Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik pranë TEG-ut

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik pranë TEG-ut

19:19, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë. Numri i viktimave ka shkuar në dy.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, dy personat që ndodheshin në kamionin betoniere kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit tragjik.

Të dy viktimat sipas të dhënave janë dy qytetarë të huaj, nga Egjipti që kishin ardhur të punonin në Tiranë.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG-Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco