E bujshme/ Jepet vendimi për ekstradimin e Ismail Morinës

E bujshme/ Jepet vendimi për ekstradimin e Ismail Morinës

17:31, 05/09/2017
A+ Aa A-

Gjykata Supreme në Kroaci hedh poshtë kërkesën e Ismail Morinës për të mos u ekstraduar në Serbi.

Sipas Gjykatës Supreme në Kroaci, nuk kishte baza për të pranuar kërkesën e “Ballistit”, të njohur si personi i cili ngriti dronin në ndeshjen Serbi – Shqipëri në 2014-ën, gjë për të cilën është ndaluar në Kroaci pas një urdhri të dhënë nga autoritet serbe.

Vendimi final mbi ekstradimin e Morinës në Serbi tashmë do të jepet nga ministri kroat i Drejtësisë.

“Pjesa më e madhe e ankesës së personit për ekstradim në thelb ka të bëjë me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike meqë nga përmbajtja e ankesës del se ai konsideron se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka vërtetuar se janë përmbushur kushtet ligjore për ekstradim dhe se nuk ka vërtetuara se ka pengesa për ekstradim. Mirëpo, gjykata e shkallës së parë të gjitha faktet vendimtare i ka vërtetuar drejt dhe plotësisht”, thuhet në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme kroate të publikuar sot.

    Vendimi i gjykatës Supreme kroate

    /SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    zaho05/09/2017 18:55

    Ja çoi edveri mikut te tij vukçiç, ta gatuajen mere te shkretin Ballist!

    fery05/09/2017 18:49

    Aspak mose te brengoset balisti, pasi Rama ne Paris deklaroi se serbet dhe shqiptaret kane me shume gjera qe i bashkojne se qe i ndajne ...s ka fjale , Serbia vend mik i Shqipërisë dhe Ismail Morina s ka se pse frigohet kur ka nji kryeminister i cili e qone Serbine dhe Vuciqin ne kup te qiellit,aq e lartesojne sa i cuditi edhe proserbet me te medhej te Parisit dhe Frances ...!

    Lelo05/09/2017 17:54

    Merr nai pale breke llamarine me vete.

    Shto koment

    Denonco