Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Gaztori Xhafaj

Gaztori Xhafaj

Nga Agim Xhafka - 21/04/2018

Nëse të bie rruga nga Blloku do shohësh me siguri Benin. Është një person rreth 40 vjeç. I dobët,ecën ngadalë e pakëz anuar,me siguri nga ndonjë problem shëndetësor,mban në dorë një kuti kartoni me cigare e qesh me këdo. Kur i flasin u kthen përgjigje të shkurtra se kuptohet që ka ndonjë defekt fizik,nga që fjalitë i lëshon me rrokje.

Benin e duan të gjithë. Bile ca, që ta ndihmojnë,i blenë 3-4 paketa cigare.

-Bli një, -u thotë Beni, -se do vij prapë nesër.

M'u kujtua mbrëmë, kur po shihja Saimir Tahirin si po tallte koqet me shtetin shqiptar, kur më ra zilja e celularit.

-Kanë arrestuar Benin, -dëgjova. -Benin që shet cigare. Për kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal.

Edhe u mërzita, edhe u nxeha, edhe qesha. Shtet komik me një ministër gaztor e një kryeministër ekranaxhi. I miri Beni po të jetonte në Evropë do kishte ndihmë në para, në shëndetësi, në përkujdesje. Se është i pamundur. Nuk fiton zanat e fuqi, ndaj shoqëria e mban në gji me pekule. Tek ne, tek vendi i shqiponjave i sulet policia shqiponjë, e rrëmben, e fut në qeli pa pyetur cili është e çfarë shëndeti ka. Nuk do jetë çudi kur të akuzojnë këto ditë ndonjë memec se shau ministrin apo ndonjë sakat se i iku policisë me vrap.

Ndërkohë në ekran shoh Tahirin që qesh e tallet. Që kishte një makinë, gjasme e shiti, ua dha kushërinjve, lekët e makinës nuk ia derdhën me bankë se ia merrte Zeni nga që ka fituar gjyqin për shpifje. Tetë shkelje ligji nga një karagjoz me syze. E qesh e qesh banditi deputet. Beni futur në qeli si zogu i pyllit i porsa kapur. Futur në kafaz. Rri plot frikë, zëri i ka ngelur jashtë. Në tru ka frazën që i shqiptoi polici: "Je grup i strukturuar kriminal!"

Ai nuk e kupton. Do veç të ikë nga burgu e të mbajë kartonin në dorë. Se shteti ynë e çoi atje, nga që ushqen derrat, zogjtë i merr nishan dhe i vret...

E ja qershia mbi tortë. Nuk u besoj veshëve: "Po japim lajmet. Policia sot kreu aksionin Cigarja. U arrestuan 13 persona me akuzën..."

Tamam 13 bataliona në 8 kamiona. O qeveri të hëngërt dheri! Dhe e ke pak.

Jam ende me frikë për Benin. Ka tre ditë që "GULF" u ka marrë njerëzve miliona euro, u ka lënë ca tallona në dorë dhe ka çarë ferrën. Po sikur, qoftë larg, ministri të urdhërojë:

-E keni që e keni atë Benin brenda në qeli. Futini edhe mashtrimet e vjedhjet e naftës dhe mos harroni çojuani televizioneve si lajm. Që të gëzohet populli, ta kalojë fundjavën me gaz e hare!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp21/04/2018 18:56

Agim ,do ta hash edhe ti si Beni.Je pjese e grupit te strukturuar kriminal.Beni, shet pa license, pa paguar TVSH, i ben konkurence te pa ndershme Vilma Nushit.A nuk thote qerevija qe nepermjet te vegjelve, ne duam te kapim Vilmat.Perkunder mundimit qeveritar, Ju nxisni kaosin ne treg.Edhe Une pash te shkolla e Baletit police bashkiak qe sekuestruan dy canta me lakra te egra te nje katundarje dhe pak me poshte ca cikerrima te nje moshatari, por nuk me duhet sec bene Qeverija e sec bene Bashkija.Ja keshtu e ruaj b...then une dhe nuk perfshihem ne "grup te strukturuar kriminal".Ndiq shembujt e perparuar.

Tarasi21/04/2018 17:52

Nuk ka rendesi se Ben hallexhiu shet cigare per te mbajtur frymen dhe bajlozet trafikante e kontrabandiste shetisin te lire, per qeverine e rilindjes dhe policine e Xhafes beni perben veçse nje statisike. Ne fund te muajit Sektori kunder Trafiqeve rezulton me zbulueshmeri te larte ne luften kunder krimit dhe kjo fale kapjes se "kriminelit" Beni ose te ndonje te vobekti tjeter .

Xhafa21/04/2018 17:39

xhafxhafxhafxhafxhafxhafxhaf me tren deri në ferr/xhehnem/skëterrë.

Miu te kiu21/04/2018 17:22

Po hani buke?

Miu te kiu21/04/2018 17:20

Kelyshet e gjarperit nuk behen pellumba

Shto koment

Denonco