Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Bradasheshit, në Elbasan, pranë një pike karburanti, ku janë përfshirë katër automjete, mes tyre një betoniere, një furgon dhe dy makina.
Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net