Lajmi i fundit

Protesta e 37-të qytetare/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

Tërmet Peçi paraqitet në SPAK

14:30, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti socialist dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur pasditen e sotme (20 maj) në institucionin e Prokurorisë së Posaçme.

Me një çantë në dorë ai është shfaqur para godinës duke komunikuar me punonjësit në hyrje që e kanë orientuar më tej për veprimet e rastit dhe ka hyrë brenda ambienteve të SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që Peçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk ka ende informacione për arsyen e thirrjes së deputetit në organin e lartë të akuzës, por kohët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave për shpërdorim detyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco