaktuar kjartë me thënien se "revolucionet hanë kokat e veta", kjo tashmë është një gjë e provuar.
Fatos Nano e solli Edi Ramën nga nën urat e Parisit e na e bëri ministër kulture, e ishte Rama që nuk la gjë pa thënë kundër Nanos sa i mori frenat e PS.
Por në Shqipëri, ndryshe nga e djathta tradicionale europiane, nga kjo e keqe është infektuar edhe një pjesë e politikanëve "të djathte".
Ishte Berisha që pasi dha dorheqjen si lider i PD, përzgjodhi për këtë funksion një politikan të ri e të suksesshëm, Lulzim Basha..
Xhelozia për Bashën, bëri që një pjesë e lidershipit të vjetër të PD, në vënd që të drejtonin tehun e qëndrimit opozitar ndaj PS e Ramës, duke e parë veten jashtë lidershipit, ju vërsulën Bashës duke i ardhur kështu në ndihmë Ramës.

Shto koment

Denonco