Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, dhe Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, konferencë me gazetarët

EMRI/ Ndërron jetë në Burgun e Fierit 52-vjeçari, i dënuar për një vrasje të vitit 1997

EMRI/ Ndërron jetë në Burgun e Fierit 52-vjeçari, i dënuar për një vrasje të vitit 1997

11:35, 28/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një i dënuar ka ndërruar jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Burime bëjnë me dije se viktima është 52-vjeçari Artur Doku, banues në Burrel, i cili vuante dënimin për vrasjen e një personi, krim i kryer në vitin 1997. Mësohet se Dokut i kishin mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 5 muaj burg.

Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari kishte probleme me zemrën dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore, ai u transportua drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët konstatuan vdekjen.

Më pas, trupi i pajetë u dërgua në morg për kryerjen e procedurave mjeko-ligjore, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake nuk ka dyshime për rrethana kriminale, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco