Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin me iniciale L. M., dhe një automjet tip "Citroen", me drejtues shtetasin me iniciale T. M.
Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të automjetit "Citroen". Dy autoambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe i kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.
© SYRI.net