Foto arkive
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë në të cilën ndodhej një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.
Sipas informacioneve paraprake, nëna së bashku me fëmijën po kalonin rrugën në momentin kur karroca është goditur nga mjeti. Menjëherë pas aksidentit, ka qenë vetë drejtuesi i automjetit ai që e ka transportuar fëmijën drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia po kryen procedurat përkatëse me drejtuesin e mjetit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net