Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 59-të të protestës, kërkohet dorëheqja e Ramës

VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Pushimi i Shoferit-Fier Shegan, tre persona në spital

18:49, 28/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Pushimi i Shoferit-Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Një mjet me targa greke ka tentuar të parakalojë automjetin me targa italiane, por manovra e gabuar ka bërë që ky i fundit të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal.

Në automjetin me targa italiane udhëtonin tre persona, dy bashkëshortë dhe djali i tyre i rritur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me dy autoambulanca për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe po menaxhojnë qarkullimin e mjeteve.

Ky aks rrugor nacional është konsideruar prej kohësh problematik për shkak të ngushtësisë së tij dhe volumit të lartë të trafikut, ndërsa aksidentet në këtë segment janë të shpeshta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco