Patos, zjarri shkatërron fermën, vlera e dëmit 7 mln lekë

18:06, 28/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Një zjarr i madh shkatërroi mesditën e sotme një fermë blegtorie në Patos, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në bagëti.

Flakët shpërthyen mesditen e sotme dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe prania e sasive të mëdha të ushqimit për bagëtitë.

Fermerët dhe banorët e zonës u përpoqën të shpëtonin kafshët, ndërsa në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse të Patosit.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut të përhapjes së flakëve, në ndihmë u angazhuan edhe zjarrfikësit e Fierit. Pas disa orësh pune intensive, ekipet arritën ta vinin zjarrin nën kontroll dhe të shmangnin përhapjen e tij në objektet përreth.

Bilanci paraprak: Mbi 10 krerë bagëti janë djegur, ndërsa janë shkrumbuar sasi të mëdha ushqimi për bagëtitë, makineri bujqësore dhe stalla e fermës. Dëmet materiale vlerësohen paraprakisht në rreth 7 milionë lekë.

Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco