Lajmi i fundit

TASK FORCE/ PD çon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

Kërcënoi me armë lodër, shoqërohet në Polici një person

Kërcënoi me armë lodër, shoqërohet në Polici një person

17:12, 17/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasditen e sotme një person është shoqëruar nga Policia e Durrësit, pasi kërcënonte më armë e dyshuar lodër, në lagjen nr. 1, në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, i shoqëruari dyshohet se ka kanosur me armë lodër një person tjetër, i cili sipas informacioneve ishte fqinjë me autorin e dyshuar.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim, ndërsa pritet informacion zyrtar nga Policia e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco