SYRI ka siguruar pamje të aksidentit tragjik të ndodhur sot në afërsi të mbikalimit të TEG-ut.
Në video shihet që betonierja ka hyrë në rrethrrotullim me shpejtësi të madhe, duke mos dhënë asnjë shenjë frenimi.
Nga aksidenti i rëndë humbën jetën dy shtetas të huaj që ndodheshin në betoniere.
Viktimat janë dy shtetasit e huaj nga Egjipti:
Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili ndërroi jetë në spital, pavarësisht ndihmës mjekësore.
Ndërkohë, i plagosur ka mbetur drejtuesi i automjetit tjetër, Roland Nuri, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:
-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
© SYRI.net