Një sasi tritoli ka shpërthyer në portën e banesës së Altin Ballës, vëllai i Julian Ballës, në Shijak. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur më 17 korrik, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar. Hetuesit dyshojnë se vendosja e lëndës plasëse mund të ketë qenë një mesazh kërcënues.
Julian Balla është në kërkim nga SPAK me masë sigurie “arrest me burg”, në kuadër të hetimeve për grupin kriminal të Çopjave dhe Çelajve në Elbasan. Ai është pronar i disa pasurive të sekuestruara nga SPAK, mes tyre resorti “Ajman Park” në Durrës dhe një vilë në Dhërmi.
© SYRI.net