Një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tij. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen nr. 13 në Korçë.
Viktima është identifikuar Urim Hysolli, 72 vjeç, i njohur nga banorët e zonës si person me probleme të varësisë nga alkooli. Sipas dëshmive, ai ishte rikthyer prej pak javësh në apartamentin e tij, të cilin e kishte dhënë me qira prej rreth 10 vitesh, duke jetuar së bashku me qiramarrësit.
Disa ditë më parë, në gjendje të dehur, 70-vjeçari kishte tentuar t'i vinte zjarrin banesës, por flakët ishin shuar në kohë nga qiramarrësi. Edhe sot dyshohet se ai i ka vënë sërish zjarrin banesës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë apartamentin.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe policia, por nuk ishte e mundur shpëtimi i të moshuarit, i cili dyshohet se ka humbur jetën nga asfiksia.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.
Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.
© SYRI.net